Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar ironikisht ndaj opozitës, teksa u ndal te konflikti që ka lindur në Lindjen e Mesme, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk rrezikohet nga sulmet.
Në podcastin e përjavshëm të tij, ‘Flasim’ në ‘facebook’, Rama theksoi se “të keqen më të madhe e kemi brenda, burimin e dezinformimit, të gënjeshtrave dhe lajmeve të fabrikuara”. Ai shtoi se lajmet për sulme në Shqipëri janë prodhuar në mënyrë të papërgjegjshme dhe nuk pasqyrojnë realitetin.
Kryeministri nënvizoi gjithashtu se Shqipëria është anëtare e NATO, duke përmendur rastin e Turqisë, ku aleanca demonstroi fuqinë duke neutralizuar një raketë.
“Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku me krenari jemi një nga vendet e pakta që kemi një miqësi të fortë, njëkohësisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persik, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, Bahrenin, të cilat kanë qenë në rrezen e agresionit të killerave të Teheranit. Situata mbetet e ndërlikuar, vështirë të parashihet fundi i një ofensive të nisur me plotë të drejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në aleancë të ngushtë me Izraelin për të ndaluar njëherë e mirë mundësinë që regjimi obskurantist i Republikës khomeiniste të Iranit të prodhojë bombën atomike. Në këtë moment sigurisht edhe për ne si për shumë vende të tjera prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullatat në rajon janë në kontakt të vazhdueshme qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase, po bëjnë gjithçka për ta monitoruar situatën, për të informuar dhe për të asistuar. Ndërkohë që, çështja kyç e fluturimeve mbetet një sfidë për të gjithë.
Kjo është një situatë që kërkon qetësi, kujdes, informim vazhdueshëm nga burimet zyrtare. Ndërkohë që ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim, edhe Qipron, një vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqinë në shenjë të fortë solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-s.
Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu. Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi “regjimi i Edi Ramës”. (ironizon)”, tha Rama.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 Mars21:38
Shembja e rrugës që izoloi juglindjen e vendit/ Rama gjen tre fajtorët: Natyra, media, opozita
Dy javë pas izolimit të juglindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugës Librazhd -Përrenjas, Kryeministri u shfaq...
POLITIKE
7 Mars21:26
Të ulen taksat/ Xhixho: Çmimi i karburantit reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve bazë
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke e lidhur këtë...
POLITIKE
7 Mars20:30
PD zgjedh kryetarin e ri në Durrës
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës.
Në përfundim të numërimit të votave,...
POLITIKE
7 Mars18:07
Gazment Bardhi takohet me ambasadorin e Holandës: Shqetësim për përpjekjet e qeverisë për të minuar luftën kundër korrupsionit
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar këtë të shtunë me ambasadorin e Holandës, Reinout...
Nga Petrit Vasili
POLITIKE
7 Mars18:03
Vasili: Porti i ri i Durrësit, një ‘kotec’ korruptiv, provë e tradhtisë së rëndë kombëtare të Ramës
Është e qartë për të gjithë, ashtu siç e kemi paralajmëruar prej kohësh, se porti i ri i Porto Romanos do t&eum...
POLITIKE
7 Mars17:32
Investigimi i ‘Piranjave’ dhe ‘Le Iene’/ Këlliçi: Policia ka dekonspiruar operacionin ndaj call-centerave
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet Piranjat dhe Le Iene, i cili denoncon a...
POLITIKE
7 Mars15:29
Rama fyen rëndë demokratët që protestuan: Jashtëderdhje njerëzore, pocaqi sa për foto
Edi Rama ka shpërthyer në ofendime për protestat e mbajtura nga Partia Demokratike, te Kryeministria ku kërkohet largimi i tij për shka...
POLITIKE
7 Mars14:28
Jola Hysaj dha dorëheqjen nga funksionet në PD, Berisha: Ja mesazhi që më dërgoi dje
Jola Hysaj ka njoftuar dje dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që ka mbajtur si edhe nga anëtarësia në Partinë Demokratike. N...
POLITIKE
7 Mars14:20
Shembja e aksit Librazh-Prrenjas/ Rama ia lë fajin shiut
Edi Rama ishte mesditën e kësaj të shtune në aksin e shembur Librazhd-Prrenjas, si pasojë e të cilit u izolua për 11 ditë...
POLITIKE
7 Mars14:16
Berisha: Çmimi i naftës nuk është i lartë nga lufta, por nga taksat. Ne do depozitojmë nismë për uljen e taksave
Kreu i PD akuzoi qeverinë se po përdor konfliktet ndërkombëtare si justifikim për të mbajtur të larta çmimet e naft&eu...