Siguria kibernetike, qeveria britanike u bën thirrje institucioneve të mbrojnë sistemet online
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...

Aktivisti Aulon Kalaja nga studioja e emisionit 'Kafe Shqeto' tha se opozita ka hyrë në një betejë politike dhe ligjore për të ndalur atë që ai e cilëson si “ndikim të rrezikshëm mbi fëmijët në shkolla”, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë për miratimin e ligjeve që hapin rrugën për ndërhyrje të dëmshme në edukimin e të rinjve.
Kalaja u shpreh se projektligji i ri i propozuar nga opozita synon të rikthejë kontrollin tek familja dhe prindërit, duke i dhënë atyre rol vendimtar në përmbajtjen që u ofrohet fëmijëve në institucionet arsimore.
Ai theksoi se ndryshe nga iniciativa aktuale, mazhoranca në muajt shtator-tetor ka kaluar me 77 vota një ligj që lejon depërtimin e organizatave të ndryshme në shkolla, të cilat promovojnë axhenda që ai i konsideron problematike për zhvillimin e fëmijëve.
Kalaja ngriti gjithashtu akuza për një “heshtje të imponuar mediatike”, duke pretenduar se tema të tilla shmangen nga debatet publike dhe se zëra kritikë penalizohen ose përjashtohen nga hapësirat televizive.
Ai solli në vëmendje edhe raste konkrete që po ndodhin në shkolla, ku përmes projekteve të ndryshme po ndikohet tek identiteti dhe orientimi i fëmijëve në moshë të hershme.
Deklarata e plotë:
"Opozita ka hyrë në skakier, është duke u marrë seriozisht me këtë çështje. Unë kam diskutuar me një pjesë të madhe të deputetëve të cilët kanë hartuar këtë projektligj, të cilin e kanë çuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe unë besoj që do marrë një përgjigje ndryshe nga ana e qeverisë, sepse kemi parasysh diçka, në muajt e shtator-tetor, këta kaluan një ligj me 77 vota, pikërisht të kundërtën e kësaj ligji që kërkon opozita.
Për këtë arsye opozita, duke mos pasur votat atëherë, tanimë duke e trajtuar me shumë seriozitet çështjen, të gjitha pikat janë pika adekuate e ka futur këtë gjë në në rend të ditës në Kuvendin e Shqipërisë dhe do hapet një debat të paktën parlamentar, por edhe publik, se ja ku e po e trajtojmë dhe neve, dhe të përgëzoj për këtë temë, sepse, shiko, rëndom nuk shihen nëpër media tema të tilla.
Këtu kemi një akaparim të medias shqiptare që të mos flitet për këtë çështje. Unë vetë jam penalizuar nga disa televizione kur kam ngritur zërin për çështje të tilla dhe jam futur tek personat non grata pastaj, për të mos më ftuar më në emisione, sepse këta janë disa televizione që e kanë pjesë të axhendës, në prime time promovojnë personalitete të tilla.
Tani, ku konsiston dhe ku është e gjithë çelësi i suksesit, mendoj unë, të këtij projektligji që po bën opozita? Te familja, sepse do jenë prindërit ata që do të kontrollojnë të gjithë propagandën që këta po bëjnë nëpër shkolla.
Një miku jonë më thonte, Maringlen Doçi, aktivist, që në shkollat e Mamurrasit tani, kishin futur disa projekte ku vajzave u jepnin lodra djemsh dhe djemve u jepshin lodra vajzash. Tani po ndodh.
Këto pra shoqatat, sepse këto shoqata të cilat merren, marrin para nga LGBT-së, nga të huajt që duan të ecin në këtë axhendë, janë futur tanimë me vrull të madh në shkollat e Shqipërisë, sepse e lejon ligji.
Pikërisht ky ishte kurthi i ligjit që u votua dhe ne e kundërshtuam atëherë, po tani jemi në Gjykatë Kushtetuese, patjetër, presim një përgjigje, me 77 vota të mazhorancës. Pra ky ligj që ka votuar parlamenti i Shqipërisë i lejon shoqatave të tilla që të shkojnë tek fëmijët tanë dhe t'i bëjnë propagandë.
Propagandë që të luajnë me lodrat e gabuara duke i shtyrë ata drejt ndërrimit të seksit, sepse këtu bie theksi, dhe duke ju thënë që ju po lindni në trupin e gabuar, keni kohë për të marrë një vendim, pastaj duke i shtyrë ndoshta dhe tek terapitë, ky projektligj i përcakton, pra hormonale, të cilat janë shumë të rrezikshme dhe janë në një moshë shumë delikate që fëmijët tanë i marrin dhe i trajtojnë pa ndërgjegje, apo jo?
Të cilët, unë mendoj që kush është çelësi i suksesit dhe një herë, janë prindërit. Bordet e prindërve duhet të marrin një rol preliminar nëpër shkolla".
Zhvillimet e fundit procedurale nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë rikthyer vëmendjen tek çështja e ish-ministres Belinda Ba...
Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Vlorë, ku si pasojë janë plagosur dy persona. T&eum...
Mercenar të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani. Në nj&eum...
Një tragjedi të vërtetë e ka cilësuar kryetari i PD, Sali Berisha, aksidentin që u moti jetën dy të miturve, ndërsa...
Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetin social X për aksidentin tragjik në Durrës me dy fëmijë që ndërruan jetë, du...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Medias dhe Drejtave të Njrriut ka reaguar pas tragjedisë së nd...
Pavol Szalai, përfaqësues i organizatës ndërkombëtare ‘Reporterët Pa Kufij’, deklaroi se Shqipëria qëndron n...
Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU), aleanca më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë, ka miratuar rezolut&e...
Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Edi Ramës, duke i cilësuar ato si pjesë e 'ri...
Gazeta greke, Protothema shkruan një artikull për 75-vjetorin e Forcave Ajrore Shqiptare, duke nënvizuar se festa u kremtua duke ngritur në...