POLITIKE

“Ambicie e rrezikshme e Ramës”, DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale?

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2025, 14:40

“Ambicie e rrezikshme e Ramës”, DW: Sa realiste është

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që nuk përdor paranë “cash”, deri në fundin e kësaj dekade.

Në Shqipëri shumica e bizneseve të vogla si dhe blerësit në përgjithësi preferojnë pagesat me para në dorë.

Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar qytetarëve se do ta anëtarësonte vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. "Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará "cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale” – deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur "Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”.

"Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim” – vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri digjitale, aktualisht ekzistojnë. "Besoj se nëse ne menaxhojmë siç duhet rrugën drejt kësaj ambicieje, qëllimi është tërësisht i arritshëm dhe do ta lehtësojë vendin nga një barrë e rëndë praktikash të vjetëruara dhe mungese efikasiteti që rëndon në jetën e përditshme” – tha ai.

E gjitha kjo tingëllon shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Por, sa realiste është?

"Preferoj të paguaj me para në dorë”: Në jetën e përditshme, Mimoza A., një 62-vjeçare nga Tirana, thotë se të vetmet raste kur ajo përdor kartën e bankës, është kur tërheq rrogën nga bankomati pranë shtëpisë.

"Nuk është e zakonshme për njerëzit e moshës sime që të paguajnë me kartë kur blejnë ushqime ose tek parukierja. Unë preferoj të paguaj me pará në dorë dhe kështu do të veproj gjithmonë” – i tha ajo Deutsche Ëelle-s.

Mimoza nuk është e vetmja që mendon kështu. Si ajo, mendojnë shumica e qytetarëve shqiptarë.

"Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará "cash", deklaroi kryeministri Edi RamaFotografi: Florian Goga/REUTERS

Ambicie ëndërrimtare?

Kur Shqipëria "hoqi prangat” e regjimit diktatorial 35 vite më parë, vendit i mungonte një sistem bankar dhe financiar modern. Progresi gjatë tranzicionit ishte i ngadalshëm dhe për herë të parë bankomatet u përdorën në vitin 2004.

Arben Malaj, i cili shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë nga viti 1997 deri në vitin 2005, tashmë ekspert i lartë i financave dhe pedagog, mendon se ambicia e Ramës për një ekonomi digjitale, është populizëm.

Malaj thotë, se ekzistojnë një sërë faktorësh që e bëjnë të vështirë një reformë pa "cash” në pesë vitet e ardhshme.

"Shkalla e lartë e informalitetit, veçanërisht në sektorin bujqësor që përbën një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit. Një pjesë e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale. Gjithashtu, pjesa më e madhe e parave që vijnë nga emigrantët – miliarda dollarë në vit – dërgohen jashtë kanaleve zyrtare të pagesave. Dhe partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë - Turqia, Greqia dhe Italia - kanë gjithashtu përqindje të larta të informalitetit” – thotë Malaj për DË.

Ai paralajmëron, se çdo përparim në kufizimin e parasë në dorë kërkon investime të mëdha në sigurinë kibernetike.

"Ambicie e rrezikshme”

Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, e konsideron planin e kryeministrit Rama jo vetëm jorealist, por edhe "të rrezikshëm”.

Semanaj risjell në vëmendje sulmet kibernetike masive ndaj institucioneve qeveritare gjatë viteve të fundit. Në shenjestër të tyre ishte e-Albania, faqet zyrtare të Kuvendit dhe Institutit të Statistikave.

Sipas ekspertit Semanaj, këto sulme, ndër më të mëdhatë në rajon, tregojnë qartazi se "Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve dhe nuk ka ende një arkitekturë të fortë rezistence për të mbrojtur infrastrukturën kritike”.

"Edhe vendet më të zhvilluara në Europë, si Suedia apo Norvegjia, po rivlerësojnë nevojën për të mbajtur një minimum cash-i në qarkullim, pikërisht për arsye sigurie dhe gatishmërie në raste emergjencash ose sulmesh kibernetike” – i tha ai DË-së.

"Pra, ndërkohë që kombet më të digjitalizuara po ruajnë "parashikime offline”, Shqipëria deklaron se do të bëhet 100% digjitale në më pak se dhjetë vjet, pa ndërtuar më parë kapacitetet bazë të mbrojtjes kibernetike. Një ekonomi e varur totalisht nga sistemet digjitale, pa alternativë, është një ekonomi e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj paralizimit total nga një virus apo blackout” – argumenton Semanaj.

"Bizneset e vogla dhe të mesme do të vuajnë”

Hazis I. ka punuar në sektorin e turizmit për rreth 40 vite. Sot ai menaxhon një nga hotelet më të njohura të Tiranës, i cili frekuentohet nga turistë nga e gjithë bota.

Kryesisht, turistët e huaj preferojnë të përdorin kartat bankare për llogaritë e tyre. Ky është kontrast i fortë me klientët shqiptarë, të cilët paguajnë thuajse gjithmonë me pará në dorë. Kjo nënkupton kosto më të larta për hotelin, pasi bizneseve u duhet të paguajnë komision bankar për çdo transaksion me kartë.

Hazis I. nuk është shumë entuziast rreth planeve të kryeministrit për një shoqëri pa "cash”.

"Jam kundër këtij objektivi, sepse mund ta pranojmë që turistët duan të paguajnë me kartë edhe për një kafe që kushton 1.50 euro. Por si duhet të veproj me furnizuesit e perimeve apo djathit?” – thotë ai.

"Gjatë sezonit të verës, për shembull, unë blej rregullisht shalqinj nga një tregtar i vogël që shet këtu në qoshe. Ai nuk i ka përdorur kurrë pagesat digjitale dhe jam i bindur që s'do t'i përdorë kurrë as në të ardhmen. Ky plan do t'i nxjerrë jashtë loje tregtarët e vegjël. Madje dhe ne do të vuajmë shumë” – tha ai për DË.

Mungesë e objektivave konkrete

Për ekspertin e financave Arben Malaj, objektivi për një ekonomi digjitale është i pasaktësuar e për pasojë, as i matshëm. Ai thotë se qeveria mund të vendosë objektiva konkrete dhe afate të detyrueshme, vetëm pas një studimi të thelluar nga institucionet përgjegjëse, grupet e interesit dhe qarqet akademike.

"Aktualisht nuk ka asnjë ekonomi në botë me zero "cash”. Dhe në vendet me kulturë të dobët shtetformuese, me edukim minimal financiar, me nivele të ulëta të njohurive digjitale, në vendet ku qeverisja është e dobët, ku cilësia e shërbimeve thelbësore publike - arsimi, shëndetësia, kohezioni dhe solidariteti social- janë të ulëta dhe ku perceptimi për korrupsionin është i lartë, është e pamundur të arrihen suksese të mëdha dhe të qëndrueshme në kohë të shkurtër” – thotë Malaj.

Banka e Shqipërisë ka vërejtur rritje të pagesave elektronike gjatë dhjetë viteve të fundit.

"Publiku ka përfituar nga ulja e kostove, përshtatja e produkteve sipas nevojave dhe rritja e aksesit në shërbimet e pagesave, çka është reflektuar në një rritje me ritme dyshifrore të përdorimit të pagesave elektronike, duke arritur në 21 pagesa elektronike për frymë, nga vetëm dy pagesa në vitin 2015” – deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një dalje publike vitin e kaluar.

Rrugë e gjatë përpara?

Për Semanaj, rritja e këtyre numrave mbetet gjithsesi shumë larg standardeve të BE-së, ku vendet anëtare arrijnë mbi 300 transaksione për frymë në vit.

"E-commerce në Shqipëri është shumë e kufizuar. Platforma ndërkombëtare si ‘Stripe' nuk operojnë fare në Shqipëri dhe tregtarët e vegjël apo bizneset e mesme varen nga disa banka vendase që ofrojnë gateway-t e tyre të mbyllura dhe shpesh të shtrenjta për integrim. PayPal ekziston si mundësi për individët, por nuk është një zgjidhje e integruar për bizneset shqiptare. Kjo do të thotë se tregtia online është praktikisht e kufizuar dhe pengon hyrjen e Shqipërisë në tregtinë globale digjitale” – thotë ai.

Pra, pavarësisht se kryeministri Rama dëshiron që të kapë sa më shpejt ritmin europian dhe që vendi të anëtarësohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, duket se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për t'u bërë një shoqëri që nuk përdor "cash” dhe do t'i duhet më shumë se një dekadë për t'u përshtatur më këtë kulturë të re financiare./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë