POLITIKE

"111 mijë dosje nuk janë shqyrtuar fare"/ Xhixho: Harta e re gjyqësore një dështim! Gjykatat kanë mbetur në çështjet e 2016-ës

b.z Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 16:20
"111 mijë dosje nuk janë shqyrtuar fare"/ Xhixho: Harta e re
Erisa Xhixho

TIRANË - Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka folur ditën e sotme për situatën e drejtësisë në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat Xhixho u shpreh se sipas saj harta e re gjyqësore ka dështuar. Ajo shton se qytetarët përballen me vonesa të mëdha kur duan të marrin drejtësi për një çështje të caktuar, dhe sipas saj kjo ndodh nga zvarritja që u bëhet dosjeve nga strukturat e drejtësisë. 

Xhixho shprehet se gjykatat kanë mbetur ende në çështjet e vitit 2016 dhe sipas saj aktualisht janë 111 mijë dosje që nuk janë shqyrtuar fare. Ajo shton se të gjitha pasojat e këtyre vonesave bien mbi qytetarët, dhe nevoja për ta vendosur sa më shpejt drejtësinë në shërbim të qytetarëve, është emergjente.

Pjesë nga fjala e Xhixhos:

Sot gjyqësori në vend nuk ofron dot shërbimin e drejtësisë për 90% të qytetarëve. Është njëkohësisht alarmante dhe dëshpëruese, që disa vite pas reformimit të sistemit të drejtësisë, nuk kemi arritur ende t’i japim vendit një sistem funksional, dhe që i shërben qytetarit. Harta e re gjyqësore ka dështuar në mënyrë spektakolare, duke mos arritur të zgjidhë problemin për të cilin u ideua.

Nevoja e qytetarëve për të marrë drejtësi, brenda afateve të arsyeshme, nuk është përmbushur, madje vonesat e krijuara, janë më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Sot,78% e çështjeve gjyqësore janë përtej afatit të procesit të rregullt ligjor, ndërsa për të shqyrtuar një dosje, duhet katërfishi i kohës që kërkohej para implementimit të kësaj reforme. Aktualisht, janë rreth 111 mijë dosje që nuk janë shqyrtuar fare. Gjykatat kanë mbetur ende në çështjet e vitit 2016.

 Në gjykatat e shkallës së parë, një qytetari i duhen të paktën 2 vite për të marrë drejtësi.  Në Apelin e juridiksionit të zakonshëm i duhen 5-7 vite për të marrë drejtësi, ndërsa në Gjykatën e Lartë duhen 8-9 vite.  Pra,minimumi rreth 12 vite për një proces që kalon në të tre shkallët e gjyqësorit. Zvarritja tej çdo afati, e ka bërë drejtësinë një realitet të paarritshëm për shumë qytetarë, që kanë ndërruar jetë në pritje të një vendimi.

Të tjerë rrezikojnë të zgjedhin vetëgjyqësinë, që në krye të herës, duke qenë të bindur se për të marrë drejtësi në Shqipëri, mund të mos të mjaftojë një jetë. Pjesa më e madhe e proceseve të vonuara me vite të tëra janë cështje civile. Janë me mijëra pensionistë që presin vendime, të cilat në shumicën e rasteve, vijnë atëherë kur prej tyre nuk përfitojnë më as ata, as familjarët e tyre. Në pritje të drejtësisë që zvarrit pa fund me vendime, shumë pensionistë ikin nga kjo botë pa gëzuar të drejtën që u takon me ligj. Në këtë mënyrë, nga garantuese e të drejtare, gjykata kthehet në shkelëse të tyre. Një dëm që fatkeqësisht nuk korrigjohet më.

Për shumë qytetarë, falë hartës së re gjyqësore, drejtësia është kthyer në luks. Të detyruar për të paguar kur hapin një çështje gjyqësore, për qytetarët në vështirësi ekonomike, aksesi në drejtësi bëhet i pamundur. Ndërkohë shkalla e dytë e gjyqësorit, përveçse një proces me kosto të shumëfishuara për qytetarët nga rrethet, ka ende vetëm një të tretën e trupës gjyqësore që duhej të kishte. Sot në Apelin e Tiranës, ka vetëm 26 gjygjtarë, ndërkohë që organika e miratuar me dekret Presidencial, është 78 gjygjtarë.  Edhe sikur ky numër të plotësohej që sot, prapë efiçenca e sistemit do të ishte e pamundur.

Sepse, nuk ka infrastrukturë gjygjësore, nuk ka salla, as zyra për ta. Ndaj harta gjygjësore është një dështim, dhe pasojat kanë rënë, dhe po bien çdo ditë mbi qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Nevoja për ta vendosur sa më shpejt drejtësinë në shërbim të qytetarëve, sot është emergjente. Duhet domosdoshmërisht, një diskutim i gjerë profesional, dhe public, në mënyrë që të merren vendimet e duhura, dhe të shpejta, duke pranuar pa paragjykim, problematikat dhe gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë emergjente. Sepse, drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar.

erisa xhixho drejtesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë