POLITIKE

"Ai vjedh edhe pensionet e shqiptarëve"/ Berisha: Rama e ka ndjerë fundin, prandaj nuk takon asnjë gazetar dhe refuzon debatin!

m.l Përditësimi i fundit 26 Prill 2025, 13:42

"Ai vjedh edhe pensionet e shqiptarëve"/ Berisha: Rama e ka

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me takimet e tij elektorale dhe këtë mesditë ai ishte në Tiranë. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama e ka ndjerë se po i vjen fundi duke shtuar se ai ka dy muaj që nuk guxon të takojë një gazetar, jo më qytetarë, sepse nuk përgjigjet për asnjë nga aferat e tij të mëdha.

Berisha akuzoi Ramën se po vjedh pensionet e shqipatëve dukë thënë se me ato pensione i kalon paratë tek rrugët, me të cilat i ndërton me një çmim të dhjetëfishtë krahasuar me çmimin evropian dhe sipas tij i përdor për luks e për udhëtime.

"Miq, Edi Rama e ka ndjerë fundin. Ka dy muaj që nuk guxon të takojë një gazetar, jo më qytetarë, sepse nuk përgjigjet për asnjë nga aferat e tij të mëdha. Ka dy muaj që ka ndaluar me urdhër kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët tanë, sepse nuk do që ju të merrni vesh të vërtetat, sepse e di se ata nuk dalin dot, se kur të dalin nga studiot, do dalin me fytyrë të nxirë nga aferat e Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë.
E kam ftuar, prapë këtu e ftoj, të vijmë ja në këtë skenë dhe të bëjmë debat para jush, t’i marrë të gjithë socialistët e lagjes t’i sjell këtu, unë i pranoj, i respektoj ata, por ai nuk ka besim as tek socialistët. Nuk ka besim se kësaj here e kuptuan edhe ata se nuk ka program. Programi i tij është këneta, është tallavaja, është banaliteti, është mashtrimi.

Miqtë e mi, programi i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është programi i zhdukjes së varfërisë së skajme brenda 100 ditëve. Çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë, çdo fëmijë me një prind, do kenë minimumin jetik 200 euro. Rroga minimale në Shqipëri rritet në 500 euro. Qeveria do u japë qytetarëve rrogëulët dhe me pensione kartën e konsumatorit. Ata do i marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët. U garantoj se përgjigje emergjente do marrë situata katastrofale e shëndetësisë në këtë vend.

Qytetarë dhe qytetare, vetë INSTAT informoi se shqiptarët në një vit paguajnë nga xhepi për kujdes shëndetësor 820 milionë. Fatura e bukës në një vit në Shqipëri është 220 milionë euro. Fatura për kujdesin shëndetësor është 820 milionë euro. Katër herë më shumë. Po pse kjo? Sepse mafia ka pushtuar thellë sistemin shëndetësor. Sepse qeveritarët, drejtorët kryesorë të tyre, përvetësojnë, vjedhin taksat tuaja me të cilat duhet të blihen ilaçet, duhet të blihen aparaturat. Dhe më keq, aparaturat lihen të prishura në mënyrë që ju të shkoni tek privati ose të mos i bëni dot. Me partneritetet e tyre të korruptuara, analiza në publik qytetarët mund të bëjnë vetëm 20 ditët e para të muajit. 10 ditët e tjera asnjë analizë. Të gjitha në sektor privat.

Miq, nuk ekziston kund një sistem kaq i pamëshirë, kaq i papërgjegjshëm. Ju e dëgjuat Edi Ramën tre muaj më parë, u detyrua të pranojë se në Spitalin Onkologjik ishin kryer krime kundër njerëzimit. Po, sepse të sëmurëve nuk u janë dhënë ilaçet për të mjekuar sëmundjen. Ose u janë dhënë ilaçe që nuk kanë efekt.
Tani, ky njeri që deklaroi para tre muajsh se në Spitalin Onkologjik janë kryer krime, mori ndonjë masë? Nuk mori asnjë masë sepse nuk ka shpirt. Për atë, njerëzit janë për t’u përçmuar. Janë për t’u poshtëruar.
Po ka poshtërim më të madh... ke një buxhet përpara për ta ndarë 8 miliardë dhe kur vjen puna deklaron se për pensionistët ke lënë gjithsej 16 milionë euro.

Dhe kur ne i themi si opozitë se kjo është hata, thotë se po të bëjmë atë që thoni ju, biem në greminë.
Jo nuk biem në greminë. Por ai vjedh pensionet, se me ato pensione i kalon paratë tek rrugët, me të cilat i ndërton me një çmim të dhjetëfishtë krahasuar me çmimin evropian. I përdor për luks, për udhëtime, ndaj dhe nuk rriten pensionet," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë