BOTA

Ambasadorët e QUINT: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt! Nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale në Kosovë

n.f Përditësimi i fundit 13 Maj 2025, 20:27

Ambasadorët e QUINT: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt!

KOSOVË- Pas disa përpjekjesh të dështuara për formimin e institucioneve, presidentja e Kosovës, Osmani njoftoi se nga 15 maji do të takojë udhëheqësit e partive politike në një përpjekje të re për të formuar institucionet.

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që të gjejë rrugë për formim të shpejtë të institucioneve. Status quo-ja nuk i sjell dobi askujt, thuhet në reagimin e ambasadorëve, pas bllokadës tashmë disa javore të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Funksionalizimi i Kuvendit është parakusht në mënyrë që të kalohet në fazën tjetër për formimin e qeverisë. Edhe një seancë e radhës u mbajt të martën më 13.05, ku propozimi i Vetëvendosjes që doli partia e parë në zgjedhje dështoi për ta zgjedhur kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave, ashtu sikurse edhe në 14 seancat e shkuara.

"Nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale"

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it takuan edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti,  i cili në një njoftim nga zyra e tij, nuk tha të jetë diskutuar për ngërçin politik të krijuar. Kurse kreu i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha pas takimit se "për përparimin e Kosovës në integrimin evropian, nevojitet një qeveri stabile dhe funksionale. Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt”, tha Aivo Orav.

Në takim me Kurtin ishte edhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, por qëndrimin gjerman për situatën e krijuar e shprehu ambasadori Jörn Rohde, i cili shkroi se, "Kosovës i duhet një qeveri stabile, e aftë për të marrë vendime”. "Shumë detyra të rëndësishme, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare, janë në pritje dhe nevojitet përparim në çështje thelbësore”, shkroi Rohde në profilin e tij social.

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ritheksoi nevojën që "liderët politikë të Kosovës të bashkëpunojnë për ta konstituuar Kuvendin dhe për të formuar një qeveri stabile, në përputhje me Kushtetutën”. Sipas saj, "institucionet janë thelbësore për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës”. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, i cili tha se së bashku me kolegët e tij, "kërkuan formim të shpejtë të institucioneve”.

"U takova me kryeministrin në detyrë Kurti së bashku me ambasadorët e tjerë të QUINT-it. Inkurajova formimin e një qeverie të re sa më shpejt të jetë e mundur, për të vepruar në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke bërë përparim në çështje thelbësore, siç janë zhbllokimi i fondeve dhe përparimi drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Hargreaves.

Akuza të ndërsjella në Kosovë

Përfaqësues të partive politike në opozitë thonë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka numrat për formimin e institucioneve dhe për këtë arsye po bllokon konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja kundërpërgjigjet dhe akuzon partitë e tjera për bllokadën duke mos votuar kandidaten e tyre për kryetar Kuvendi.

Në këtë situatë ngërçi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se nga 15 maji do të takojë udhëheqësit e partive politike në një përpjekje të re për të formuar institucionet e reja. "Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes.

Partitë politike i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes për këto takime. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë situatën pa zgjidhje në Kuvendin e Kosovës e ka adresuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe sipas liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ata janë në pritje "të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seanca”.

Nëse nuk gjendet zgjidhje nga ngërçi i krijuar politik, përfaqësuesit e të gjitha partive politike nuk e kanë përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja. Sipas Kushtetutës së Kosovës, vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe kryesisë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas ligjeve, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t'i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës. E Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet patjetër të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër në mënyrë që të mund të formojë qeverinë./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë