POLITIKE

"8 maji moment vendimtar", Këlliçi: Të rinjtë të marrin në dorë fatin e vendit

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 19:31

"8 maji moment vendimtar", Këlliçi: Të rinjtë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 majit, gjatë një takimi me strukturat e partisë në njësinë nr. 5 në Tiranë. Ai e cilësoi këtë protestë si një moment të rëndësishëm për qytetarët dhe jo vetëm për opozitën.

Këlliçi kritikoi ashpër qeverinë, duke e lidhur situatën aktuale me largimin e qytetarëve nga vendi, rritjen e kostos së jetesës dhe nivelin e ulët të pagave. Sipas tij, këto probleme nuk janë partiake, por prekin drejtpërdrejt çdo familje shqiptare.

“Qytetarët duhet të dalin për veten e tyre, për familjet dhe për të ardhmen e vendit,” u shpreh ai, duke theksuar se protesta e 8 majit duhet të jetë një reagim i gjerë qytetar përtej ndarjeve politike.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi vlerësoi edhe rolin e Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës në opozitë, duke e cilësuar PD-në si një forcë që ka mbajtur qëndresë ndër vite. Ai iu referua gjithashtu kontakteve ndërkombëtare të partisë dhe mbështetjes që, sipas tij, PD ka marrë nga forca të djathta në Europë.

Në përmbyllje, ai bëri thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën e 8 majit para Kryeministrisë, duke e lidhur atë me nevojën për ndryshim politik dhe, sipas tij, hapjen e rrugës për integrimin europian të Shqipërisë.

Fjala e deputetit të PD, Belind Këlliçi

Të nderuar demokratë, qëndrestarë. Jemi në zemër të Tiranës, në njësinë numër pesë. Aty ku dua ta nis me një urim për kryetarin e sapo rizgjedhur të kësaj njësie, Fatmir Myrta, që me votën e demokratëve, mori besimin për të drejtuar këtë degë shumë të rëndësishme dhe jetike për Partinë Demokratike, për kryeqytetin, edhe për katër vitet e ardhshme.

Falenderoj Ilirin, Florianën që janë sot me ne dhe pa diskutim, profesor doktor Berishën që i dedikon kohë, vëmendje, njësisë më të rëndësishme pak a shumë dhe zemrës së kryeqytetit. Një njësi që vuan sot për shkolla, vuan për kopshte, vuan për çerdhe, vuan për trotuare, vuan mbi të gjitha për hapësirat e gjelbërta.

Një njësi që e ka nivelin e ndotjes së ajrit të paktën 14 herë mbi normë. E pranuar kjo edhe nga Bashkia e Tiranës pak ditë më parë. Një njësi që ndodhet realisht në zemër të kryeqytetit, por përsa i përket hapësirave të gjelbërta, ndotjes, zhurmës, trafikut, ndërtimit pa kriter, pastrimit të parave dhe kthimit në lavatriçet e pastrimit të parave, prin në të gjitha drejtimet për keq.

Edhe kjo në fakt është një arsye që të gjithë banorët e kësaj njësie, të njësisë numër pesë, do të duhet të dalin për dy ditë nga sot, në datë 8 maj në orën 7:00, do të duhet të dalin para kryeministrisë, jo për partitë politike, jo për Partinë Demokratike, për asnjë forcë politike.

Por do të duhet të dalin aty për veten e tyre, për familjet e tyre, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e këtij vendi. Protesta e organizuar nga opozita është një protestë politike pa diskutim, sepse është politika, është kjo qeverisje që në 10 vite ka larguar 1 milionë shqiptarë. Është kjo qeverisje që ka varfëruar qytetarët shqiptarë.

Është kjo qeverisje që sot ia ka bërë çmimin e karburantit për litër, qytetarëve shqiptarë më të shtrenjtin në rajon. Ne sot falë kësaj qeverie kemi pagat më të ulëta në Europë dhe kemi fuqinë blerëse më të ulët në rajon, edhe pas Kosovës.

Dhe sigurisht problemet janë politike, por jo nuk janë partiake. Janë politike për shkak se kjo qeverisje që ka marrë peng fatin dhe të ardhmen e vendit tonë, duhet të largohet një orë e më parë. Dhe falë qëndresës së Partisë Demokratike, falë punës së jashtëzakonshme që është kryer në këto 13 vite opozitë, por mbi të gjitha në pesë vitet e fundit, falë një partie që për mua hyn tek ato parti që janë epike me qëndresën e saj.

Ju ftoj të më gjeni një parti tjetër politike në Europë që ka bërë atë që ka bërë Partia Demokratike e Shqipërisë. Me të gjithë kundra. Me ndërkombëtarë të blerë, me diplomatë të blerë, me liderin e opozitës të kapur në një moment, me gjykatat kundër, me prokurorinë kundër, me mediat kundër, me gjithçka kundër, ia doli të shpëtojë opozitën dhe mbi të gjitha të jetë e vetmja shpresë dhe alternativë për Shqipërinë.

Dhe kjo është falë Partisë Demokratike, falë kreut të saj, zotit Berisha, i cili po të shihni edhe qasjen që kanë sot vetë ndërkombëtarët, vetëm para katër ditësh e kanë pritur me protokoll kryeministror në samitin më të rëndësishëm të partive të djathta në botë në Zagreb.

Në një samit të organizuar nga Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar, ku bëjnë pjesë 84 parti dhe 65 shtete përfaqësohen, zoti Berisha ishte një ndër të paktët lider opozitarë që u prit, u prit me protokoll kryeministror nga kryeministri i Kroacisë, por dhe nga liderët kryesorë të Europës dhe të partive të qendrave të djathta në të gjithë Europën.

Dhe cili ishte mesazhi për PD-në, për zotin Berisha dhe për ne të gjithë? Me zor presim rikthimin në krye të Partisë Demokratike, dhe me zor presim rikthimin në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Sepse edhe me rezolutën e miratuar katër ditë më parë, është rezoluta e tetë që fakton katërcipërisht të gjitha qëndrimet dhe pretendimet e Partisë Demokratike në këto katër vite. Janë faktuuar katërcipërisht vjedhja e zgjedhjeve.

Është faktuuar katërcipërisht kapja e drejtësisë. Ka folur si kurrë më parë Brukseli në Tiranë me testin kritik që kishte një emër dhe quhej Belinda Balluku. Dhe çfarë bëri Edi Rama? Për të mbrojtur veten, bunkerizoi parlamentin.

Dhe pa pikë turpi dalin dhe mbajnë leksione për drejtësinë, për drejtësinë që është e pakapur, ndërkohë që përdorën votat për t'i dhënë një shuplakë Brukselit në mes të Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë me urdhër të Edi Ramës. Të dashur miq, këtu në këtë sallë ka shumë të rinj. Miq të rinj edhe të reja, prindërit tanë e kanë kryer misionin e tyre njëherë, e kryen në vitin '90.

Nuk mund të presim më nga prindërit tanë për të rrëzuar një diktaturë të dytë, më moderne, më të sofistikuar, por më të egër këtë radhë, sepse i ka kapur qytetarët te kafshata e gojës, te buka e gojës. Na takon ne t'i marrim fatet tona në dorë.

Është një shprehje shumë e vjetër latine që thotë, Fati apo Destini favorizon të përgatiturit. Partia Demokratike po, është e përgatitur. Ka 13 vite qëndresë, ka protesta të njëpasnjëshme, ka kauza të drejta dhe e vërteta është me ne. Hajde, bashkohuni qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë kudo që jeni, në 8 maj, në shesh para kryeministrisë, për të larguar Edi Ramën dhe për t'i hapur rrugën përfundimisht rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe të ardhmes së këtij vendi.

Faleminderit shumë që keni ardhur. Faleminderit për këtë pjesëmarrje sot dhe ju presim të gjithëve ditën e premte në orën 7:00 para kryeministrisë. Hajdeni me të afërmit, me familjet, me fëmijët tuaj, sepse e ardhmja na takon ne, i takon rinisë dhe qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë