POLITIKE

"7 pyetje Edi Ramës për 224 mijë metra tokë në Gjipe"/ Berisha: A e ke dërguar arkitektin e famshëm Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën

I.A Përditësimi i fundit 16 Gusht 2024, 15:07
"7 pyetje Edi Ramës për 224 mijë metra tokë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka drejtuar 7 pyetje kryeministrit Edi Rama për 224 mijë metra katrorë tokë të marr në Gjipe. Në një deklaratë për mediat,  Berisha e ka pyetur sot Ramën, nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm holandez, Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën dhe për të përgatitur një projekt për këtë zonë. Po ashtu Berisha ka pyetur Ramën se nëse e ka dërguar arkitektin e famshëm në Gjipe, më çfarë lekësh e ka paguar atë, pasi është një ndër arkitektët më të paguar në Europë.

Deklarata e Plotë:

Me bukosjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjësuese të pretendimeve, de fakto mashtrimet e tij, hajduti i Gjipesë, Edvin Gjipea pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 metër katror tokë, ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë. Me kodin e tij të heshtjes, Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, domethënë nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka, kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument shpronësimi, 224 mijë metra katrorë tokë në gjirin e Gjipesë, zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.

Edvin Gjipea, i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumente pa dokumente zyrtare, pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka në Velipojë, nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë metra katrorë tokë, ndodheshin ashtu siç deklaroi, ai diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët sepse tashmë është faktuar nga gazetarë investigativë se 13,300 metra katrorë e toke e të gjithë sipërfaqes së plaçkitur ndodhen ndën rrugën Vlorë- Himarë dhe zbresin gjer buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.

Po kështu ai heshti dhe nuk guxoi t’i përgjigjet pyetjeve gozhduese se, pse Artan Lame i ATP-së dhe Kadastra e Vlorës refuzuan kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke, nënës së tij të ndjerë dhe familjes Koleka, sikundër nuk iu përgjigj dot pyetjeve se, pse Lame nuk zbardhi vendimin e refuzimit. Natyrisht, para kësaj heshtjeje fajësuese, përgjigjja vetëkuptohet nga çdo qytetar.

Por në mbrojtje të interesit publik, dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metrave katrorë tokë, theksoj dhe njëherë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj që ka vjedhur Pëllumb Gjoka në Velipojë, sot do t’i shtroj edhe disa pyetje të tjera para publikut, hajdutit të Gjipesë, Edvin Gjipeja dhe konkretisht:

1 – A ke angazhuar o hajduti i Gjipesë, arkitektin e famshëm Winy Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe?

2 – Në rast se po, në ç’vit e ke angazhuar atë a e ke dhe dërguar në Gjipe për të studiuar tokën e vjedhur dhe kur e ke dërguar atë?

3 – Në rast se e ke dërguar në Gjipe, arkitektin e famshëm Winy Maas, e dërgove atë diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti apo buzë ujit, fiks rrëzë kanionit mahnitës të Gjipesë?

4 – A ka bërë ndonjë projekt, arkitekti i famshëm Winy Maas për zhvillimin e zonës dhe për resort turistik në tokën e vjedhur të gjirit të Gjipesë apo të plaçkitur pa asnjë dokument kadastral apo shpronësimi që të vërtetojnë pronësinë e nënës tuaj të ndjerë dhe familjarëve të saj në këtë tokë?

5 – Në rast se arkitekti i famshëm ka bërë një projekt të tillë, e ka bërë atë për diku lart në rripa malesh, shumë larg buzë ujit apo kalivaç mbi monumentin natyror më të mbrojtur të të gjithë bregut të detrave të Shqipërisë që është kanioni mahnitës i Gjipesë, buzë ujit dhe në zonën më panoramike me turistike të brigjeve shqiptare?

6 – Së fundi, sa e keni paguar arkitektin e famshëm Winy Maas për projektin e tokës së grabitur në gjirin e Gjipesë dhe me çfarë fondesh e keni paguar njërin nga arkitektët më të kushtueshëm të Europës, në rast se e keni paguar.

7 – Publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve, të cilat duket se do të kenë fatin e të parave, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe bashkë me të do të rrëzohet edhe hajduti dymetrosh i 224 mijë metrave katrorë tokë në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar, Gjirin e Gjipesë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë