POLITIKE

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ BE: Duhet të respektohet vullneti i popullit!

b.z Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 17:33
Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ BE: Duhet të respektohet
Foto ilustruese

KOSOVË - Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, thanë se BE-ja pret që pas zgjedhjeve në Kosovë të formohen Kuvendi dhe qeveria e re. Ato siguruan mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj për integrimin evropian. Sipas Kaja Kallas dhe Marta Kos, zgjedhjet në Kosovë "ishin të qeta dhe konkurruese, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve dhe aplikimin e një ligji të ri zgjedhor”.

"Bashkimi Evropianpret që Kuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit. Ai do të vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-së.

"I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj evropiane. Kosova pritet të implementojë angazhimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut pa vonesa apo kushte të tjera”, thuhet më tej në deklaratë.

Në Kosovë pas zgjedhjeve të 09.02. 2025, tashmë janë numëruar mbi 99 për qind e votave. Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me rreth 40.80 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.16 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.59 për qind dhe AAK/Nisma me 7.46 për qind. Kryeministri Albin Kurti shpalli fitoren me fjalët se "ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”. Por nuk dha hollësi se me kë mund të provojë ta bëjë këtë, për faktin që rezultati i deritanishëm nuk ia mundëson ta formojë i vetëm qeverinë, pa ndonjë koalicion të mundshëm. Por kanë mbetur edhe votat e mërgatës dhe ato me kusht që të numërohen. Në një tubim festimi të fitores pas zgjedhjeve, Kurti përjashtoi mundësinë që ta formojë qeverinë me partitë opozitare, ndaj të cilave përdori një fjalor të ashpër dhe shprehje ofenduese.

Çfarë mendojnë partitë opozitare?

Nga ana tjetër, dyparti opozitarePartia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përjashtuan mundësinë në mënyrë kategorike që të hyjnë në koalicion me Kurtin. Kandidati i PDK-së për postin e kryeministrit Bedri Hamza, tha se partia e tij do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare.

"Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha, ata duan pushtet absolut, nuk kanë as program, e gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot televizive për debate. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë e përmes kësaj edhe qytetarët e Kosovës, ata nxitën urrejtje kurse ne bashkim dhe bashkëpunim”, tha Hamza. Sipas tij, qytetarët kanë votuar më shumë për partitë opozitare dhe ata duan që opozita të udhëheqë me vendin.

Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që doli partia e tretë në zgjedhje mori përgjegjësinë për rezultatin jo që e priste në zgjedhje. Ai tha se qëndrimin politik do ta japin pas çertifikimit të rezultateve, duke mos u deklaruar nëse do të mund të hyjë në një koalicion me LVV. Para zgjedhjeve Abdixhiku e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike koalicionin me LVV. Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të bashkëpunonte pa kushte "me subjektet politike opozitare shqiptare për të krijuar shumicën”.

"Pra nuk është vetëm se çfarë bën Aleanca por çfarë bën Kosova. Unë mendoj se është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës, assesi me Vetëvendosjen pra me zotin Kurti”, tha Haradinaj.

Çfarë mendojnë analistët?

Si e shohin këtë situatë analistët politikë ku lëvizja Vetëvendosje e Kurtit nuk e mori shumicën absolute që ta formojë e vetme qeverinë? Sipas tyre, rezultati i komplikon gjërat dhe realisht të dy palët mund të formojnë Qeverinë. Vetëvendosje me pakicat por edhe partitë opozitare me pakicat. Ehat Miftaraj, analist politik i tha DW-së, se "përkundër faktit se LVV nuk moti votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë, duke marrë për bazë specifikat që ka sistemi kushtetues në Kosovë, mbesin disa skenarë, që ndikohen si nga faktorë të brendshëm ashtu edhe të jashtëm”.

"Skenari i parë është një Koalicion mes LVV, partive të komunitetit jo shumicë, përjashto Listën Serbe si dhe një partie politike shqiptare. Që ky skenar të realizohet në praktikë, do kërkonte qasje afruese nga LVV dhe një gjuhë të moderuar për të lënë hapësirë për bashkëpunim, e cila nuk ka ndodhur deri më tani. Përkundrazi, lideri i LVV i quajti liderët opozitare më gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë ofenduese si 'hajvanë' që në gjuhën shqipe është sinonim i fjalës kafshë. Në këtë drejtim, është një përshtypje se LVV së paku në publik e veprime po abstenon nga e drejta e saj për të formuar qeverinë e ardhshme, duke krijuar atmosferë dhe klimë përçarëse dhe polarizuese kundër të gjithëve”, thotë Miftaraj. Sipas tij, një skenar tjetër është formimi i qeverisë nga ana e partive politike opozitare bashkë me komunitetet jo shumicë.

"Ky skenar mund të realizohet në praktikë nëse ka vullnet politik mes tre partive politike opozitare, nëse gjejnë gjuhën e përbashkët dhe së paku dy parti opozitare pajtohen që pozita e kryeministrit t'i takoj njërës parti, të harmonizojnë programin qeveritar dhe të pajtohen me qëndrimet lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje tjera me rëndësi si raportet me BE-në, masat ndëshkuese, etj”.

Ehat Miftaraj nuk përjashton edhe faktorët e jashtëm, qëndrimet e BE-së dhe SHBA-së lidhur me formimin e qeverisë së Kosovës dhe pritjet e tyre nga qeveria e ardhshme.

Çfarë parashikon Kushtetuta?

Ndërsa analisti Blerim Burjani thotë për DW se kushtetuta e ia jep të drejtën partisë fituese të tentojë ta bëjë qeverinë. "Vetëvendosje nëse brenda periudhës së caktuar, pra dy herë nuk arrin marrëveshje me ndonjë parti opozitare, atëherë presidentja duhet të zhvillojë procedura tjera  duke i dhënë mundësinë partisë së dytë që mund t'i bëjë numrat për ta bërë qeverinë. Kushtetuta u jep mundësi të gjitha partitive që i kanë numrat për të themeluar institucionet, pra për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit si dhe kryeministrit”, tha Burjani. Por, sipas tij, opozita tashmë ka bërë deklarim të qartë politik, ose Vetëvendosje e formon qeverinë pa opozitën ose opozita pa partinë që doli e para në zgjedhje.

"Po u bë qeveria e opozitës, nuk do të jetë qeveri stabile dhe e qëndrueshme më shumë se një vit, pasi që pas një viti duhet të zgjidhet presidenti i ri. Vetëvendosja mund të bllokojë këtë proces me forma të ndryshme, spese për zgjedhjen e presidentit kërkohet shumica prej 2/3 e deputetëve. Kjo i bie që nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda 45 ditëve, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thotë Burjani.

Sipas tij, Kosova duket se po hyn në ujera të turbullta politike, në paqartësi, në një demokraci jo konsensuale. Analisti Blerim Burjani, tërheq vërejtjen se vonesa e themelimit të institucioneve dhe ngërçi politik artificial i qëllimshëm është jo demokratik, e kjo situatë nuk do të prodhojë nota pozitive për Kosovën nga BE dhe SHBA./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë