Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë
AKTUALITET

Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj

P
Piranjat19 November 2026, 19:53 · 2 min lexim
Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat

Një ngarkesë me speca nga Shqipëria është bllokuar në Kroaci, pasi ka rezultuar me prani shumë të lartë të nikelit, raporton Alert. Njoftimi në RASFF është bërë me datën 16 nëntor. Autoritetet kroate kanë marrë mostra në kufi për ngarkesën me speca nga Shqipëria dhe pas analizës, ka rezultuar se prania e nikelit ishte 0,780 mg/kg – ppm, ndërsa norma e lejuar është ≤ 0.40 mg/kg – ppm.Nikeli gjendet natyrshëm në shumicën e perimeve, sepse ato e thithin atë nga toka përmes rrënjëve. Përqendrimi i nikelit në perime varet drejtpërdrejt nga përbërja e tokës, përdorimi i plehrave kimike, uji për ujitje dhe ndotja industriale.

Kohët e fundit, çështja e nikelit në perime ka marrë vëmendje të madhe pas rasteve të bllokimit të eksporteve të perimeve (si specat) dhe frutave për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara.Nikeli është një metal, i cili mund të shkaktojë si reaksione alergjike nga kontakti me të ashtu edhe çrregullime sistemike (urtikarie, ekzemë) dhe/ose shqetësime gastrointestinale.

Vetëm para tre ditësh u bllokua në Kroaci një ngarkesë me speca dhe limona nga Shqipëria. Në fund të tetorit u bllokuan speca të kuq me pesticide chlorfenapyr mbi normat e BE-së.

Në fund të shtatorit u bllokuan dhe u asgjësuan speca jeshilë me origjinë nga Shqipëria. Edhe këtë herë shkak u bë prania e nikelit mbi kufirin e lejuar.

Kurse në qershor u bllokuan ngarkesa me speca të kuq për shkak të pranisë së lartë të pesticidit acetamiprid.

Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.