POLITIKE

80 vjetori i gjenocidit grek mbi popullsinë e Çamërisë, Idrizi nga Konispoli: Presim falje publike nga Greqia, duam të gjejmë zgjidhje

M.B. Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 11:43
80 vjetori i gjenocidit grek mbi popullsinë e Çamërisë,
Shpëtim Idrizi

KONISPOL-PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” kanë kujtuar 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në homazhin e përvitshëm në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer në Konispol. Në këtë vend prehen më shumë se 2900 shqiptarë të Çamërisë kanë humbur jetën pasi u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre në Çamëri.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ministrja Anila Denaj si deputete e zonës, kryetari i bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, përfaqësues nga Kosova dhe shumë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se janë të keqardhur për qëndrimet që Greqia mban ndaj çështjes çame dhe ligjit të luftës. Ai shtoi se presin falje publike nga Greqia dhe duan të gjejnë një zgjidhje.

“Kujtesa është preludë i drejtësisë. Ndaj në këtë ditë ne kujtojmë me nderim dhe respekt viktimat e pafajshme të gjenocidit e të përsekutimit; kujtojmë ata që u sakrifikuan për të mbrojtur familjen dhe trojet e tyre. Dhimbja, vuajtjet, ky vend na motivon të bëhemi zëri i atyre që nuk mund të flasim më. Për ata që mendojnë se do të lodhemi apo do të harrojmë, ta mësojnë mirë se nga vuajtjet e padrejtësitë e mëdha të prindërve e gjyshërve tanë buron forca jonë, për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi.

Prezenca jonë këtu sot, apo në të gjitha këto aktivitetet që kemi bërë këto 5 muaj, këto varreza monumentale na e bëjmë edhe më të ndjeshme sikur ky gjenocid ka ndordhur 2 vjet më parë dhe jo 80 vjet më parë. Sepse gjenocidi nuk njeh moshë. Asgjë e mirë nuk mund të lindë nga gjenocidi e nga padrejtësia pa kërkuar falje e pa e kuruar atë. Falja është hyjnore. Dhe kjo është ajo që ne kërkojmë është nga shteti fqinj”, tha Idrizi.

Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU-së deputetja Mesila Doda, theksoi se kërkojnë respektimin e atyre që humbën jetën gjatë masakrave. 

“Ne kërkojmë respektimin e atyre që humbën jetën gjatë masakrave. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që janë sot në konventat ndërkombëtare. Politika shqiptare të mos trembet. Asgjë nuk mund të ndodhë e asgjë s’do të ndodhë. Sepse ky nuk është muri i harresës, është muri i trëndafilave.
Kemi kërkuar si PDIU që ky memorial të jetë një varrezë historike. Të jetë një memorial historik për atë ato që humbën jetën në gjenocidin që ndodhi 80 vjet më parë”, tha ajo.

Për ishkryenegociatoren e Kosovësm politikanen Edita Tahiri ndërtimi i varrezave të Kllogjerit është një hap i vogël për kujtesën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

"Ne jemi fëmijët e patriotëve ndaj nuk duhet të harrojmë gjenocidet ndaj shqiptarëve dhe vetëm të bashkuar ne ju tregojmë të gjithëve vendin ku e kanë", tha ajo.

Në këtë takim të përkujtimit përshëndetën edhe deputetët e PDIU-së Nustert Avdulla dhe Gëzim Ademaj si edhe anëtarë të PDIU-së dhe Shoqatës Patriotike “Çamëria”.

Nën tingujt e marshit funebër të gjithë pjesmarrësit vendosën trëndafila në memorialin e gurëve, si shenjë kujtimi e humbjes së jetës së të afërmve dhe njërëzve të tyre të dashur, që humbën jetën padrejtësisht 80 vjet më parë për shkak të gjenocidit grek.

cameria

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë