Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! (Dëshmitë në SPAK... Vala e defekteve teknologjike në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë “Surprizat” e motit gjatë kësaj të premteje! Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në ...... Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro SecuriMeter 2026: Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në Rajon E premte “e zezë”/ Nga lekët tek tradhtia, për këto shenja gjithçka kthehet përmbys! Dënimi i dytë i Thaçit dhe rreziku i përplasjeve të reja në Kosovë Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar
AKTUALITET

Plotësimi i dokumentacionit për aplikimet në Kadastër, çfarë duhet të kenë kujdes qytetarët

ASHK ka sqaruar procedurën që duhet të ndjekin qytetarët në rastet kur u kërkohet plotësimi i dokumentacionit.

P
Piranjat20 November 2026, 08:11 · 3 min lexim
Plotësimi i dokumentacionit për aplikimet në Kadastër,

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka sqaruar procedurën që duhet të ndjekin qytetarët në rastet kur, gjatë shqyrtimit të aplikimeve për shërbime kadastrale, u kërkohet plotësimi i dokumentacionit.

Përmes një njoftimi, ASHK bën të ditur se qytetarët që kanë kryer një aplikim dhe marrin një kërkesë për dokumente shtesë mund t’i dorëzojnë ato elektronikisht, përmes platformës e-Albania, duke përdorur shërbimin Akt Verifikimi (AV0), i cili ofrohet pa pagesë.

Sipas Kadastrës, gjatë trajtimit të aplikimeve mund të lindë nevoja për dokumente shtesë, të cilat kërkohen nga Drejtoria Vendore përkatëse e ASHK-së. Në këto raste, qytetari njoftohet përmes dokumentit të titulluar “Kërkesë për plotësim dokumentacioni”, që dërgohet në seksionin “Dokumentet e Mia” në llogarinë personale në e-Albania.

Për të plotësuar kërkesën, qytetarët duhet fillimisht të identifikohen në platformën e-Albania dhe të përzgjedhin të njëjtin shërbim për të cilin kanë kryer aplikimin fillestar.

Më pas, në faqen e shërbimit duhet të zgjedhin opsionin “Dërgoni AV”, të plotësojnë të dhënat duke iu referuar aplikimit fillestar dhe të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar.

ASHK sqaron se dokumentet duhet të ngarkohen në formatin PDF. Në rastet kur dokumentacioni përmban disa faqe, ato duhet të bashkohen në një skedar të vetëm përpara ngarkimit në sistem.

Pas plotësimit të të dhënave dhe ngarkimit të dokumentit, procedura përfundon duke klikuar butonin “Dërgo”.

Dërgimi i dokumentacionit përmes shërbimit AV0 është pa pagesë, çka u mundëson qytetarëve të plotësojnë kërkesat për dokumente shtesë pa kryer një pagesë të re për këtë procedurë.

Megjithatë, Kadastra sqaron se në rastet kur kërkohet dorëzimi i dokumentacionit origjinal, qytetarët duhet ta dërgojnë atë edhe fizikisht, përmes shërbimit postar, në adresën e Drejtorisë Vendore të ASHK-së që trajton aplikimin.

Ky sqarim është i rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikime në proces pranë Kadastrës, pasi përcakton mënyrën e plotësimit të dokumentacionit shtesë dhe shmang nevojën për paraqitje fizike vetëm për dorëzimin elektronik të dokumenteve. /ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.