POLITIKE

Balluku e pandehur/ Alimehmeti: Rama duhet të jepte dorëheqjen. Zgjedhjet në Tiranë duken shumë e qartë në favor të Binajt

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2025, 19:12
Balluku e pandehur/ Alimehmeti: Rama duhet të jepte dorëheqjen.

Tirana pritet të shkojë në zgjedhje të pjesshme në një kohë kur qeveria socialiste përballet me akuza të rënda për korrupsion në nivelet më të larta. Belinda Balluku është e e dyta zv/kryeministre që merret e pandehur.

“ Në një vend normal do të ishte e udhës që kryeministri të jepte dorëheqjen, pastaj në një vend që jemi, mes autokracisë e diktaturës patjetër që kjo s’ka si të ndodhë. Në këtë klimë zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Në këtë situatë përballet opozita dhe jo më kot njerëzit ikin nga ky vend” thotë Ilir Alimehmeti në një intervistë për Syri.tv. 

Përballja tejet e pabarabartë. Kandidati Binaj përballet jo vetëm me kundërshtarin politik, por me të gjithë aparatin shtetëror, milionat e eurove që dyshohet se qarkullojnë nga afera korruptive dhe presionin mbi administratën publike për të siguruar vota. Sipas informacioneve nga terreni, administrata e bashkisë është instruktuar të intensifikojë punën për shkak të “rënies së entuziazmit”.

Pavarësisht kësaj disbalance, sondazhet e para tregojnë një garë kokë më kokë, një sinjal se pakënaqësia ndaj qeverisjes është e lartë. Zgjedhja për qytetarët e Tiranës duket e qartë: të votojnë për vazhdimësinë e një pushteti të zhytur në skandale, apo të rrezikojnë me një alternativë të re që premton ndryshim.

“Kjo është situata që neve kemi, që është paradoksale, që do të thotë, një kryetar bashkie në burg, një kandidate e partisë në fuqi e cila ka probleme direkte me drejtësinë dhe një drejtuese politike për kryeqytetin që është e pandehur pikërisht nga organet e drejtësisë.

Tani kush është gara? Kriminelët kundër njerëzve të ndershëm? Sepse kjo duket që është një gara për bashkinë e Tiranës. Pra, nga njëri krah kemi zotin Florian Binaj, një figurë qytetare, nuk ka kërkush t'i thotë një fjalë, jam i bindur që asnjë gjobë nuk e ka. Njeri me karakter, njeri me një sedër, njeri me dinjitet, e nga krahu tjetër pastaj kemi një grup njerëzish të cilët për interesat e tyre personale, se kjo është e vërteta, për interesat e tyre personale, në kurrizin e të gjithë të tjerëve, pavarësisht e majta, e djathta, pa parti, shkojnë dhe krijojnë situata paradoksale si kjo e fundit. Pra, asnjëra nga këto nuk duhet të ishte më në skenën politike, as kryetari i bashkisë aktual që pritet të shkarkohet, as kandidatja e tyre për bashkinë, as drejtuesja politike, madje as kryeministri, siç e thashë pak më parë.

Mirëpo në një situatë paradoksale, ne rrimë dhe diskutojmë këtë element. Këtu s'duhet të kishte asnjë lloj diskutimi, sikur edhe vetë për socialistët, se kë duhet të votohet, sepse, keni të bindur juve, edhe në radhët e tyre ka njerëz të ndershëm. Dhe s'ka se si diskutohet që ata të përfaqësohen tani vetëm nga njerëz të cilët kanë probleme me organet e drejtësisë, nga i pari tek i fundit. Nuk shpëton asnjë. Dhe në këtë realitet, këtu zgjedhja duket shumë e qartë në favor të zotit Binaj”

Alimehmeti pranon se gara nuk është aspak e barabartë por opozita këtë herë është krejtësisht e bashkuar dhe  ka vendosur të mbështesë në garë një figurë qytetare, Florian Binajn dhe Alimehmeti argumenton pse  në këto zgjedhje është shumë e qartë që janë në favor të tij.

Gara nuk është aspak e barabartë, është një David kundër Goliathit, dhe jo vetëm për zotin Binaj, por për të gjithë opozitën dhe gjithë njerëzit dhe gjithë figurat që po e mbështesin dhe po punojnë aktivisht për të. Por ama ka aspekte pozitive. Opozita tani është krejtësisht e bashkuar. Nga ky aspekt. Nga aspekti tjetër kemi goditje nga ana e Partisë Socialiste. Sërish është e vërteta ajo që ju thoni. Ama kujtoj, më 14 maj, edhe pa këto probleme që ka aktualisht Partia Socialiste, pra me akuzat e fundit që ka bërë SPAK-u, më 14 maj ishin të vërteta të gjitha këto që ju sapo thatë. Pra ishin paratë, ishin grupet kriminale, ishte krejt administrata, ishte gara e pabarabartë. Të gjitha këto elementë ishin në lojë.

E megjithatë, madje në krye të listës së Tiranës, drejtues politik ishte vetë kryeministri, apo jo? Jo zëvendëskryeministri, por kryeministri. Dhe megjithatë, ndër 12 qarqet e Shqipërisë, në Tiranë kanë bërë rezultatin më të dobët Partia Socialiste, që do të thotë, është gjithmonë kryeqyteti ai që reflekton i pari, është gjithmonë elektorati qytetar i cili do zgjuar. Me këtë duhet të punojë patjetër opozita.

Nga krahu tjetër, patjetër gjithsesi, loja nuk është absolutisht e lehtë. Të punosh kundër kësaj lloj makinerie që funksionon që të gjithë paratë e abuzuara në vite nga xhepat tanë dhe paratë që vijnë nga mafia ndërkombëtare, të vijnë dhe të hidhen në mënyrë të vazhdueshme për të mbajtur pushtetin me çdo kusht. Puna është e vështirë, ama neve i kemi dalë përballë dhe do t'i qëndrojmë përballë. Dhe nga ky aspekt, presim një rezultat shumë pozitiv për Tiranën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë