POLITIKE

‘Ballukun, Rama po e përdor si digë’, Bushati: Po e fuqizon për t’i thënë SPAK e ndërkombëtarëve që s’e kaloni dot

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Mars 2026, 21:40
‘Ballukun, Rama po e përdor si digë’, Bushati: Po e

Balluku mburoja e Ramës? Zbardhet skenari i luftës me SPAK dhe ndërkombëtarët

Emërimi i Skënder Hitajt, - i cili njihet si ish-shefit elektoral i ministres Belinda Balluku - në postin më të lartë në Policinë e Shtetit, atë të Drejtorit, ka ngjallur debat e polemika mbi fuqinë dhe influencën në rritje të ish ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë brenda qeverisë.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, analisti Andi Bushati, thotë se kjo lëvizje vjen si një konfirmim për zërat që prej kohësh argumentojnë se Balluku është kthyer në figurën më të pushtetshme të kabinetit, duke vepruar si një “kryeministre de facto”, ndërsa Edi Rama zbaton dëshirat e saj.

Parë në këtë këndvështrim, theksoi Bushati, kryeministri Rama ka marrë një rol dytësor, duke firmosur dhe emëruar njerëz të besuar të ministres së tij, një dinamikë që bie ndesh me imazhin e liderit të fortë që ai ka kultivuar ndër vite.

Ndryshe nga rastet e mëparshme ku Rama ka treguar forcë duke u distancuar nga figurat problematike, me Ballukun, shprehet analisti, po ndodh e kundërta: një nënshtrim i heshtur dhe pranim i vullnetit të saj.

Po përtej teorisë së "pengmarrjes", thotë Bushati, po forcohet ideja se Rama po e përdor qëllimisht figurën e Belinda Ballukut si një "digë" strategjike.

Në këtë skenar, kryeministri nuk është viktimë e influencës së saj, por një arkitekt që po e fuqizon atë për t'i dërguar një mesazh të qartë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Duke e mbrojtur Ballukun me çdo kusht, Rama po vendos një "vijë të kuqe" të pakapërcyeshme, duke sinjalizuar se ai mbetet në kontroll të plotë të situatës dhe se ka segmente të pushtetit ku drejtësia e re nuk mund të depërtojë pa lejen e tij, shprehet ndër të tjera Bushati.

Padyshim që janë bashkë, por domethënë kjo është një tezë e konsumuar, është një tezë e kemi dëgjuar me Saimir Tahirin, me Veliajn, dëgjo ky ka ca gjëra që po foli ky kundër Ramës dhe Rama i trembet. Në fakt Rama ka dalë më i fuqishëm pas çdo rënie të këtyre. Çfarë, por çfarë ndryshon kjo nga rastet e mëparshme? Kjo ndryshon sepse në qoftë se nga Saimir Tahiri deri tek Erion Veliaj, Rama i ka dorëzuar, rastin Balluku po duket sikur duan t'ia marrin pa leje.

Dhe Ballukun, Rama, në optikën time, se asnjëri s'ka faktet e plota, po e përdor si digën që vala mos vijë drejt tij. Dhe po e fuqizon për t'i treguar SPAK-ut, europianëve, amerikanëve në qoftë se ka, që dëgjoni kjo është diga dhe ju këtë digë nuk e kapërceni dot. Pra, më tepër po përdor Rama Ballukun nga frika se mos i tronditet pushteti apo segmente të pushtetit i dalin jashtë kontrolli, sesa po përdor Belinda Edin.

Kur flas për segmente të pushtetit them, në qoftë se këto teoritë që ngrejmë ne apo hipotezat i hedhim, që në qoftë se ka një amerikan apo një gjerman që e ysht SPAK-un, shkoni, shkoni, shkoni te Belinda, dhe kjo bëhet pa lejen e Ramës, ky mund të jetë një segment i pushtetit që Rama frikësohet se mund t'i dali nga kontrolli. Dhe për të treguar që këtu i kam unë të gjithë gjërat nën kontroll, nuk ju lë të shkoni përtej kësaj.

Në qoftë se çështja Balluku bie, SPAK-u ekziston kot pas kësaj. Biem bashkë dakord që SPAK nuk ka? SPAK-u lëviz po pati ndonjë fuqi nga mbrapa. Se ata tipat te SPAK-u që i njohim çfarë japin, nuk bëjnë gjë as me profesionalizëm as me iniciativë të veten. Problemi është, ka dikush, një europian apo një amerikan që e shtyn SPAK-un? Dhe këtu Rama jo vetëm për Belindën, por për gjithçka do të tregojë që, unë jam njeri që në këtë vend kam kontroll dhe drejtësia, edhe kur ju e shtyni, perëndimorë, unë prapë kam fuqinë ta pengoj. Pra, është një luftë taktike për të vendosur kufijtë e reja të marrëdhënies, në optikën time.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?