POLITIKE

Investigimi i ‘Piranjave’ dhe ‘Le Iene’/ Këlliçi: Policia ka dekonspiruar operacionin ndaj call-centerave

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 17:32

Investigimi i ‘Piranjave’ dhe ‘Le Iene’/

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet Piranjat dhe Le Iene, i cili denoncon aktivitetin e call-centerave mashtruese në Tiranë.

Sipas Këlliçit, investigimi nxjerr në pah një fenomen alarmant që po zhvillohet në kryeqytet, ku struktura të organizuara përdorin call-center për të mashtruar qytetarë europianë dhe për të përvetësuar në mënyrë të paligjshme miliona euro nga llogaritë e tyre bankare.

Deputeti i opozitës thekson se këto aktivitete, sipas investigimit, zhvillohen në disa nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, përfshirë kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe qendra tregtare. Për Këlliçin, kjo prani e organizuar ngre dyshime serioze se një aktivitet kriminal i kësaj përmase nuk mund të zhvillohet pa dijeninë e institucioneve shtetërore.

Në reagimin e tij, ai kritikon edhe mënyrën se si është trajtuar denoncimi nga Policia e Shtetit, duke pretenduar se institucionet mbajtën për javë të tëra informacionin dhe provat e paraqitura nga gazetarët, përfshirë një hartë me vendndodhjet e disa prej këtyre call-centerave.

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

Një natë më parë, dy emisione investigative ‘Piranjat’ dhe kolegët e tyre italianë të ‘Le Iene’, publikuan një investigim që denoncon një fenomen alarmant që po zhvillohet në Tiranë: aktivitetin e call-centerave mashtruese, një prej formave më të rënda dhe më të dënueshme të krimit ekonomik.

Këto call-center-a janë tashmë një realitet i përhapur në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, me një qëllim të vetëm: mashtrimin e qytetarëve evropianë dhe përvetësimin e paligjshëm të miliona eurove nga llogaritë e tyre bankare.

Veprimtaria e tyre zhvillohet në disa prej hapësirave më të shtrenjta dhe më luksoze të Tiranës: në kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe madje edhe në qendra tregtare. Kjo prani e dukshme dhe e organizuar ngre dyshime serioze se një aktivitet kriminal i kësaj përmase nuk mund të zhvillohet pa dijeninë e institucioneve shtetërore dhe pa tolerancën, në mos edhe mbështetjen, e strukturave përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

Gazetarët e përfshirë në investigim kërkuan mbështetjen e Policisë së Shtetit. Megjithatë, pas depozitimit të denoncimit zyrtar, institucionet përkatëse mbajtën për javë të tëra në tryezë informacionin dhe provat e paraqitura, përfshirë edhe një hartë të detajuar me vendndodhjet e disa prej këtyre aktiviteteve të paligjshme.

Kjo situatë ngre pikëpyetje të forta mbi reagimin institucional dhe mbi gatishmërinë reale për të ndërhyrë ndaj një fenomeni kriminal që dëmton rëndë jo vetëm viktimat e drejtpërdrejta, por edhe imazhin dhe integritetin e vendit.

Policia jo vetëm që u tregua shpërfillëse ndaj gazetarëve, por në bashkëpunim të plotë me këto skema mashtruese ka dekonspiruar operacionin. Kur gazetarët u paraqitën në call center-at e identifikuara më parë, gjetën aty vetëm katër muret, pasi ambientet ishin boshatisur.

Luigi Pelazza, një gazetar i njohur dhe një nga figurat kryesore të gazetarisë investigative, ka kontaktuar disa herë drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati, por për një muaj rresht është përballur me shmangie dhe informacione të pasakta.
Edhe në një rast tjetër, kur gazetarët kërkuan ndërhyrjen e policisë pasi operatorët e call center-it ndodheshin brenda ambienteve të një vile, efektivët që ndodheshin në terren morën një telefonatë dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u dhënë kështu mundësi personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të boshatisnin zyrat.

Kjo situatë nuk mund të interpretohet thjesht si paaftësi apo neglizhencë institucionale, por si bashkëpunim i ngushtë i strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit në mbrojtje të këtij aktiviteti kriminal. Në disa raste këto struktura lidhen me interesa të caktuara politike, ndërsa në raste të tjera kanë përfitime të drejtpërdrejta financiare në formën e përqindjeve mujore.

Ky aktivitet kriminal, i cili ka shkaktuar pasoja të rënda për shumë qytetarë të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, duke u zhvatur kursimet e një jete të tërë, zhvillohet nga Tirana, me bekimin e Policisë së Shtetit dhe të qeverisë. Një shtet që ndihmon dhe bëhet bashkëpunëtor me krimin e organizuar duke mundësuar zhvatjen e qindra mijëra qytetarëve të BE-së nuk mundet kurrsesi të flasë apo pretendojë për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe europiane.

Zbulimet e bëra nga emisionet investigative ‘Piranjat’ dhe ‘Le Iene’ përbëjnë bazë të mjaftueshme që SPAK të ndërmarrë një hetim serioz mbi këtë fenomen kriminal, duke shqyrtuar në thellësi veprimtarinë e këtyre skemave mashtruese dhe duke zbardhur çdo lidhje të mundshme me struktura shtetërore apo përfaqësues të institucioneve të sigurisë.

Çdo ditë që kalon në heshtje dhe pa veprime konkrete e bën situatën edhe më të rëndë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë institucionale dhe duke e bërë këtë heshtje gjithnjë e më turpëruese dhe implikuese për pushtetin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë