POLITIKE

Bela thirret nga SPAK/ Zbardhet telefonata kërcënuese e Ramës ndaj prokurorit

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 18:38
Bela thirret nga SPAK/ Zbardhet telefonata kërcënuese e Ramës

Fletë-thirrja për Belinda Ballukun nga prokurorët e SPAK përcakton se zv.kryeministrja duhet të paraqitet ditën e hënë për t’u marrë në pyetje në lidhje me një çështje ku dyshohet se është drejtpërdrejt e përfshirë.

Thirrja e prokurorisë speciale është dërguar me postë në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe në përmbajtjen e saj, të firmosur nga prokurori Dritan Prençi, theksohet se numri dy i qeverisë duhet të jetë e shoqëruar me një avokat mbrojtës.

Kjo nuk është hera e parë që Belinda Balluku paraqitet në SPAK. Ajo është thirrur më parë edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës, por në atë rast vetëm si person në dijeni të ngjarjes, në rolin e dëshmitares që sqaroi disa elementë të dosjes. Këtë herë, motivi i thirrjes është krejt tjetër.

Dërgimi i fletë-thirrjes në ministri, kërkesa që ajo të paraqitet me avokat, si dhe natyra e çështjes për të cilën kërkohet të merret në pyetje, tregojnë se statusi i saj lidhet me një akuzë të drejtpërdrejtë.

Dyshohet se hetimi për Ballukun është zgjeruar nga dosja fillestare për korrupsionin e ish-vartësit të saj, drejtues në Autoritetin Rrugor të Shqipërisë, Ervis Berberi, telefoni i të cilit mbahet i sekuestruar si pjesë e provave në dosjet e korrupsionit. Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtoreve të afërta të Ballukut. Konkretisht, janë kontrolluar banesat e dy zonjave që kanë qenë bashkëpunëtore të ngushta të saj, ku njëra prej tyre aktualisht nuk është më në detyrë.

Pse u thirr Balluku në SPAK?

Për momentin, përmbajtja e plotë e dosjes mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht. Në përpjekjet e gazetarëve për të marrë detaje nga fashikujt “Balluku”, zyra e shtypit e SPAK sqaroi se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”. Megjithatë, duke mos përgënjeshtruar asnjë nga të dhënat e publikuara në media, SPAK në mënyrë të tërthortë ka konfirmuar se raportimet për fletë-thirrjen e zv.kryeministres janë të sakta.

Si drejtuese e një prej ministrive më të fuqishme të qeverisë, që mbulon sektorët e infrastrukturës dhe energjisë me një buxhet që kalon 70 miliardë lekë në vit, Belinda Balluku mban përgjegjësi për disa nga projektet më të mëdha publike të dekadës së fundit.

Vetëm në skandalin e tunelit të Llogarasë, ajo akuzohet se ka firmosur manovra që e shtuan me gati 50 milionë euro vlerën e projektit, një nga rastet më flagrante të abuzimit me fondet publike. Po kështu, në marrëveshjen për dy anijet-gjeneratorë të ankoruara në Vlorë, qeveria shqiptare paguan rreth 64 milionë dollarë për një shërbim që, sipas ekspertëve, është pa vlerë reale, në bazë të një kontrate të firmosur nga Balluku.

Pas tyre renditen një sërë skandalesh të tjera që lidhen me kostot e fryra të rrugëve, koncesionet e dyshimta dhe marrëveshjet për shit-blerjen e energjisë. Projekti më i fundit që ka vënë vulën e dështimit të modelit “Balluku” është ai i aeroportit të Vlorës, tashmë i bllokuar për shkak të një skeme korrupsioni që rrezikon konçensionin me vlerë 140 milion euro.

Në hetimet e SPAK janë përfshirë edhe elementë të kontratës për projektin e parkut fotovoltaik të Zadejës dhe tenderët e rrugës Milot–Fier, të cilat dyshohet se janë manipuluar për të favorizuar kompani të caktuara me lidhje politike.

Cilado të jetë dosja për të cilën e ka thirrur Dritan Prençi, ftesa për t’u marrë në pyetje përbën një skandal të fortë për qeverisjen e Edi Ramës.

Si ka reaguar Edi Rama?

Hetimi i zv.kryeministres së dytë nga SPAK e bën edhe më të pabesueshme fabulën e Edi Ramës se ai nuk ka dijeni për veprimet e bashkëpunëtorëve të tij të afërt, të cilët, siç thotë shpesh, “hanë mollë dhe dardha pas shpinës së tij”.

Me Belinda Ballukun, Rama ka bashkëpunuar ngushtë në disa prej projekteve më të mëdha infrastrukturore, me vlera që arrijnë qindra miliona euro. Megjithëse, firmat janë hedhur nga Balluku, Rama gjithnjë ka udhëhequr projektet duke i paraqitur si pjesë e vizionit të tij qeverisës.

Ndaj ka marrë peshë versioni i dhënë nga Gazment Bardhi, sipas të cilit Rama është tërbuar pas marrjes së fletë-thirrjes për Ballukunm madje ka telefonuar personalisht prokurorin e çështjes, Dritan Prençi.

“Prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmente të caktuara mediatike dhe nga eksponentë të krimit të organizuar”, shkruan Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD ka kërkuar reagimin e ambasadës amerikane për këtë çështje. Sipas tij, prokurori është telefonuar nga Rama për të anuluar thirrjen e Ballukut, duke e njoftuar se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme.

“A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?” pyet Bardhi.

Bardhi pretendon se Balluku do të gjejë pretekst për të udhëtuar në një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që është caktuar marrja në pyetje në SPAK, me synim të justifikojë mungesën dhe për të fituar kohë për të ushtruar presion mbi hetuesit.

Nëse edhe Belinda Balluku do të përfshihet në një hetim penal për korrupsion, kjo do të shënonte një tjetër goditje për qeverinë e Ramës. Pas gjithë bashkëpunëtorëve që janë përjashtuar, dorëhequr apo burgosur, mbetet pyetja e pashmangshme: edhe sa të tjerë duhet të digjen që të kuptohet se udhëheqësi i sistemit të korrupsionit është vetë Edi Rama?/Lapsi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë