Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka komentuar vizitën ish-sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.
Berisha u shpreh se Blinken erdhi në Shqipëri dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar vetë Berishën. Berisha ka ngritur akuza se Blinken është një manipulator i cili sipas tij kishte sajuar letrën e famshme që është një nga dokumentet më të zeza në historinë e SHBA-së, e firmosur nga 51 zyrtarë më të lartë të atij vendi, me të cilin mashtronin kombin amerikan.
Berisha shprehet ndër të tjera se sipas tij opozita është goditur pasi qeveria mbështetet nga Xhorxh Soros.
Pjesë nga fjala e Berishës
Mos harroni se, ju që jeni 30 apo 40 vjeçar, nuk kishit dëgjuat ndonjëherë të elaudohej censura, të thirrej censura siç ndodhi me ekstremistë e majtë të quajtur progresistë apo liberal në SHBA dhe vende të tjera.
Në mënyrë të pabesueshme u krijuan komisionet, zyrat e censurës. Histori ndër më të turpshmet. Dhe majmuni socialist në Shqipëri, ishte i dyti në botë që i krijoi.
Pasi firmosi protokollin me famëziun Antony Blinken i cili erdhi në Shqipëri në një vizitë blic për të firmosur protokollin e censurës, me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë dhe nuk takoi asnjë opozitar, për të dëshmuar se ai ishte për një Shqipëri pa opozitë siç e donte Sorosi dhe Rama dhe takoi Altin Dumanin si shpërblim sepse ai kishte persekutuar Sali Berishën. E falënderoi për punën që kishte bërë.
Por ky person ishte një gënjeshtar, një kryegënjeshtar, një kryemanipulator i shpifur i cili kishte sajuar letrën e famshme që është një nga dokumentet më të zeza në historinë e SHBA-së, e firmosur nga 51 zyrtarë më të lartë të atij vendi, me të cilin mashtronin kombin amerikan dhe botën se laptopi i Hunter Biden, ku gjendeshin aferat më të turpshmet, ishte një laptop i stisur nga rusët dhe se Hunter nuk kishte prekur kurrë në jetën e tij, laptop me dorë.
Për të gjitha këto presidenti Trump e shpalli atë ‘non grata’ për të gjitha zyrat federale në SHBA. Ai nuk ka të drejtë dhe nuk mund të futet në asnjë zyrë shtetërore dhe federative në vendin e tij dhe uroj që drejtësia në Amerikë, të thotë fjalën e saj ndaj këtij manipulatori të turpshëm që mashtroi kombin e vet dhe botën.
Por nëqoftëse ka një vend në botë, se ne nuk na ndahen këto kopshtet, që mund të quhet kopshti i lulëzuar i Soros, ishte Shqipëria e Edi Ramës, e Erion Veliajt, vend në të cilin u sulmuan në mënyrë më të egër, aprincipiale opozita konservatore për zhdukjen e saj, vend në të cilin u zbatua politika e qëndrimit ndaj drogës dhe krimit dhe Shqipëria u shndërrua në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, vend në të cilin drejtësia u shndërrua në një armë politike të ekzekutivit
Në kopshte dhe shkolla nisi beteja kundër familjes, emërtimi i prindërve në prindi 1 dhe 2. Propaganda e turpshme vulgare me fëmijët që i nxisnin drejt mohimit dhe ndryshimit të gjinisë në shkolla, të gjitha këto e bënë mjedisin shoqeror dhe Shqipërinë një vend të përçudnuar.
U godit opozita sepse qeveria e mbështetur nga Soros, ky korruptor planetar që mbjell korrupsion kudo në Shqipëri dhe botë, duhet që pasuritë kombëtare të shqiptarëve të vidheshin nga sorosianët e tij në pushtet dhe zërat që ngriheshin kundër korrupsionit të shuheshin.
Artikuj te sugjeruar
b.z
POLITIKE
12 Shkurt18:32
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Berisha: Trump renditi armikun e brendshëm si më të rrezikshëm! Ky armik personifikohet si Xhorxh Soros
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se armiku më i madh i brendshëm i SHBA dhe Shqipë...
E.D
POLITIKE
12 Shkurt18:16
Mbështetësit e Veliajt para GJKKO, Bardhi: Mosprezenca e Policisë së Shtetit në grumbullimin e punonjësve të Bashkisë së Tiranës, akt presioni nga pushteti
TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar ka reaguar për mosprezencën e Policis&eum...
b.z
POLITIKE
12 Shkurt17:33
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ BE: Duhet të respektohet vullneti i popullit!
Foto ilustruese
KOSOVË - Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, thanë se BE-ja ...
I.A
POLITIKE
12 Shkurt17:16
PROVAT/ "Gjyshja që qepte” në garë me Oscar de la Renta: 860 mijë euro shoppingu që Rama bën sikur nuk e beson
TIRANË- Në Shqipëri, ku shumica e qytetarëve luftojnë për të paguar qiranë dhe faturat, bashkëshortja e Erion Vel...
I.A
POLITIKE
12 Shkurt17:15
Arrestimi i Veliajt, BE kundër deklaratave të Ramës: Të mos i bëhet presion SPAK
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar për arrestimin dhe hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Duke folur për Dosja.al, deleg...
b.z
POLITIKE
12 Shkurt16:27
Deklaratat e Ramës për arrestimin e Veliajt/ Reagon Gazment Bardhi: Të korruptuarit e kanë fundin të njëjtë…..në burg!
Gazmend Bardhi
TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratëve të for...
b.z
POLITIKE
12 Shkurt16:12
"Nuk i përmbush kriteret për arrest me burg"/ Seanca në GJKKO, Erion Veliaj kërkon masë më të lehtë sigurie
Erion Veliaj
TIRANË - Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura, për vlerësimin e masës së sigurisë ...
b.z
POLITIKE
12 Shkurt15:45
Seanca në GJKKO/ Erion Veliaj - Olsi Dados: Je në konflikt interesi, të kam dhënë leje ndërtimi!
Erion Veliaj
TIRANË - Po mbahet seanca në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe për 6 biznesme...
n.f
POLITIKE
12 Shkurt14:59
KLGJ i tregon derën Ramës: Ankohuni te Gjykata e Apelit, stop me aludimet në media
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për gjyqta...