Pamje të rënda/ Ja si po trajtohen studentët në komisariate nga policia!
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Pamjet nga një prej komisariateve në Tiranë ku shfaqen disa studentë të shtrirë në dysheme, po bëjnë xhiron e rrjet...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë pengimin e gazetares së emisionit "Piranjat", Jonida Mukja, ng...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi live në ‘Çim Peka LIVE’ se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke ...
Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar një artikull të gjerë protestave në Tiranë, duke vënë ...
Nxënës të gjimnazit “Besnik Sykja” kanë ngritur shqetësimin për ndalimin e protestave në ambientet e shkoll&eum...
Një prani e konsiderueshme e forcave të policisë është regjistruar te Blloku i Ambasadave në Tiranë, ku efektivë të...
Pamjet që shikoni në videot e mëposhtme, janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Tiranë, gjatë pro...
Tirana ka përjetuar mbi dhjetë orë protesta dhe tensione gjatë ditës së tretë të mobilizimit të nxënësve,...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë ...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...
Numri i protestuesve përpara Kryeministrisë është rritur ndjeshëm, pavarësisht tensioneve, ndërhyrjeve të policisë dhe incidenteve të regjistruara gjatë orëve të fundit në qendër të Tiranës.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” po mbushet me demonstrues, ndërsa grupe të tjera qytetarësh i janë bashkuar turmës, duke shtuar pjesëmarrjen në protestën që ka hyrë në ditën e tretë.
As përdorimi i përsëritur i gazit lotsjellës nga policia dhe as tymi që ka mbuluar pjesë të zonës përpara Kryeministrisë nuk kanë sjellë largimin e përgjithshëm të demonstruesve. Përkundrazi, pas tërheqjeve të përkohshme gjatë ndërhyrjeve të forcave të rendit, turma është rigrupuar dhe është zgjeruar përgjatë bulevardit.
Situata vijon të jetë e tensionuar, pasi gjatë orëve të fundit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Grupe demonstruesish kanë hedhur gurë dhe fishekzjarrë drejt forcave të rendit, ndërsa këto të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Tensioneve u është shtuar edhe zjarri në një kioskë pranë Kryeministrisë, nga e cila janë ngritur flakë dhe tym. Megjithatë, incidenti nuk e ka ndërprerë grumbullimin e protestuesve në bulevard.
Më herët, policia vendosi kordone në të dyja anët e bulevardit dhe avancoi gradualisht, duke i shtyrë grupe demonstruesish drejt Urës së Lanës. Një tjetër kordon u vendos në hyrje të Pedonales, ndërsa gjatë ndërhyrjeve u raportua për një numër të madh personash të shoqëruar.
Pas këtyre zhvillimeve, protestuesit janë rikthyer përpara selisë së qeverisë, ku pjesëmarrja është shtuar ndjeshëm krahasuar me momentet e mëparshme të përplasjes.
Rritja e numrit të demonstruesve vjen pas disa orësh lëvizjesh nëpër kryeqytet. Gjatë ditës së sotme, turma ka marshuar në Rrugën e Elbasanit, pranë stadiumit dhe Presidencës, si dhe në zonën e Librit Universitar, përpara se të rikthehej në qendër.
Marshimi është shoqëruar me incidente dhe dëmtime të pronës private, përfshirë sulme ndaj disa degëve bankare dhe bizneseve, ndërsa policia ka ndërhyrë në disa raste për të shpërndarë protestuesit.
Megjithëse pjesëmarrja në bulevard është dukshëm e lartë, ende nuk ka një vlerësim të konfirmuar për numrin e përgjithshëm të demonstruesve.
Aktualisht, përpara Kryeministrisë vijon grumbullimi i një numri të madh protestuesish, ndërsa policia mban pozicionet e saj në bulevard dhe në rrugët lidhëse të qendrës së Tiranës.
Televizioni publik gjerman, ARD, në edicionin qendror të lajmeve Tagesschau vazhdon t’i kushtojë vëmendje revoltës studentore n&e...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas protestave të dhunshme dhe tensioneve që kanë përfshirë Tiranën gjat&...
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë me tensione të larta, ndërsa studentët paralajmërojnë se revolt...
Hidhet masivisht gaz lotsjellës drejt protestuesve. Studentët janë vendosur në Bulevardin te Kryeministria ndërsa protesta vijon që...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar se asnjë veprim i qeveri...
Zyra e Kolegjit të Europës në Tiranë është një nga institucionet që ka pësuar dëmtime gjatë protestave st...
Situata përpara godinës së Kryeministrisë po përjeton një nga momentet më dramatike të ditës së sotme, teksa p...
Ish-deputeti, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të ruajnë qetësinë dhe të...
Jorida Tabaku shprehu mbështetjen për protestën e të rinjve dhe kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se shumica parlamentare nu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për agjencinë Reuters, ku ky i fundit u s...