POLITIKE

“Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në!"/ Reportazhi i rrjetit "Arte": Rivalët e Ramës në shënjestër të drejtësisë! Të gjitha fijet i lëviz kryeministri

M.B. Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 14:29

“Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i

TIRANA- Rrjeti mediatik franko-gjerman "Arte", ka publikuar reportazhin, referuar vendit tonë, me titull “Drogë, dollarë, diplomaci: Vallëzimi i Shqipërisë me BE-në”. Në reportazh është përfshirë një kast i gjerë folësish nga Shqipëria dhe Brukseli teksa thuhet se vendi ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit, por që nga rënia e komunizmit, luftohet me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Gazetarja Aleksandra Bogdani bën konstatimin se “ne po bëhemi gjithmonë e më shumë si një mini-Rusi” dhe ky mbetet një lajtmotiv i dokumentarit. Gjithashtu në reportazh thuhet se edhe pse zyrtarisht është një sistem shumëpartiak, shumë politikanë të rëndësishëm të opozitës janë në burg, ndërsa shtohet se prej 11 vitesh, që gjitha fijet i lëviz kryeministri Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë i Perëndimit.

Ky i fundit, po në këtë reportazh thotë se natyrisht në Shqipëri ka korrupsion, por vendi ka sot më shumë mënyra për të luftuar fenomenin më shumë transparencë, për më shumë garanci. Nga ana tjetër kundërshtari i tij politik Sali Berisha, (nën masën "arrest shtëpie" kur u xhirua reportazhi) thotë se u burgos  pa asnjë akuzë penale dhe se Prokuroria është nën ndikimin e fortë të Edi Ramës.

Pjesë nga reportazhi:

Gazetarët: Për BE-në, ky vend ka rëndësi domethënëse pasi është një lidhje mes Lindjes dhe Perëndimit. Por që nga rënia e komunizmit, Shqipëria lufton me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe pse zyrtarisht është një sistem shumëpartiak, shumë politikanë të rëndësishëm të opozitës janë në burg. Prej 11 vitesh, që gjitha fijet i lëviz kryeministri Edi Rama, një bashkëpunëtor i ngushtë i Perëndimit.

Berisha: Që prej 31 dhjetorit 2023, unë jam një i burgosur politik në shtëpinë time. Unë jam burgosur pa asnjë akuzë penale. Prokuroria është nën ndikimin e fortë të Edi Ramës. Për katër vite kanë kërkuar dhe nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Zero. Ky është një puç kundër parlamentit, nëse keni prova, paraqitini në parlament dhe unë do të bashkëpunoj. Nuk ka rëndësi se çfarë veprimi. Por pa asnjë provë, kjo është shkelje e Kushtetutës dhe këtë gjë unë si ish-president nuk e pranoj.

Rama: A ka Shqipëria probleme me korrupsionin? Natyrisht. Nuk ka asnjë dyshim. Por a ka Shqipëria sot më shumë mënyra për të luftuar korrupsionin, për më shumë transparencë, për më shumë garanci kundër korrupsionit? Sigurisht. Përndryshe nuk do të flisnim sot për sistemin e drejtësisë dhe rezultatet e tij. Dhe nuk do flisnim për njerëz që kanë pasur pushtet, madje edhe në qeverinë time, por që sot janë pas hekurave. Kjo është hera e parë në historinë tonë.

Gazetarët: Mbi të gjitha, janë rivalët e Ramës në shënjestër të drejtësisë. Në dhjetor të vitit 2023, lideri i opozitës, Sali Berisha u arrestua, ndërsa lirimi i tij u festua nga mbështetësti e tij. Më 21 tetor 2024 u arrestua në mënyrë brutale duke u nxjerrë nga makina një tjetër ish-president dhe drejtues i opozitës, Ilir Meta. Të dyja e kritikojnë ashpër kryeministrin Edi Ramën prej vitesh.

Berisha: Tre drejtuesit e tre partive kryesore të opozitës ose janë në arrest, ose janë nën akuzë. Kjo për shkak se kjo mënyra që ka zgjedhur Edi Rama për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Në burg ka një zonë më të madhe për të ecur. Këtu kam të paktën pak hapësirë për të ecur dhe unë eci për të mbajtur trupin në formë. Shihni pak këto kulla? Çfarë janë këto? Të gjitha janë memoriale të drogës dhe korrupsionit. Një gazetare e guximshme ka zbuluar se nga 4 miliardë euro të investuara, vetëm 800 milionë vijnë nga sistemi bankar. 3.2 miliardë vijnë nga bota e nëndheshme. Edi Rama kërkon të kontrollojë të gjithë opozitën me çdo mjet. Që vendi të ketë një opozitë false. Prandaj ne duhet të luftojmë. Vendin ka nevojë për opozitën, nëse nuk e pëlqen ai apo jo, vendi ka nevojë për një zë që flet kundër kësaj diktature të bandave.

edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë