8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që opozita kërkonte një interpelancë urgjente me të për hetimin e Prokurorisë së Posaçme mbi paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë – një nga veprat më të kushtueshme infrastrukturore të pesë viteve të fundit.
Ndërsa në Parlament debatohej për emrin e saj, Balluku postoi në rrjetet sociale foto dhe video nga një inspektim rutinor në nënstacionin “Tirana 2”.
Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, por vazhdon të mbajë pozicionet e saj në qeveri.
Në mungesë të saj, deputetët socialistë vendosën të rrëzonin me votë kërkesën për interpelancë, duke pretenduar se nuk përfshiheshin në punët e drejtësisë.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e justifikoi vendimin me balancën mes pushteteve.
“Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore, referuar objektit të kësaj kërkese, ajo lidhet me një çështje në hetim nga SPAK. Zhvillimi i interpelancës është i pamundur për t’u realizuar”, tha Peleshi.
Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, një nga nismëtarët e kërkesës për interpelancë akuzoi socialistët se po mbronin një të pandehur nga drejtësia.
Në mënyrë simbolike, ai kishte marrë pranga dhe kërkoi që Balluku të vinte në parlament për të dhënë llogari, ndërsa shtoi se përgjimet e publikuara nga dosja hetimore “tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve”.
Edhe deputetë të tjerë të opozitës kërkuan prezencën e Ballukut në seancë si një detyrim ligjor për dhënie llogarie publike.
“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë? Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre”, iu drejtua socialistëve, deputejta e PD-së Ina Zhupa.
“Halli dihet se nëse Balluku vjen, gjëja e parë që do të pyetet është kush është personi që e kërcënon atë?”, tha deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, duke iu referuar përgjimeve në dosje.
Kryeministri Edi Rama i është shmangur gjithashtu komenteve mbi çështjen e Ballukut dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do ta shkarkonte atë nga detyra që të përballet me drejtësinë, sipas një standardi të vendosur nga vetë ai më herët për bashkëpunëtorë të tjerë kur janë hetuar nga drejtësia.
Sipas dosjes hetimore dhe mesazheve të shkëmbyera në Signal, zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzohet se kontrolloi në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit. /Birn
Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të Marta Kos, duke kërkuar ndjesë për mënyrën fyese me të cilën sipas tij...
Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, reagoi pas deklaratave të kreut të Partisë Demokr...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka denoncuar nga Kuvendi një rast flagrant të shkeljes së ligjit në administratën...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend, ka komentuar gjetjet e Progres Raportit të Komisionit Euro...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku refuzoi të shkonte n&e...
Deputetja demokrate, Elda Hoti, ka folur në lidhje me hetimet për tenderin e tunelit të Llogarasë, për të cilën ësht&e...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe deputeti Tedi Blushi ka “shpërthyer” në akuza ndaj ministrave ...
Në fjalën e tij, deputeti Fatmir Xhafaj kërcenoi publikisht Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi kreu i saj rendi një sëre s...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur sot në Kuvend, për gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në r...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kr...