Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike.
Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan sot në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve.
Deklarata e presidentit:
Shqipëria dhe Letonia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike, të qëndrueshme, të cila bazohen në besimin e ndërsjellë, vlerat e përbashkëta dhe mungesën e plotë të çështjeve të pazgjidhura. 33 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, kemi forcuar bashkëpunimin dhe miqësinë tonë në një nivel të lartë, me dinamizëm dhe arritje të dukshme.
Vizitat reciproke të nivelit të lartë e kanë forcuar në mënyrë të dukshme këtë partneritet. Unë personalisht e kujtoj dhe vlerësoj vizitën time në Riga, si dhe angazhimin e vazhdueshëm në nivele ministrore dhe anëtarëve të dy parlamenteve. Shqipëria shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit evropian, si dhe faktin që Letonia ishte vendi i parë i Bashkimit Evropian që ratifikoi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë. Shqiptarët e vlerësojnë thellësisht mbështetjen e Letonisë për Kosovën, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe përmes pranisë së trupave të saj në misionin e KFOR-it.
Në kuadër të NATO-s, Shqipëria dhe Letonia po forcojnë në mënyrë aktive bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Prania e trupave shqiptare në bazën Ādaži është një demonstrim i qartë i solidaritetit tonë të ndërsjellë në përballjen me kërcënimet e përbashkëta të sigurisë. Pjesëmarrja e Shqipërisë forcon aftësitë e forcave të NATO-s në rajonin e Baltikut dhe tregon angazhimin tonë për mbrojtjen kolektive. Ne shkëmbyem mendime të vyera edhe për zhvillimet e fundit në botë, Evropë dhe veçanërisht në rajonet tona të Ballkanit Perëndimor dhe të Baltikut. Ne dënojmë agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Të dyja vendet tona kanë mbajtur një qëndrim të palëkundur dhe sot theksuam mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Rusia vijon aktet e saj të provokimit me shkeljet e përsëritura ajrore në disa vende anëtare të NATO-s, si: Polonia, Estonia, Danimarka dhe Rumania, çka na bën të jemi më të vendosur dhe të bashkuar në Aleancë për t’u përballur dhe për t’i dhënë fund jo vetëm këtyre provokimeve, por edhe luftës. Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për ta thelluar bashkëpunimin dypalësh në fusha të tilla, si: arsimi, inovacioni, digjitalizimi dhe turizmi, dhe jemi të gatshëm të eksplorojmë iniciativa të tjera. Shqipëria i vlerëson qëndrimet e koordinuara në kuadër të forumeve kryesore ndërkombëtare, si: Bashkimi Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara.
Shqipëria po punon intensivisht për të avancuar në procesin e integrimit evropian në përmbushje të plotë të kritereve të Kopenhagenit, me bindjen se integrimi rajonal sjell më afër anëtarësimin tonë në BE. Ne kemi qenë promotorë të zëshëm të bashkëpunimit rajonal dhe atij evropian. Organizuam në Tiranë Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe në 2027-ën do ta mirëpresim samitin e NATO-s. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Letoninë dhe presim me besim Presidencën e saj të ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2028.
Duke shprehur kënaqësinë time t’ju mirëpres Ju dhe delegacionin tuaj në Tiranë, shpreh bindjen se kjo vizitë e suksesshme Juaja përbën një moment shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet shqiptaro-letoneze dhe me siguri do ta konkretizojë më tej bashkëpunimin tonë në nivel dypalësh, evropian dhe më gjerë.
Ermal Hasimja, një nga kandidatët e mundshëm të përfolur nga opozita për Bashkinë e Tiranës ka treguar si e priti...
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Task Force në Syri TV, foli mbi situatën politike aktuale dhe betejën e Partisë Demokratike...
Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për gjendjen e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm një muaj pas inaugurimit t&eu...
Nga Osman Stafa Pse ish-zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, nuk i beson Onkologjisë shqiptare? Dua të shpreh solidaritetin ...
KQZ i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 6 bash...
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e bërë nga ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Bashkis&eu...
Shkrimi i plotë i Politico Konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botëror&e...
Koordinatorja për departamentet në PD ka denoncuar shpërndarjen e fondeve nga programi i IPARD, ku ndër të tjera ka bërë me...
Ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të shqyrtuar kërkesën e PD-së dhe të ale...