Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet E martë, ditë tersi! Yjet paralajmërojnë tensione, surpriza dhe përplasje për disa shenja të horoskopit Aksident tragjik në Elbasan-Peqin, këmbësori përplaset për vdekje nga një automjet Një histori pa prova që përfshiu Shqipërinë në luftën me Rusi Si po e ndryshon krimi i organizuar shqiptar trafikun e kokainës në Amerikën Latine Emanuela humbi jetën duke shkuar në festë, e ëma kërkon mes lotësh nipërit e plagosur Një izraelit problematik dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion pas monopolit të IT-së në Tiranë?... “Dorëheqja nuk negociohet!”/ Qytetarët 177 ditë protestë para Kryeministrisë, refuzojnë dialogun me Ramën... Aksident në aksin Fier-Levan, motori del nga rruga, plagoset drejtuesi Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane
AKTUALITET

Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot

Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në Shqipëri. Pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe intervale të gjata me diell, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe natës.

P
Piranjat24 November 2026, 07:17 · 2 min lexim
Rikthehet dielli, por priten ngrica! Parashikimi i motit për sot

Pas ditëve me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm, e marta, pritet të sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në Shqipëri. Pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe intervale të gjata me diell, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe natës.

Në zonat veriore, pritet mot kryesisht i kthjellët, me temperatura maksimale rreth 11-14 gradë Celsius. Edhe në zonat verilindore dhe malore do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike, por temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta.

Në Shqipërinë e Mesme, pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 12-13 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin në 3-6 gradë në zonat e brendshme.

Edhe jugu i vendit do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm. Në Vlorë dhe Sarandë temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 14 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa reshje të konsiderueshme nuk parashikohen.

Më i ndjeshëm do të jetë i ftohti në zonat juglindore. Në Korçë temperaturat minimale mund të zbresin deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë rreth 10 gradë.

Gjatë orëve të mbrëmjes pritet ulje e mëtejshme e temperaturave, veçanërisht në zonat malore dhe luginat e brendshme, ku mund të krijohen kushte për ngrica lokale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.