
Në një deklaratë tpër media, zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli akuzoi kryeministrin Edi Rama për krijimin e një strukture të jashtëligjshme dhe të papërgjegjshme institucionale, të cilën ajo e cilëson si “ministrja virtuale Diella”.
Sipas Vangjelit, kjo nismë është një mekanizëm informal i ngritur për të anashkaluar ligjin dhe për të përqendruar kontrollin e prokurimeve publike në një dorë të vetme, atë të Kryeministrit, nën petkun e një entiteti të paidentifikuar ligjërisht.
Deklarata e zëdhënëses Genta Vangjeli:
Refuzimi i administratës publike për të zbatuar urdhrat e paligjshëm, ka sjellë shpikjen e ‘ministres virtuale’ Diella nga Kryeministri Rama. Në kushtet e një presioni të vazhdueshëm mbi punonjësit e administratës publike gjatë qeverive Rama 1, 2 dhe 3, të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore në procedurat e prokurimeve publike, Kryeministri ka zgjedhur të krijojë një mekanizëm të ri informal: të ashtuquajturën ‘ministre virtuale’ Diella.
Sipas Kryeministrit, Diella do të garantojë që tenderat publikë të jenë 100% të pakorruptueshëm dhe tërësisht transparentë. Por në thelb, kjo nismë ngre një sërë shqetësimesh serioze ligjore dhe kushtetuese:
Koncepti i ‘ministrit virtual’ nuk ekziston në asnjë nen të Kushtetutës apo ligjeve shqiptare. Emërimi, betimi dhe shkarkimi i një ministri rregullohet qartë në ligj, dhe nuk mund të zëvendësohet me një entitet të paidentifikuar ligjërisht. Mungon çdo formë e përgjegjshmërisë ligjore apo institucionale për këtë ‘ministër virtual’. Kush e mbikëqyr Diellën? Kush mban përgjegjësi në rast shkeljesh ligjore apo dëmi ndaj financave publike?
Ligji për prokurimin publik përcakton qartë ndarjen e roleve dhe përgjegjësive. Nga titullari i autoritetit kontraktor, te përgatitja e fondit limit, hartimi i specifikimeve teknike, vlerësimi i ofertave dhe mbikëqyrja e zbatimit të kontratës – çdo hap është i rregulluar dhe i ndarë mes aktorësh të ndryshëm, për të shmangur pikërisht përqendrimin e pushtetit dhe abuzimet.
Kryeministri Rama ka përqendruar në mënyrë të paprecedentë të gjitha funksionet e sistemit të prokurimit në një dorë të vetme, në atë të Diellës, që në fakt është një zgjatim i vetë Kryeministrit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
20 Shtator11:09
Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike
Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë...
POLITIKE
20 Shtator10:25
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Sjell shembullin rrezatues të shqiptarëve të suksesshëm të botës
Kryeministri Edi Rama po prezanton ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala. Prezantimi i ministres së re bëhet ...
POLITIKE
20 Shtator07:46
Shpërthimi në banesën e tij, Xhelal Mziu reagon sërish: Hakmarrje politike
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka reaguar sërish për shpërthimin me tritol të ndodhur në shtëpinë e tij, ...
POLITIKE
19 Shtator21:19
Banda e Bashkisë Tiranë del zbuluar nga Piranjat! Këlliçi: SPAK të zgjohet menjëherë!
Pas publikimit të investigimit të emisionit “Piranjat” mbi tenderat publikë që fitojnë vëllezërit Qefalia pë...
POLITIKE
19 Shtator19:26
Pas largimit si ministër, Ulsi Manjës i rrëzohet edhe “padia” për prokuroren e Shkodrës. Rama e akuzoi publikisht Elsa Gjelin për ndërtimet
Inspektorit i Lartë të Drejtësisë, ILD, e ka gjetur të pabazuar ankesën e ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ...
POLITIKE
19 Shtator19:18
Lubonja: Rama mbështet Izraelin, por myslimanëve në Tiranë u hap muze për t’i qetësuar
Analisti i njohur Fatos Lubonja kritikoi kryeministrin Edi Rama për mënyrën se si sipas tij, po përdor myslimanët shqiptarë pë...
POLITIKE
19 Shtator19:09
Kushtoi 3.7 mln euro, si Edi Rama përgënjeshtroi veten për “Parkun Eden” te Kryeministria
Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët ...
POLITIKE
19 Shtator18:13
Ndërron jetë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe ish-themeluesi i PD, Abdi Baleta
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta ka ndërruar jetë.
Abdi Baleta lindur në fsh...
POLITIKE
19 Shtator18:02
Një listë ndërtuesish abuzivë që qarkullojnë nëpër Tiranë/ "Edi Rama kërcënon Mand Lilon e kullës "Eye of Tirana": S'do e gëzosh dot
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme foli për kritikat ndaj ndërtimeve pa leje, duke ia lënë fajin inspektorëve që nuk arrij...