POLITIKE

’70 vite punë në çift për shtëpi në Tiranë’/ Teliti: Tregu i lirë nuk funksionon, ndërtimi kontrollohet nga...

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 16:25
’70 vite punë në çift për shtëpi në

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë ngriti alarmin për atë që e cilësoi si deformim të thellë të tregut të ndërtimit në Shqipëri, duke argumentuar se çmimet e larta të apartamenteve nuk përcaktohen më nga ligjet normale të kërkesës dhe ofertës, por nga një sistem i shtrembëruar dhe i kriminalizuar.

Sipas Telitit, në një ekonomi funksionale çmimet duhet të vendosen nga përballja e ndershme mes kërkesës dhe ofertës në një treg të lirë, por në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, kjo logjikë është zëvendësuar nga interesa të errëta financimi, mungesë konkurrence reale dhe mbështetje shtetërore ndaj praktikave antiligjore.

Ai theksoi se kjo ka krijuar një treg të paarritshëm për shumicën e qytetarëve dhe të aksesueshëm vetëm për një shtresë shumë të pasur.

Teliti: Çdo mall në treg normalisht duhet të përcaktohet çmimi nga kërkesa dhe nga oferta. Kjo është rregulla, ligjet e tregut. Për një treg normal që funksionon. Në një treg të konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Normalisht vjen që kërkesa dhe oferta përballen me njëra-tjetrën dhe del më pas çmimi final i shitjes dhe i blerjes.

Në një treg që nuk funksionon konkurrenca e lirë dhe e ndershme, në një treg që nuk dihet se nga vijnë burimet e financimit, në një treg i cili mbrohet nga strukturat shtetërore në rrugën e saj, në rrugëtimin e saj antiligjor, automatikisht deformohet dhe bëhet një treg i paaksesueshëm për pjesën dërrmuese të qytetarëve, bëhet i aksesueshëm vetëm për një grusht njerëzish që kanë mundësi financiare jashtë mesatares po themi, ose ajo 1% e popullatës shqiptare që mund të themi, mund të quhet ajo shtresa e pasur.

Siç është vërtetuar tashmë dhe dihet, se kjo nuk është, nuk kishim nevojë edhe për raportin e djeshëm të Bankës Botërore, me thënë të drejtën.

Ne e dinim situatën. Po është verifikimi i radhës, është çertifikimi i radhës, i cili vjen për tregun e deformuar dhe totalisht të kriminalizuar tashmë të ndërtimit, të lejeve të ndërtimit, se si jepen lejet e ndërtimit, se si jepen lejet zhvillimore, se si hartohen projektet, se si ndërtohen godinat, komplekset, se me çfarë cilësie skandaloze ndërtohen ato, por me çmime marramendëse shiten ato, duke e bërë, e përsëris dhe një herë, një treg i cili nuk është më për shqiptarët.

Kanë ikur ato kohëra, kanë ikur ato kohëra ku diaspora apo emigrantët shqiptarë, që në vitet e para të tyre, patjetër që po, ndihmonin shumë ekonominë shqiptare me remitanca, por edhe ndërtonin për familjet e tyre apartament, blinin shtëpi apo ndërtonin shtëpi private e kështu me radhë, kanë ikur ato kohëra. Ose më mirë ble makinë, ble një shtëpi në Milano sesa këtu. Kjo është thjesht një kamoflazh. Sepse çdokush i cili ka dy para mend, bën këtë që the ti pak më parë, që ma more praktikisht edhe shembullin. Unë kam jetuar në Itali për vite e vite, kam studiuar atje.

Edhe unë në qoftë se do zgjidhja për të njëjtin çmim, për 1 metër katror apartament, në Milano, në mes të Milanos, apo në mes të Tiranës, me shumë siguri do zgjidhja në mes të Milanos.

Një qytet i cili është vërtet më i madh në madhësi, por ama që ka shërbime, që ka arsim, ka shëndetësi, ka të gjitha. Ndërkohë që kjo Tirana jonë, e cila të ofron vetëm beton dhe asgjë tjetër, të ofron vetëm kulla dhe asgjë tjetër, të ofron vetëm fasada që shkëlqejnë, por që janë jashtë çdo lloj standardi, siç u pa dhe zjarri që ra para dy javëve tek farmacia 10, fasada që digjeshin sepse u ndezën aty disa mbeturina, morën disa mbeturina flakë, ku siguria e jetesës praktikisht është e cënuar nga mëngjesi, dreka dhe darka, ku ti siguri për të jetuar, bazike minimale, se ti nuk ke, ku jetojmë në Shqipërinë që zorra e ujit që shpërndan protestuesit në protestë, është 10 herë më e fuqishme se zorra e ujit që ka zjarrëfiksi për të fikur zjarret.

Pra jetojmë në Shqipërinë e paradokseve. Këto shpjegohen vetëm, këto shpjegohen vetëm, në një treg i cili nuk funksionon me parime normale të konkurrencës së lirë dhe të ndershme. Ku të gjithë përballen në treg dhe të caktohet çmimi.

Çmimet në Tiranës, ku ti për të blerë një shtëpi sot, në periferi të Tiranës do paguash 2000 euro, dhe në zonat qendrore të Tiranës do paguash 3000, 3500 apo dhe 4000 euro, siç doli dje, se kishim dhe Plugun dje në darkë, dolën dhe dje, flitej për çmime sa do të shitesh e sa nuk do të shiteshin këtu para disa viteve më parë, apartamentet në zonë, jo më në qendër të Tiranës, po le të themi në unazën e mesme të Tiranës, ti kupton praktikisht se në çfarë qyteti jetojmë, ku sot ke një pagë mesatare prej 700-800 mijë lekë, po themi, mesatare, është mesatare në Shqipëri, dhe ndërkohë do të punosh nja 5-6 muaj për të blerë një metër katror.

Dhe sipas llogarive fare të thjeshta aritmetike, një çifti të ri, i cili vendos, fejohet, martohet dhe do të krijojë familjen e vet, që paguan të dy me paga mesatare, i duhen mbi 70 vite për të blerë një apartament dy dhoma e kuzhinë, 80 metra katrorë. Se ata do hanë, do pinë, do rrisin dhe fëmijët, kanë dhe kosto të tjera jetese. Normalisht. Tani më thoni mua, 70 vite, a është e justifikuar marrja e kredisë 70-vjeçare praktikisht, kosto 70-vjeçare për një apartament dy dhoma e kuzhinë?

Pas 70 vitesh dhe godina s'do ketë më vlerë. Një godinë e ndërtuar 70 vjeçare, edhe ajo s'ka më vlerë. Pra ne jemi në një vend që dhe investimi që neve bëjmë, prishet gjatë me kalimin e kohës, sepse aq i lartë është, le të themi, masa e kriminalizuar në ekonominë e sektorit të ndërtimit, saqë dhe atë investim që çdokush e bën për veten e vet, për familjen e vet, apo për fëmijët e vet, me kalimin e kohës vjen që më shumë kushton, sesa realisht ti fiton nga pjesa apo ke një, që ne kemi të ardhur, të themi, një kthyeshmëri pozitive nga marrja e atij investimi.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë