POLITIKE

"Arben Rakipi shkel ligjin", PD denoncon: Nepotizëm dhe konflikt interesi në Shkollën e Magjistraturës! Përdorimi i pozitës për përfitime private

n.f Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 17:00
"Arben Rakipi shkel ligjin", PD denoncon: Nepotizëm dhe konflikt
Garo

TIRANË- Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Garo shprehet se Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe ish-kryeprokuror shkel ligjin në mënyrë flagrante dhe të përsëritur pa i hyrë gjemb në këmbë. Garo shtoi se në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 themelon kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners.

Ajo thekson se Rakipi zotëron 55% të aksioneve dhe familjarë të tij pjesën që mbetet e ndarë mes të birit dhe 2 ortakëve. Garo tha se siç rezulton nga dokumentet, Arben Rakipi, edhe pse i komanduar si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.

Zëdhënësja e PD-së shton se 3 ditë përpara se të hapej gara për funksionin në fjalë Rakipi themeloi një tjetër shoqëri, e regjistruar në QKB në korrik 2020, periudhë kur ai do të aplikonte për tu zgjedhur si Drejtues i Shkollës së Magjistraturës. Garo thekson se sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit. Sipas saj Rakipi vijoi i pashqetësaur edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar dhe madje ai i shton shkeljet ligjore.

Arben Rakipi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës dhe ish-kryeprokuror shkel ligjin në mënyrë flagrante dhe të përsëritur pa I hyrë gjemb në këmbë. Ja edhe provat të denoncuara fillimisht nga emisioni PLUG në Syri TV: Firma Rakipi & Partners, vec të tjerash, është studio që mbron kryebashkiakun dhe te shoqen. Jo vetëm kaq por ortakët e saj paguhen në bordet e ojf-ve që bashkëshortja e kryebashkiakut drejton. Në konflikt interesi dhe në shkelje të ligjit, Arben Rakipi në qershor 2020 themelon kompaninë Zyra Ligjore Rakipi & Partners.

Rakipi zotëron 55% të aksioneve dhe familjarë të tij pjesën që mbetet e ndarë mes të birit dhe 2 ortakëve. Siç rezulton nga dokumentet, Arben Rakipi, edhe pse i komanduar si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ka ushtruar aktivitetin privat të avokatit.

3 ditë përpara se të hapej gara për funksionin në fjalë ai themelon një tjetër shoqëri, e regjistruar në QKB në korrik 2020, periudhë kur Arben Rakipi do të aplikonte për tu zgjedhur si Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.

Sipas ligjit për Shkollën e Magjistraturës dhe rregullores së saj, kjo përbën shkelje të hapur dhe vendosje në kushtet e konfliktit të interesit. Rakipi vijoi i pashqetësaur edhe pas zgjedhjes si Drejtor i Shkollës së Magjistraturës për një mandat 4 vjeçar. Madje ai i shton shkeljet ligjore.

Pas më shumë se dy muajve nga emërimi, Arben Rakipi vendos t’ia dhurojë aksionet bashkëshortes, Vilma Rakipi. Por kjo nuk është më shumë se një manovër për të shmangur konfliktin e interesit. Ai vetëm sa ndryshon emrin e aksionerit, pasi sipas regjimit bashkëshortor, ai mbetet përfitues me 50% i cdo pasurie të krijuar gjatë martesës.

Madje sipas kësaj kontrate Vilma Rakipi nuk do të mundej t’i tjetërsonte aksionet pa miratimin paraprak të Arben Rakipit. Ligji 115/2016 dhe Rregullorja e Institucionit, në nenin 23, parashikon që bashkë me Drejtuesin e Shkollës së Magjistraturës, edhe familjarët ndalohen të kenë aktivitet fitimprurës. Shkeljet vijojnë, a thua se Arben Rakipi është një nxënës mbetës i Juridikut, dhe jo drejtori i shkollës që duhet të përgatisë elitën e Jurisprudencës shqiptare.

Përcaktimet në STATUTIN e kompanisë e theksojnë qartë mënyrën se si bëhet kalimi i kuotave të aksioneve. Sipas nenit 11 të statutit, të firmosur nga Arben Rakipi, përcaktohet se kontrata për transferimin e kuotave te bashkëshortja duhej të ishte e noterizuar sëbashku me vendimin e Asamblesë së Ortakëve.

Dokumentacioni i dorëzuar pranë QKB, fakton se kontrata dhe vendimi nuk janë noterizuar dhe QKB nuk duhet të bënte kalimin e kuotave pasi KONTRATA ËSHTË NUL. Sipas përcaktimit në STATUT dhe Ligjit “Për Shoqëritë Tregtare”, Arben Rakipi është de facto dhe de jure aksioner i Shoqërisë dhe kontrata nuk ka asnjë vlerë juridike.

Këto janë shkelje të rënda ligjore të kryera nga Arben Rakipi, i përzgjedhur tashmë dhe për një mandat të dytë në Drejtimin e Shkollës së Magjistraturës. Kjo është pjesa e parë e serisë së shkeljeve të Arben Rakipit. Ai e ka kthyer shkollën e Magjistraturës në çiflig familjar.

Sipas verifikimeve, Arben Rakipi ka punësuar në shkollën e Magjistraturës bashkëshorten dhe motrën. Gruaja e Rakipit, është punësuar në Shkollën e Magjistraturës si Profesore eksperte në trajnimin e studentëve për lëndët e krimit ekonomiko-financiar, PPP, Tendera, Tatime, Dogana etj.

Konflikti i interesit në rastin Rakipi thyen rekorde tribale: burri ka dy herë vartëse gruan, njëherë në kompaninë private dhe herën tjetër si pedagoge të shkollës që ai vetë drejton. Zonja Rakipi në stilin e të shoqit, dhe për të fshehur konfliktin e interesit, është punësuar pranë shkollës së Magjistraturës me emrin Vilma Sharofi, pra me mbiemrin e vajzërisë.

Ndërsa motra e tij, Vera Rakipi është shefe departamenti pranë Shkollës së Magjistraturës. Këto janë standardet e drejtësisë së re, mu në zemër të sistemit ku rriten juristët e ardhshëm. Mentorët e tyre, në mësim u lektorojnë si të zbatojnë ligjin dhe jashtë tij e thyejnë sa herë u jepet rasti. Ja ku e ka drejtësia e re shembullin më të qartë dhe flagrant të nepotizmit, korrupsionit dhe banalitetit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë