POLITIKE

"800 ton po rikthehen!" Skandali me mbetjet toksike, PD: Mashtrim me etiketat e lëndëve, asnjë institucion nuk jep përgjigje

M.B. Përditësimi i fundit 4 Shtator 2024, 14:38
"800 ton po rikthehen!" Skandali me mbetjet toksike, PD: Mashtrim me
Fjoralba Dizdari

TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku foli në lidhje me skandalin me mbetjet toksike. Dizdari tha se 800 ton mbetje toksike me origjinë nga Porti i Durrësit dhe destinacion Azinë Juglindore, po rikthehen në Shqipëri pasi dyshohet se janë mbetje me rrezikshmeri të lartë. Ajo ka shtruar disa pyetje lidhur me këtë çështje drejtuar institucioneve.

Dizdari tha se mashtrimi me etiketat e këtyre materialeve të rrezikshme brenda ambienteve të një institucioni të rëndësisë së veçantë shton pasigurinë e shqiptarëve mbi mallrat që konsumojnë në përditshmërinë e tyre. Sipas saj, tashmë qytetarët shqiptarë janë më të pambrojturit në Evropë dhe rajon.

Gjithashtu ajo tha se u bën thirrje institucioneve të marrin masa për sigurimin e mbetjeve të rrezikshme të depozituara në mënyrë natyrore në kalatën lindore pasi, në këtë port përpunohen anije që transportojnë artikuj ushqimorë të paketuara apo jo (Grurë rifuxho) dhe që mund të kontaminohen nga depozitimi në natyrë i këtyre mbetjeve.

DEKLARATA:

“800 ton mbetje toksike me origjinë nga Porti i Durrësit dhe destinacion Azinë Juglindore, po rikthehen në Shqipëri pasi dyshohet se janë mbetje me rrezikshmeri të lartë”. Ndonëse kanë kaluar më shumë se tri javë ende qeveria nuk po i përgjigjet një sërë pyetjesh të opozitës dhe opinionit publik:

Cila është origjina e këtyre mbetjeve, nga kanë ardhur ato?
A i mbikqyr Ministria e Turizmit dhe Mjedisit instalimet që prodhojnë mbetje të rrezikshme dhe si përpunohen apo depozitohen këto mbetje?
A i mbikqyr Ministria e Turizmit dhe Mjedisit transferimin e këtyre mbetjeve Konform ligjit “Pë transportimin e mallrave të rrezikshme”?

Organet e kontrollit të përcaktuara në ligjin a e kanë inspektuar “Sokolaj” Sh.p.k e cila kryen aktivitet në këtë fushë dhe çfarë kanë raportuar në raportin vjetor të depozituar në këtë ministri?
Si ka mundësi që kamionë të tonazhit të rëndë transportojnë qindra tonelata material të rrezikshme pa çertifikatat përkatëse dhe Policia e shtetit të mos i vërë re?

Si ka mundësi që qindra tonelata mbetje toksike, depozitohen, paketohen në një institucion të rëndësisë së veçantë dhe, pa u kontrolluar etiketat për llojin e mbetjes, ngarkohen nëpër anije?
A di gjë Dogana e portit të Durrësit për ngarkesën e po këtij lloji që shkoi nga Durrësi drejt Kinës në muajin prill? Po për ngarkesa të tjera, pasi nga organizata e Rrjetit të Aksionit të Bazelit (BAN), me seli në SHBA pretendohet se nga ky port, çdo tre apo katër muaj është eksportuar një ngarkesë e ngjashme me pluhur helmues i njohur ndryshe si ‘EAF’dhe që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike.

Mos funksionimi i agjencive shtetërore duke lejuar haptazi në kundërshtim me ligjin “PërManaxhimin e Integruar të Mbetjeve) apo aktet e tjera të dala në zbatim të tij, (që përcaktojnë qartë, mënyrën e transportit të këtyre lëndëve) transportin dhe depozitimin e pa shqetësuar të kësaj lënde të rrezikshme, në Portin e Durresit ka cënuar “Sigurinë Kombëtare”.

Ndërkohë që mashtrimi me etiketat e këtyre materialeve të rrezikshme brenda ambienteve të një institucioni të rëndësisësë veçantë shton pasigurinë e shqiptarëve mbi mallrat që konsumojnë në përditshmërinë e tyre. Tashmë qytetarët shqiptarë janë më të pambrojturit në Evropë dhe rajon.

Ministria e Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës, Porti i Durrësit, Sherbimi Informativ Kombëtar, Policia e Shtetit, Drejtoria e Doganave, askush, nuk ka përgjigje për këtë çështje.

Tashmë segmente të caktuara të administratës shtetërore po përpiqen, të shpërqëndrojnë vëmendjen, jo vetëm të publikut të gjerë duke e hedhur fajin sa brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që në arenën ndërkombëtare po akuzohet Shqipëria.

U bëjmë thirrje institucioneve të marrin masa për sigurimin e mbetjeve të rrezikshme të depozituara në mënyrë natyrore në kalatën lindore pasi, në këtë port përpunohen anije që transportojnë artikuj ushqimorë të paketuara apo jo (Grurë rifuxho) dhe që mund të kontaminohen nga depozitimi në natyrë i këtyre mbetjeve.
Në Portin e Durrësit kalojnë çdo ditë mijra turistë vendas apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar dhe gjeëndja natyrorë e kësaj lënde të rrezikshme kontaminon mjedisin, i cili nga ana tjetër dëmton rëndë shëndetin e turistëve apo banorëve që jetojnë në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, precipitimi i kësaj lënde nga kontakti me agjentë atmosferik (shiu, vesa) kontaminon ujërat që kalon në afërsi të këtij vend depozitimi (Detin) ndërkohë që jemi n ëmes të sezonit turistik dhe qyteti i Durrësit është i mbushur me turistë që lahen në afërsi të këtij porti.
PD inkurajon dhe mbështet hetimin e Zyrës Europiane kundër Mashtrimit
Ekonomik (OLAF), Rrjetit të Aksionit të Bazelit, dhe uron që hetimi i nisur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, të bëjë transparente atë ç’ka po ndodh në territorin shqiptar, me rastet e këtyre mbetjeve.
I bëjmë thirrje SPAK të nisë sa më parë hetimet.

fjoralba dizdari

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë