Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rindërtimi zvarritet në Bashkinë e Tiranës”, BIRN: 7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë... Çmimi i naftës bie nën 90 dollarë për fuçi, investitorët presin negociatat SHBA-Iran Fier, ndërron jetë në spital Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, u plagos me tre plumba Aksident në aksin Elbasan-Peqin! 21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin pranë Papërrit, viktima ende e pa... Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet E martë, ditë tersi! Yjet paralajmërojnë tensione, surpriza dhe përplasje për disa shenja të horoskopit Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?...
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje, AAPSK: 6 muaj afat për deklarimin vullnetar dhe të drejtën e parablerjes

AAPSK ka publikuar një njoftim zyrtar për zbatimin e dispozitave të reja ligjore për objektet e ndërtuara në tejkalim të lejes së ndërtimit,

P
Piranjat24 November 2026, 08:07 · 4 min lexim
Ndërtimet pa leje, AAPSK: 6 muaj afat për deklarimin vullnetar dhe

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar një njoftim zyrtar për zbatimin e dispozitave të reja ligjore që lidhen me objektet e ndërtuara në tejkalim të lejes së ndërtimit, duke sqaruar procedurat që duhet të ndjekin subjektet për të përfituar nga e drejta e parablerjes së këtyre pasurive.

Njoftimi vjen në kuadër të zbatimit të ligjit nr. 121/2026, datë 29 tetor 2026, i cili parashikon rregulla të reja për administrimin dhe trajtimin e objekteve të konfiskuara, përfshirë edhe ato që janë konfiskuar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore.

Njoftim thekson afatin 6-mujor për deklarimin vullnetar të objekteve të ndërtuara në tejkalim të lejes së ndërtimit, me qëllim njohjen e së drejtës së parablerjes.

Sipas AAPSK-së, në mbështetje të nenit 30/1 të ligjit, subjektet poseduese që deklarojnë vullnetarisht pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT) objektet në tejkalim të lejes së ndërtimit, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga e drejta e parablerjes, në përputhje me kushtet ligjore.

Kjo do të thotë se subjektet që disponojnë objekte apo sipërfaqe të ndërtuara përtej lejes së miratuar duhet të paraqesin deklarimin përkatës pranë AZHT-së brenda afatit të përcaktuar.

Megjithatë, deklarimi vullnetar nuk nënkupton kalimin automatik të pronësisë mbi sipërfaqet në fjalë, pasi subjektet duhet t’u nënshtrohen procedurave përkatëse administrative. Mënyra e zbatimit të kësaj dispozite do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Trajtim i ri edhe për objektet e konfiskuara më parë

Një tjetër element i rëndësishëm i ndryshimeve ligjore lidhet me objektet që janë konfiskuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit të ri.

AAPSK sqaron se këto pasuri do të trajtohen sipas procedurave të parashikuara në ligjin nr. 121/2026, duke garantuar respektimin e të drejtave të parablerjes që subjektet kanë fituar në bazë të legjislacionit të mëparshëm.

Në rastet kur subjektet gëzojnë të drejtën e parablerjes, Agjencia do të respektojë këto të drejta dhe do të ndjekë procedurat administrative përkatëse.

Konkretisht, pas përfundimit të procedurave dhe regjistrimit të objektit ose të sipërfaqes së konfiskuar, AAPSK do të njoftojë subjektet që gëzojnë të drejtën e parablerjes për mundësinë e ushtrimit të saj.

Ky parashikim krijon një mekanizëm për trajtimin e rasteve të mëparshme, duke ruajtur të drejtat e njohura sipas legjislacionit në fuqi në momentin kur ato janë krijuar.

Subjektet që kanë marrë të drejtën e parablerjes mund të vijojnë procedurat për lejen e ndërtimit

Ligji trajton edhe rastet kur, përpara hyrjes së tij në fuqi, subjektet zhvilluese kanë përfunduar procedurën e ushtrimit të së drejtës së parablerjes, përmes lidhjes së marrëveshjes përkatëse me ministrinë përgjegjëse.

Për këto raste, AAPSK sqaron se përfituesit mund të vijojnë aplikimin pranë sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), për t’u pajisur me leje ndërtimi ose certifikatë përdorimi.

Kjo dispozitë mundëson vijimin e procedurave administrative për subjektet që kanë formalizuar më parë marrëveshjet për ushtrimin e së drejtës së parablerjes, pa qenë e nevojshme të rifillojnë nga e para këtë proces.

Ndërkohë, rregullat e hollësishme, procedurat dhe dokumentacioni i nevojshëm për zbatimin e dispozitave përkatëse do të përcaktohen përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave./ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.