POLITIKE

Artan Hoxha deklaratë të fortë: Trekëndëshi i drogës komandon qeverinë. Policia e Shtetit tani është ‘pronë’ e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 22:32

Artan Hoxha deklaratë të fortë: Trekëndëshi i

Gazetari Artan Hoxha ka lëshuar deklarata të forta ku ka akuzuar drejtpërdrejt se qeveria e re është e lidhur ngushtë me struktura kriminale dhe se kontrolli mbi institucionet shtetërore është përqendruar plotësisht në duart e Edi Ramës.

‘Atributet si kryeplak, si shefi i zjarrfikësve, drejtori i ujësjellësve, si drejtori i pyjores i kishte marrë që më përpara kompetencat. Sot mori dhe kompetencat e të gjithë ministrive’, deklaroi Hoxha, duke folur për përqendrimit të pushtetit tek Rama. Gjatë bisedës, Hoxha theksoi se nuk ishte i befasuar nga zhvillimet e fundit politike. Një nga akuzat më të rënda të gazetarit të njohur ishte ajo për ‘operatorin kombëtar të narkotikëve’, të cilin e lidh me trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan.

‘Mbrëmë përmenda një nga operatorët e parë që është krijuar, para se të vinim në këtë situatën e operatorit kombëtar të ujit, apo të mbetjeve, operatori kombëtar i krijuar në vend, është ai i narkotikëve. Ai trekëndëshi që të thashë, Tiranë-Durrës-Elbasan, pra sot në Shqipëri kemi një operator kombëtar dhe ata janë një nga mbështetësit, financuesit, bashkëpunuesit kryesor të kësaj qeverie që pamë sot’, deklaroi Hoxha.

Duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, ai sugjeroi se emrat e rinj janë pjesë e një marrëveshjeje për të ruajtur ekuilibrat dhe kontrollin mbi pushtetin.

‘Emrat që janë futur në qeveri, janë pjesë e një marrëveshje qoftë dhe në distancë që është bërë për të vazhduar’, tha Hoxha.

Ai vuri në dukje se një nga zhvillimet më të rrezikshme është kalimi i kontrollit të plotë të Policisë së Shtetit tek Kryeministri.

‘Tërhiqte vëmendjen tjetër, fakti se tani Policia e Shtetit do të jetë atribut direkt i kryeministrit. Nëse deri dje ai maskohej se, ishte ministrit dhe e bënin ata pa dijeninë e tij, sot ai caktoi dhe ministren e re dhe i tregoi dhe kufijtë deri ku e ka ajo’, u shpreh gazetari.

Në fund, Hoxha komentoi edhe pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se Rama ka ‘çmontuar’ politikisht të gjithë strukturën e tij.

‘Elementi tjetër që nuk duhet harruar se, nëse Veliajt ja bëri funeralin në sheshin Skëndërbej, sot i hoqi dhe afishen që njoftonte vdekjen e tij politike dhe e bëri pasi e çmontoi të gjithë strukturën e atij’, tha Artan Hoxha gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë