POLITIKE

Balliu: Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, plot 788 milion lekë borxhe si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit

n.f Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 14:08
Balliu: Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj, plot 788 milion
Balliu

TIRANË- Koordinatori rajonal i Tiranës në PD, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave/ Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se Bashkia e Tiranës, përveç borxheve që u ka qytetarëve, të cilëve u ka shtuar trafikun, u ka ndotur ajrin, u ka ulur gjelbërimin, u ka rritur kullat dhe betonin është borxhlije e keqe edhe me institucionet shtetërore.

Ai më tej shtoi se borxhi është prej plot 788 milion lekë ndërsa shtoi se kjo ka ardhur  si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit nga bashkia e Veliajt. Balliu shtoi se sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘Investime’ me 47%, ndjekur nga ‘Të tjera’ 25%, ‘Shërbime’ 11%, dhe ‘Vendime Gjyqësore’ 9%.

Ai theksoi se Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar sistematikisht vjedhjet dhe abuzimet sistematike të Erion Veliajt me taksat e qytetareve të Tiranës, dhe pavarësisht maleve me prova për korrupsionin e tij, drejtësia nuk reagon.

Deklarata e plotë e Klevis Balliut:

Përshëndetje! Bashkia e Tiranës, përveç borxheve që u ka qytetarëve, të cilëve u ka shtuar trafikun, u ka ndotur ajrin, u ka ulur gjelbërimin, u ka rritur kullat dhe betonin është borxhlije e keqe edhe me institucionet shtetërore. Plot 788 milion lekë borxhe ka bashkia e Erion Veliajt si rrjedhojë e abuzimeve dhe keqmenaxhimit.

Sipas kategorive, peshën më të madhe të stokut të detyrimeve e zë kategoria ‘Investime’ me 47%, ndjekur nga ‘Të tjera’ 25%, ‘Shërbime’ 11%, dhe ‘Vendime Gjyqësore’ 9%. Partia Demokratike prej vitesh ka denoncuar sistematikisht vjedhjet dhe abuzimet sistematike të Erion Veliajt me taksat e qytetareve të Tiranës, dhe pavarësisht maleve me prova për korrupsionin e tij, drejtësia nuk reagon.

Si rrjedhojë Bashkia e Tiranës, jo vetëm nuk i përgjigjet problemeve të qytetarëve, por nën drejtimin e Veliajt në këto 9 vite thyen rekorde në borxhe ndaj palëve të treta, më shume se çdo bashki tjetër. Disa milionë i ka për vendime gjyqësore, gjyqe të humbura me punonjës të shkarkuar padrejtësisht nga puna, apo padrejtësi të tjera ndaj qytetarëve të Tiranës.

Kur e dëgjoni lali Erin të predikojë si pastor, mos e besoni, poshtë fjalëve është fakti se ai as detyrimet e institucionit të vet nuk i shlyen. Ndërkohë që u merr shpirtin qytetarëve dhe u bllokon llogaritë, nëse nuk paguajnë taksat bashkiake, për vete grumbullon qindra miliona ta papaguara. Atij nuk i bie kush në qafë sepse prokurorët e SPAK i ka kolegë.

Ndërkohë, borxhi i bashkisë mund të shlyhet fare lehtë: Të ndalohen pagesat e inceneratorëve, 80 mijë euro në ditë! Të ndalohen abuzimet! Të ndalohet luksi!

Të mos shkarkohen punonjës padrejtësisht nga puna! Te nderuar qytetare: Qëndresa ndaj e keqes është një detyrim. Përballja me korrupsionin dhe abuzimet është jetike për ti vënë para përgjegjësisë shkelësit dhe përmirësuar gjendjen qytetit dhe mirëqenien çdo qytetari.

Prej 5 muajsh opozita dhe shoqëria civile janë në protesta-zinxhir kundër vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Ju ftojmë të bashkohemi me ne proteste, nesër ne oren 11:00, tek bashkia e Tiranes për të shpëtuar qytetin nga pronari faktik i inceneratorit dhe shefi i organizatës kriminale 5D!

pd balliu veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë