POLITIKE

Strasburg/ Berisha takon Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 14:43
Strasburg/ Berisha takon Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqipëria,

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos. Në takim u diskutua në lidhje me pasojat dramatike të narkodiktaturës në rrënimin e shtetit ligjor, shpopullimin masiv dhe vendosjen e narkoekonomisë në Shqipëri.

Berisha e nisi takimin duke i shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë Presidentit Roussopoulos dhe Asamblesë së PACE për mbështetjen e palëkundur ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë dhe institucioneve të saj demokratike. Ai theksoi rolin thelbësor që luan Asambleja në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në të gjithë kontinentin, përfshirë Shqipërinë, ku faktikisht është vendosur diktatura autoritare e Edi Ramës e bazuar në drogën dhe kartelet e saj.

Gjatë takimit, Berisha ngriti disa çështje urgjente:

Ai evidentoi abuzimin sistematik me pushtetin nga ana e Edi Ramës, persekutimin e opozitës, kapjen e cdo institucioni.

Ekonomia e drogës dhe kapja e shtetit: Berisha ngrit shqetësimin që Shqipëria tashmë është konfirmuar si i vetmi narco-shtet në Evropë, ku trafiku i drogës, kartelet e drogës ushqejnë njëkohësisht krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Bashkëpunimi i qeverisë me rrjetet kriminale ka shkatërruar çdo shtyllë të qeverisjes dhe ka deformuar ekonominë kombëtare duke i sjellë dëme të pariparueshme Shqipërisë.

Shpopullimi masiv: sipas Eurostat, Shqipëria vetëm në zonën e Shengenit, në 10 vite ka humbur mbi 1,099 milionë qytetarë, me të rinjtë dhe profesionistët që largohen masivisht për shkak të mungesës së shpresës, pasigurisë dhe mungesës së mundësive. Vendi përballet me një kolaps demografik të pakthyeshëm.

Rënia ekonomike dhe kolapsi i eksporteve: Zhvlerësimi i madh i Euros nga futja me kontejnerë, autobuza, mikrobuza e narkoeurove ka shkaktuar rënien e madhe të eksporteve, prodhimit industrial dhe atij bujqësor dhe turizmit në Shqipëri.

Pastrimi i parave të drogës: Pas marrëveshjeve të narkoqeverisë me kartelet shqiptare të drogës aktualisht më të fuqishme në Europë, Shqipëria është shndërruar në parajsën e larjes së miliardave të eurove të drogës të këtyre karteleve. Treguesi i ndërtimit në Shqipëri është 300% më i lartë se mesatarja e BE, e megjithatë çmimet e apartamenteve në kullat dhe pallatet e drogës vetëm rriten.

Manipulimi zgjedhor: Berisha shprehu shqetësim të thellë për farsën zgjedhore parlamentare të vitit 2025, ku kandidatë të Partisë Socialiste me lidhje të padiskutueshme me krimin rezultuan më të votuarit, mes provave serioze për blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe përdorim të burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Ndërkohë, tashmë janë të njohura dhe publike faktet që Edi Rama dhe Ministria e Jashtme po lobon dhe shantazhon për ndryshimin e raportit preliminar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri.

Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave te tjera nga Edi Rama: Së fundmi, Berisha dënoi refuzimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky refuzim I hapur e flagrant konfirmon se pushteti gjyqësor është thjesht formal. Berisha e konsideroi një tjetër provokim skandaloz emërimin e Olta Xhaçka në krye të Delegacionit Shqiptar në PACE, pavarësisht se për të ka dy vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe një opinion të Komisionit të Venecias të pazbatuar.

Berisha bëri thirrje për një vëmendje më të shtuar nga PACE dhe të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare ndaj narkoregjimit autokratik në Shqipëri, si dhe për mbështetje në rikthimin e rendit demokratik, pavarësisë së drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Presidenti Roussopoulos rikonfirmoi angazhimin e PACE ndaj vlerave demokratike dhe shprehu gatishmërinë për të ndjekur nga afër çështjet alarmante të ngritura gjatë takimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë