
Avokati Genc Gjokutaj në Syri TV foli rreth procedurës së ndjekur për shkarkimin e Erion Veliajt. Sipas tij, rasti i tij nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm shkarkimi apo pezullimi nga detyra, pasi ai është një zyrtar i zgjedhur dhe për të vlejnë rregulla të posaçme ligjore.
Sipas tij, Veliaj nuk ndodhet në të njëjtat kushte si ish-kryebashkiakët Xhelili apo Gjici, dhe çdo procedurë ndaj tij duhet të kalojë në filtër institucional e jo thjesht penal.
Genc Gjokutaj: As më shumë dhe as më pak, zoti Veliaj pavarësisht nga qëndrimi që mban nëse procesi është politik apo ligjor, ai ka anonçuar faktin që do të përballet me këtë situatë. Ajo që kuptohet është që ai nuk është dakord për shkarkimin dhe me mënyrën sesi bëhet ky shkarkim. Është e drejta e tij që ai kërkon të dëgjohet sigurisht, është si në komisionin e mandateve të Parlamentit kur kërkohet ti privohet dikujt diçka. Dëgjohet përpara.
Ajo që unë dua të them është fakti që...desha ta shpjegoj pak nga ana ligjore këtë histori. Edhe deputetët, edhe kryetari i Bashkisë, janë persona të zgjedhur. Janë personat zgjedhur të cilëve gjykata nuk mund ti shkarkojë apo pezullojë, por ti arrestojë. Nuk mund ti shkarkojë ose pezullojë nga pikëpamja procedurale, sepse ka një pengesë ligji. Kjo është vetëm për personat e zgjedhur. Dhe unë po ju citoj vetëm 3 pikat e mundshme ku këshilli bashkiak në pozicionin e propozuesit, Këshilli Bashkiak kur mundet ta shkarkojë Erion Velinë.
Pika e parë që parashikon neni 62 i ligjit 139.2015 është pikërisht ligji për qeverisjen vendore. Në nenin 62, ai thotë: kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të këshillit të ministrave, në rastet kur kryen shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Këtu flitet për rastet e flagrancës me precedentët që kemi me Xhelilin dhe Safet Gjicin. Që aty është vepruar urgjent me VKM.
Por pse nuk u vepruar me të njëjtin standard edhe me Erion Veliaj?
Ata veprojnë menjëherë sipas pikës1. Pra, Kryetari i Bashkisë për shkelje të rënda Kushtetuese e të ligjeve. Por nuk është analog rasti i Veliajt me këto raste. Madje njëri nga ana, zoti Xhelili e kontestoi edhe në Gjykatë Kushtetuese dhe Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën. Vijmë tek zoti Veliaj... Nuk jemi në kushtet e kësaj pike që të themi që ka vepruar me dy standarde, sepse Veliaj shkarkimi nuk i kërkohet përpara. Tashmë ai është në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ dhe kjo ka shkaktuar mungesën e tij. Por nga ana tjetër, nga Veliaj dhe bashkia janë kryer veprime procedurale që e kanë zëvendësuar.
Pra, ky ka deleguar pushtet.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Shtator13:13
Çuçi mbledh këshilltarët e PS-së të Vlorës. Ja kush është kandidati që do të propozohet për kryetar bashkie
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës Bledi Çuçi, ka zhvilluar të premten një mbledhje me kryesinë e këshillta...
POLITIKE
20 Shtator12:55
Nuk kishin përfituar fonde publike përpara fushatës, KQZ shpërndan 12 mln lekë për partitë e reja si kompensim!
Katër parti të reja të cilat ishin pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë përfituar ...
POLITIKE
20 Shtator12:19
Rama harron sulmet ndaj gjyqtarëve: I kemi dhënë liri drejtësisë si pushtet i pavarur! Nuk kemi ndërhyrë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pushteti gjyqësor prej vitesh është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Gjatë prezantimit të...
POLITIKE
20 Shtator12:05
Rama sfidon bluzat e bardha: Jeni nazelinj! Do të sjellim mjekë të huaj për të punuar në spitale
Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, janë larguar rreth 1 milionë shqiptarë nga vendi, ku Shqipërisë i &eu...
POLITIKE
20 Shtator11:38
PD: Rama ka përqendruar të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës
Në një deklaratë tpër media, zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli akuzoi k...
POLITIKE
20 Shtator11:09
Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike
Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë...
POLITIKE
20 Shtator10:25
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Sjell shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të botës
Kryeministri Edi Rama po prezanton ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala. Prezantimi i ministres së re bëhet ...
POLITIKE
20 Shtator07:46
Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu reagon sërish: Hakmarrje politike
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol të ndodhur në shtëpinë e tij, ...
POLITIKE
19 Shtator21:19
Banda e Bashkisë Tiranë del zbuluar nga Piranjat! Këlliçi: SPAK të zgjohet menjëherë!
Pas publikimit të investigimit të emisionit “Piranjat” mbi tenderat publikë që fitojnë vëllezërit Qefalia pë...