Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
POLITIKE

“Policia është e vetmja forcë që mban Ramën në pushtet”, Agim Nesho: Ai dhe Vuçiç do ikin së bashku! Çmontimi i parë ka ndodhur në Beograd

P
Piranjat 3 November 2026, 16:12 · 5 min lexim
“Policia është e vetmja forcë që mban Ramën

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar ndërhyrjet e Policisë gjatë protestave të studentëve në Tiranë, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe në tejkalim të ligjit. Sipas Neshos, Policia është e vetmja forcë që mban kryeministrin Edi Rama në pushtet, ndërsa qeverisja e tij, sipas diplomatit, po merr tipare të një autokracie që mbështetet te dhuna.

Nesho u shpreh se, sipas tij, qeveria është përpjekur të përçajë lëvizjen studentore dhe të dobësojë bashkimin e protestuesve. Ai përmendi edhe masat dhe deklaratat e kryeministrit lidhur me studentët, duke i cilësuar si përpjekje për t’i frikësuar dhe penguar në ushtrimin e të drejtave të tyre.

Ish-ambasadori bëri gjithashtu një krahasim mes Edi Ramës dhe ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke pretenduar se dy liderët kanë ndjekur politika të ngjashme dhe se Rama është mbështetur te modeli politik i Vuçiçit.

Agim Nesho: Të papranueshëm. Në shumë raste në tejkalim të të gjithë ligjit, por është e vetmja forcë që e mban në pushtet Edi Ramën. Prandaj ai ka financuar një republikë policore, një autokraci që mbahet vetëm nga forca e dhunës dhe duhet të kemi parasysh, që gjatë gjithë kësaj kohe gjithë politika e tij, gjithë njerëzit e tij janë përpjekur të përçajnë lëvizjen studentore, të kenë mundësi të blejnë elementë të caktuar brenda lëvizjes së tyre, të fusin përçarjen, të krijojnë një moment mosbashkimi që është tepër i nevojshëm që të gjitha forcat opozitare të kenë të qartë një qëllim final, që është rrëzimi i regjimit autokratik të Edi Ramës.

Pra, ky presion vjen jo vetëm nëpërmjet përdorimit të palejueshëm të Policisë, por edhe të veprimeve direkte, si në bazë të presioneve me urdhra ekzekutivë për pagesa të larta për studentët të cilët marrin pjesë në protestë, një e drejtë kushtetuese e tyre, dhe deri në diskutime që kemi dëgjuar nga kryeministri Rama që do t’i pengojë ata në lëvizjen e lirë si qytetarë europianë kudo që të jenë në Europë. Jo vetëm kaq, por do të rishikohet edhe ligji për universitetin, pasi do të dënohet me sa duket me ligj bojkoti mësimor. Nuk do të jetë më. Ai do t’i bëjë të gjitha këto, por një paketë antiprotestë, e dini besoj, që është hartuar nga qeveria dhe që pritet të miratohet.

Po të gjitha këto, përpara atij vullnetit për ta çuar deri në fund lëvizjen e tyre të drejtë, unë mendoj që të gjitha këto janë përpjekje të sforcuara të autokratit Rama për të mbajtur pushtetin nëpërmjet frikës. Frika është harruar tashmë, është tejkaluar që katër muaj përpara, duke pasur parasysh që kjo protestë popullore e qetë ka demonstruar që ky regjim të reflektonte.

Ky regjim nuk reflektoi dot për arsye se zgjidhjet e tij ishin tepër të polarizuara. O do të japë përgjigje për gjithë abuzimet që i ka bërë shqiptarëve dhe pasurisë së shqiptarëve dhe do të drejtohet në organet e drejtësisë, ose duhet të largohet nga vendi. Pra, këto janë përpjekjet e fundit të cilat nuk duhet të na frikësojnë.

Pa diskutim, edhe Vuçiçi i ka bërë. Bile, në një farë kuptimi, Vuçiçi është edhe orkestruesi kryesor i mbajtjes së regjimeve, për arsye se të dy janë si vëllezër siamezë dhe unë e kam thënë edhe më përpara që ata do të shkojnë së bashku. Çmontimi i parë ka ndodhur në Beograd. Rama është i dyti, sepse është i përzgjedhuri i Vuçiçit, i politikave të tij nacionaliste për të gjetur elementë përkrahës në hapësirat shqiptare, për t’iu përshtatur politikave të tyre nacionaliste. Dhe kjo, për fatin tonë të keq, ka gjetur një vëmendje më përpara edhe nga qarqe të caktuara, të cilat i kanë përkrahur politika të tilla për arsyen e thjeshtë për ta tërhequr Serbinë drejt Perëndimit, drejt Bashkimit Europian. Dhe në këtë kuptim, mungesa e politikave pro Vuçiç do të sjellë edhe heqjen e vëmendjes nga njeriu komplementar, në fakt një kloun politik, i cili ka shitur interesat e vendit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.