POLITIKE

Balluku e pandehur nga SPAK për aferën 50 mln euro, Erion Braçe: Atribut i kryeministrit ta shkarkojë! Rama t’i mbajë duart larg nga drejtësia

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2025, 18:41
Balluku e pandehur nga SPAK për aferën 50 mln euro, Erion

Vendimi për shkarkimin e zv/kryeministres Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK në akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, është atribut vetëm i kryeministrit Edi Rama.

Kështu deklaroi Erion Brace kur u pyet se cila është arsyeja që Balluku vijon të jetë në detyrë ndërsa ka marrë zyrtarisht nga SPAK një akuzë penale.

Erion Braçe është shprehur se Kryeministri Edi duhet të mbaj duart larg nga drejtësi pasi çdo fjalë e thënë ndikon në vendimmarrje. Kujtojmë së fundi ngutjen e Kryeministrit dhe thirrjet e vazhdueshme për të liruar kryetarin në detyrë të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në një intervistë për media në datën 13 nëntor Rama u shpreh se Veliaj po mbahet peng në qeli. Për këtë ndërhyrje politike ndaj Kushtetueses, Braçe është shumë i qartë duke sqaruar se i organet e drejtësisë duhet të kryejnë punën të pavarura pa u cenuar apo shtyrë nga thirrjet e  politikës

Ai theksoi se në këtë rast politika nuk duhet të ndërhyjë për të lënë të lirë organet e drejtësisë të kryejnë detyrën e tyre.

“Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë”, tha Brace per News 24.

E pyetur nëse duhet të vijojë të qëndrojë në detyrë duke drejtuar një nga institucionet me buxhetin më të madh, deputeti Braçe tha se vendimmarrja për largimin ose jo të saj nga detyra është atribut i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

“Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit”.

-Zoti Braçe flasim pak për disa zhvillime që janë tronditur politikën pse jo dhe mazhorancën. Balluku zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në detyrë drejton një nga ministritë me buxhetin më të madh. Si e keni parë këtë zhvillim?

Erion Braçe: Veprimet e SPAK patjetër që trondisin por nuk duhen përjetuar si drama, në momentin kur e miratuam reformën në drejtësi dhe kur i dhamë atributet një institucioni të tillë si SPAK, patjetër që do të duhet të prisnim dhe veprime të tyre kundrejt mazhorancës.

Pra në këtë aspekt është e pritshme. Në këtë aspekt, çdo gjë që vjen prej tyre dhe ne e dinim që do të ndodhte. Çdo veprim që ka ndërmarrë SPAK, PS ka marrë një qëndrim dhe është i qartë. Cilido që ka marrë një akuzë përballet me të në rrugë individuale pra nuk ka mbrojtje politike nga partia. Pra që ne kemi hequr dorë nga mbrojtja politike për cilindo prej nesh dhe ky është një qëndrim diametralisht ekstrem në krahasim me cilindo palë tjetër politike në këtë vend.

Po vijmë tek rasti konkret. Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë. Keni një rast apo 2 në krahun tjetër, klubi partizani dhe 21 janari, më keni dëgjuar të flas? Kurrë, nuk dua së pari të politizohen dhe së dyti nuk flas për njerëzit kur janë në pozita të vështira.

A duhet të vijojë zonja Balluku në detyrë?

Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit.

Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset. Në cdpo aspekt tjetër, vijmë te ajo që kemi thënë. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?