POLITIKE

"Për dy motorë uji duhet të shkosh te sekseri i Mirelës"/ Berisha: Angazhimi i qeveritarëve dhe familjarëve të tyre në fushën e turizmit do ndalohet me ligj

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Prill 2025, 13:27

"Për dy motorë uji duhet të shkosh te sekseri i

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me shoqatat e turizmit, ka ngritur akuza ndaj qeverisë dhe ministrave të saj, duke e quajtur industrinë e turizmit “viktimë të grykësisë së pushtetarëve”. Lideri i opozitës denoncoi gjithashtu rastet e korrupsionit dhe ndërhyrjeve të familjarëve të zyrtarëve të lartë në këtë industri, duke sjellë si shembull një rast flagrant ku për regjistrimin e dy motorëve uji, qytetari ishte detyruar të kalonte përmes “sekserëve të Mirelës në ministri”. Kryedemokrati theksoi se me ardhen e PD-së në pushtet angazhimi i zyrtarëve dhe të afërmve të tyre në sektorin e turizmit do të ndalohet me ligj dhe çdo pasuri e përfituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet.

"Unë dua t’u falenderoj shumë për ndërhyrjet që bëtë, sugjerimet dhe propozimet që dhatë, shumë të rëndësishme. Edhe njëherë theksoj se turizmi është dhe do mbetet një degë e rëndësishme e ekonomisë tonë me një potencial të jashtëzakonshëm. Ne në 28 mijë kilometra katrorë, kemi çdo gjë që ka bota përe turizmi.
Kemi detin, liqenin, lumenjtë, kemi alpet, kemi malet. Kemi prodhimet nga më të mrekullueshmet. Kemi mikpritjen tradicionale. Ua thashë, kudo që kam shkuar, edhe në fshatrat më të largëta, më ka bërë përshtypje përpjekja e atyre njerëzve për të tërhequr turistët dhe shpresa e tyre se turistët do vijnë.

Në këtë drejtim, ky vërshim i turizmit nga viti 2005 e këndej, se duhet pranuar se nga viti 2005 në vitin 2013, numri i turistëve u 13-fishua. Tani është dy ose trefishuar nga ajo kohë. Megjithatë, turizmi përballet me probleme shumë serioze. Problemet bazë serioze të turizmit janë nga Shëngjini gjer në Sarandë, impiantet e ujërave të zeza, të ndërtuar me paratë e taksapaguesve, nuk funksionojnë. Dhe i detyrojnë sipërmarrësit të blejnë ca aparatura për trajtim të përkohshëm, në një kohë kur është një gjobë shtesë ndaj tyre, absolutisht absurde sepse bashkitë nuk paguajnë energjinë për të funksionuar impoiantet e përpunimit të ujërave të zeza.

Madje Vlora dhe Durrësi, edhe Saranda, i derdhin në det si pa të keq fare. Unë e kam thënë dhe e them, marrim tunelin e Llogarasë, 220 milionë. Me tunelin e Llogarasë, nga Semani gjer në Ksamil i jepje përgjigjen më përfundimtare ujërave të zeza. Dhe t’u japësh përgjigje përfundimtare ujërave të zeza, ti e sposton turizmin në nivel tjetër, vendos flamujt blu në të gjithë brigjet e tua. Mirëpo këta e kanë mendjen se si të vjedhin dhe jo si të ndihmojnë turizmin. Vjet shpikën këtë kompaninë, që edhe ata që kishin kanalizime, duhet të blinin këtë aparaturën që kushtonte jo pak.

E shtruat me shumë të drejtë. Turisti vjen, nuk i ofrohet gjë. Kudo që shkon me paketë turistike, të ofrojnë çdo ditë një opsion. Këtu jo vetëm kaq, por këtu i kanë zhdukur institucionet artistike. Këtu nuk ka teatër, por nuk ka aktivitete të tjera. Nuk ekziston një transport, i cili duhet të jetë i garantuar për turistët. Dhe ky nuk mund të jetë transport privat, ky duhet të jetë transport publik. Vjen tjetri në Dhërmi, nuk shkon dot në Himarë se nuk ka autobus. Vjen dhe gozhdohet aty se këta 12 vite kanë administruar 65 miliardë euro buxhet në total dhe në mënyrë absolute përveç pllakave që kanë shtruar në sheshet e qyteteve me një çmim 8 herë më të lartë se kostoja. Ndërkohë për të ardhur turisti nga Muriqani në Tiranë dhe për të shkuar ën jug heq të zitë e ullirit për shkak të transportit dhe rrugëve të papërshtatshme.

Ndaj dhe ne angazhohemi për një përqendrim të madh dhe së bashku do u japim përgjigje problemeve shumë të drejta që ju ngritët. Të themi të vërtetën, çdo i huaj që hyn në këtë vend, çështja numër një për ne është siguria. Ne jemi përgjegjës. Si u vra ajo anglezja në Sarandë, nuk e di... Ne jemi përgjegjës për të huajt, në kodet, traditë dhe çdo gjë. Prandaj kur them formalizim, qëllimi i parë është siguria. Jam dakord me ju, formalizim duke u ndihmuar. Ne nuk synojmë kurrë falimentimin e biznesit. Ne synojmë suksesin e biznesit dhe jemi të gatshëm që t’u dëgjojmë. Rregullat e guidës janë esenciale. Guida është përfaqësues i shtetit, pavarësisht se është privat. Detyrimisht që duhet të rregullohet në mënyrë maksimalisht të mundshëm çështja e funksionimit të guidave.

Ka një korrupsion të jashtëzakonshëm qeveritar. Më tregon mua një banor nga Gjiri i Lalzit, bleva thotë dy motorë uji për të fituar ca para në verë. I regjistrova në kapitaneri. I regjistrova në bashki. I regjistrova në qark. Tani më thanë do i regjistrosh tek Mirela. I do ajo. U detyrova për dy motorë uji të vij tek sekseri i Mirelës në ministri. Tani ky është një shembull që di unë, por këto janë të përditshme se këta e konsiderojnë turizmin një sektor për ta zhvatur. Jo, turizmi është një sektor jetik. Është një sektor që ka ndikimin më të fuqishëm në prodhimin e vendit. Kudo. Ajo dëshirë që unë kam gjetur kudo, të njerëzve që do na vijnë turistët, do shesim prodhimet, do ndryshojë jeta. Dhe kjo është një e drejtë e tyre. Turizëm të egër siç është ky, nuk ka. Turizmi do formalizohet për të kontribuar në suksesin e tij, jo në falimentimin e tij. Nuk kemi atë synim ne.

Turizmi do mbrohet. I them një bashkëpunëtores time, çfarë po ndodh në Borsh, janë ndërtuar hotele e kështu? Atje, më tha, po rrafshohet një kodër në mënyrë të habitshme. Po kush po e bën atë? Thonë disa djem nga Laçi. E pyes pas një viti se çfarë po ndodh me kodrën. Më thotë se e kanë marrë njerëz të qeverisë. Mirëpo ky është problemi se ata i sjellin me kontejnerë narkoeurot dhe i konkurrojnë njerëzit e ndershëm. Kjo dëmton shumë zhvillimin e turizmit. Pra, transparencë e gjithanshme. Natyrisht dora e zezë e qeverisë dhe angazhimi i qeveritarëve dhe familjarëve të tyre në fushën e turizmit do ndalohet me ligj dhe do dënohet. Ato do të konfiskohen të gjitha çfarë kanë bërë.

Prandaj ne e kemi pastrimin e shtëpisë shtyllë kryesore të Shqipërisë Madhështore. Për të mos u zgjatur u siguroj se një turizëm madhështor është më shpejt i mundshmi në kuadrin e Shqipërisë Madhështore dhe ne do bëjmë gjithçka që të kemi një turizëm madhështor të standardeve më të mira, më të sigurta. Do bëjmë çdo investim që shqiptarët të mund të shfrytëzojnë çdo potencial turistik të vendit dhe turizmi të njohë një standard të ri, një nivel të ri dhe të konkurrojë me sukses me të gjitha vendet e rajonit që është konkurrenca më e ashpër, dhe me të gjitha vendet e Europës," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë