POLITIKE

“Ato duhet të bien si sekt,” Llagami e KLGJ-së ka dhe një mendim si i jepet fund SPAK-ut! Bushka kërkon takim në një “vend pa njerëz” (FOTO+VIDEO)

n.f Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 18:51

“Ato duhet të bien si sekt,” Llagami e KLGJ-së ka dhe

TIRANË- Që zonja znj. Llagami dhe znj. Bushka reaguan, jemi mëse të lumtur. As kjo medie e as burimi i kësaj medie nuk kanë sajuar asgjë. Sigurisht, nuk kemi përgjuar telefonat e zonjave, ama kemi foto të tyre duke ngrënë e duke pirë, sa nëpër lokale, aq edhe në zyrat e Ajola Xoxës, ku mbathur, e ku zbathur.

Ashtu sikurse kemi komunikime të secilës prej tyre me anëtarë të sistemit gjyqësor e më tej, ku kërkojnë me numrat e tyre të telefonit, grafiqe gadishmërie të Spak e GJKKO, ku konfirmojnë se Llagami ia ka kaluar këtë grafik Bushkës; ku Bushka lutet pranë gjyqtarëve të thjeshtë të ndihmojnë me informacion për të afërmin e Ajolës; ku Llagami shkruan se duhet shkrirë SPAK; ku shkruan se do të fusë të vëllain në SPAK, e plot e plot të tjera.

Ne nuk jemi agjentë “Mossadi” të dimë sa e sa kanë shkëmbyer zonjat mes veti, ama jemi qytetarë që krimet ndaj drejtësisë i zbulojmë. Kështu, Ora News sjell në vëmendje një komunikim të Klotilda Bushkës, ku kërkon dy herë nga një gjyqtar i zakonshëm, si në “WhatsApp” dhe në “Signal” grafikun e gatishmërisë së GJKKO për të shpëtuar kushëririn e Ajola Xoxës.

Pasi ky gjyqtar nuk e ndihmon dot, ish-kryetarja Llagami konfirmon tek i njëjti gjyqtar se e ka ndihmuar Bushkën duke i nisur grafikun. E bën këtë gjë me numër të saj të telefonit. Kësaj here me këpucë veshur besojmë.

Veç sa më lart, Bushka kërkon takim me Llagamin dhe një person tjetër e këtij të fundit i thotë: “na e organizo, por në një vend pa njerëz”.

Përse duhej një vend pa njerëz? Mos vallë se Llagami emërohet, raporton e tutje tehu pikërisht me atë që ha e pi? Ky takim është i ndryshëm nga ai i 19 Janarit, i paraprin atij dhe kërkohet të ruhet privatësia e kësaj qoke: Komision Ligjesh- KLGJ. Edhe këtë Bushka e bën me numrin e saj.

Por skandali më i madh është dëshira e ish-Kryetares së KLGJ-së që të shkrijë SPAK-un dhe GJKKO si “sekt”! Madje, pushtetin e tyre ta kalojë tek Gjykata e Zakonshme meqë nuk po gjen dot hapësirë të ndihmojë ata që e emëruan e ata që do e çojnë në Gjykatë Kushtetuese.

Në një komunikim prej “xhelati” të drejtësisë, e jo prej një figure të nivelit të lartë të udhëheqjes së Gjyqësorit, Llagami i shkruan, po me numrin e saj të telefonit, një gjyqtari të thjeshtë ku i thotë: “Atë i thoja Ildës (pra Klotilda Bushkës), që një kallëzim ndaj një Prokurori të SPAK, nuk mund të rrijë në SPAK…se ato duhet të bien si sekt (pra SPAK dhe GJKKO), duke i sjelle te ju (pra gjykata e prokurori te zakonshme)…duke i sjelle te ju, do përdridhen…”.

Këto janë fjalët e ish-Kryetares së KLGJ-së, Llagami, të sjella me foto dhe video screen të mesazhit ku identifikohet numri i saj.

Le të dalin tani Bushka e Llagami të mohojnë numrat e tyre të telefonit, të mohojnë këto biseda të turpshme për kapjen e sistemit të drejtësisë, të mohojnë takimet e mes tyre, e po deshën edhe ekzistencën e tyre njerëzore.

Peshku qelbet nga koka, ato që duhen përdredhur e duhen shkrirë janë këto afera të turpshme e kriminale, por jo SPAK, e as GJKKO./ Marrë nga OraNews

klotilda bushka naureda llagami

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë