Pak pas ndarjes nga jeta, DJ Dagz kujton të atin me fjalë prekëse: Planet që mbetëm pa…
Humbja e babait ka lënë një boshllëk të madh në jetën e DJ Dagz, i cili ka zgjedhur ta shprehë dhimbjen përmes një dedikimi të ndjerë në rrjetet sociale. Duke publikuar një fotografi të të atit, artisti ka ndarë me ndjekësit e tij disa nga mendimet më personale për njeriun që ka pasur një rol të pazëvendësueshëm në jetën e tij.
Në mesazhin e tij, Dagz ka vënë në pah krenarinë që ndien për të atin, duke theksuar se ai është larguar nga kjo jetë duke u lënë pas njerëzve të tij një emër të mirë dhe kujtime që do të mbeten gjithmonë të gjalla.
“Babë na le, po na le me faqe të bardhë”, shkruan ai, duke përmbledhur me pak fjalë respektin dhe mirënjohjen për gjithçka që babai i tij ka përfaqësuar.
Mes dhimbjes për ndarjen, Dagz ka ndarë edhe një mendim që prek veçanërisht. Ai shpreson se do të vijë një ditë kur do të takohet sërish me të atin në botën tjetër, për të realizuar edhe planet që jeta nuk u dha mundësinë t’i përfundonin së bashku.
Në fund, artisti ka falënderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë familjes në këto ditë të vështira, duke vlerësuar mbështetjen dhe ngushëllimet e marra.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Leonora Jakupi me një mesazh “thumbues”: Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit

Stilistja Doruntina Lika rrëfen në lot betejën me tumorin: E neglizhova shëndetin për shkak të punës

Gaz Paja padit për shpifje Elton Tozajn, gazetari e ironizon: Ik o Gazi se si Zeqineja je dhe ti

Françeska Murati gjen dashurinë? Shfaqet duke pozuar me Kenin e saj, videoja “ndez” rrjetin

Alba Pollozhani paralajmëron veprime ligjore për dy banorët e Big Brother

“U bëra spektatore e një realiteti të vështirë”, Elsa Lila tregon si e përjetoi qëndrimin në burg

“Është fari im ndriçues”, Elsa Lila rrëfen marrdhënien me të bijën: Më ka ndryshuar jetën!

Arbër Hajdari konfirmon sërish pozicionin si opinionist, çfarë ndodh me Monika Kryemadhin





