POLITIKE

A do të lejonte ushtrinë amerikane të kryente operacione nga Shqipëria kundër Iranit? Rama flet për “Politico”

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 21:59
A do të lejonte ushtrinë amerikane të kryente operacione nga

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për Politico. Për kryeministrin, Evropa po e lë veten mënjanë çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë duke shmangur angazhimin e drejtpërdrejtë me Moskën.

“Mund të them se Evropa ka bërë një gabim të madh strategjik duke prerë çdo kanal me Rusinë. Evropa duhet të flasë gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë me të gjithë.”

Sipas medias me fokus ne politiken globale, vërejtjet shkojnë kundër qasjes së zyrtarëve të lartë të BE-së, të cilët kanë shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me udhëheqësit rusë, përfshirë Presidentin Vladimir Putin, duke argumentuar se bisedime të tilla janë të pakuptimta nëse Moska është e vendosur të vazhdojë luftën e saj gjithsesi.

“Sa më shumë që e shtyjmë bisedën me Rusinë, aq më pak do të kemi të drejtë fjale në fund, sepse Rusia, sido që të përfundojë kjo luftë, Rusia nuk do të shkojë askund. Ne nuk kemi… asnjë lloj varësie nga Rusia… asnjë investim, asnjë gaz rus dhe gjëra të tjera ruse, kështu që mund ta them këtë.”

Në intervistë Rama thotë se mbështesim SHBA në luftën kundër regjimit iranian dhe se ishte i hapur për përdorimin e vendit tonë për kryerjen e operacioneve.

“Nuk është për ne të vendosim se si të veprojmë me Iranin në skenën globale, por është për ne të mbështesim çdo përpjekje për të dobësuar dhe ndoshta për të rrëzuar atë regjim. Do të lejonim ushtrinë amerikane të kryente operacione nga Shqipëria me kusht që Uashingtoni të siguronte mbrojtje ajrore, të cilën ne nuk e kemi në vend”.

Kryeministri përjashtoi deklaratat për shitjen e ishullit te Sazanit tek dhëndri i Trump por tha se është ne negociata, dhe marrëveshje nuk është mbyllur.

“Është e pabesueshme që edhe kanalet e mëdha, me reputacion të lartë në mbarë botën, flasin për një ishull që iu shit Jared Kushnerit. Nuk është e vërtetë… Nuk e di si ta çoj këtë në fund sepse nuk kemi bërë një marrëveshje me Jared Kushnerin. Po negociojmë një marrëveshje me Jared Kushnerin. Bisedimet kanë vazhduar që para mandatit të dytë të Trump, në një kohë kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë apo në burg. Por marrëveshja nuk duhet të pengojë në asnjë mënyrë përpjekjen e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, një proces në të cilin, së bashku me Malin e Zi, “ne jemi në krye. Do të doja që më në fund ta arrinim marrëveshjen, sepse nëse investimi i tyre  do të realizohet, do të jetë një dhuratë e bukur… për t’i bërë Evropës për bukurinë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Jashtë vëmendjes në këtë interviste nuk u la as “ministrja e parë me inteligjencë artificiale” me emrin Diella. Rama I tha gazetareve se po e përgatisim atë për intervista të drejtpërdrejta, si dhe për “mbledhje qeveritare”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë