POLITIKE

"Beleri u burgos nga Rama vetëm pse refuzoi të kandidonte për PS", Berisha: Vota e diasporës ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë!

r.ll Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 21:59
"Beleri u burgos nga Rama vetëm pse refuzoi të kandidonte
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike me shqiptarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë. Berisha foli edhe lidhur me çështjen "Beleri", për të cilin  tha se u burgos nga kryeministri Edi Rama, vetëm pse refuzoi të kandidonte për Partinë Socialiste. Lideri i opozitës shtoi më tej se kështu u krijua një sherr dhe grindje me Greqinë, në të cilën Shqipëria nuk kishte të drejtë. 

"Qëndrimi tjetër ndaj Fredi Belerit. Tani, ju jetoni aty. Jetoni në vendin tuaj. Ju çdo ditë përpiqeni të sanksiononi të drejtat politike dhe jo vetëm ekonomike dhe kjo është shumë normale. Sot, në hapësirën evropiane dhe jo vetëm në BE, ju shikoni se si Britania e Madhe kishte një kryeministër indiano-afrikan. Dhe zotëria filloi betejën me Fredi Belerin. Çfarë ishte beteja me Fredi Belerin? Ua them unë ju që ta dini të gjithë.

Absolutisht për refuzimin e Belerit për të kandiduar për PS-në. E thirri në kryeministri, jo, tha ai, jam i djathtë, nuk pranoj të kandidoj për ty. Dhe filloi beteja. Krijoi një sherr, një grindje në të cilën Shqipëria absolutisht nuk kishte të drejtë, përveçse përdori gjykatën për procese të mirëfillta politike kundër tij dhe dëshmitarë të rremë, dëshmitarë të paguar për të gënjyer në procesin e tij. Dalim prapë tek diktatura pa parime, pa rregulla, pa ligje. Interesat mafioze të Edi Ramës për brigjet e Himarës mbizotëronin mbi të gjitha interesat e tjera të qytetarëve të Himarës, të marrëdhënieve me fqinjët, etj.", tha Berisha.

Kryedemokrati foli edhe për votën e diasporës, për të cilën tha se ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë. Ai u shpreh se Partia Demokratike do të krijojë kuadrin më të favorshëm për rikthimin e emigrantëve.

"Ndaj dhe ju ftoj të angazhoheni në këtë fushatë, në të cilën vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e saj. Ju garantoj se PD, nesër në qeveri me koalicionin e saj, do krijojë kuadrin ligjor më të favorshëm, më miqësor për rikthimin e emigrantëve shqiptarëve, investimet e tyre. Kuadër, i cili ç’është i vërteta u instalua edhe njëherë, por tani do jetë shumë më i gjerë në mënyrë që suksesin që keni pasur në Greqi, të vini dhe ta transferoni në Shqipëri.
Ju dhe emigrantët e tjerë nga të gjitha vendet, por para së gjithash duhet të angazhohemi për pjesëmarrje masive në votime.

Roli juaj është i pazëvendësueshëm, është përcaktues. Ne do bëjmë gjithçka për të intensifikuar takimet me ju, për udhëzimet. Do jetë viti i parë që emigracioni dhe diaspora do marrin pjesë në votime. Ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka së bashku në mënyrë që me votën tonë të lirë të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo narkodiktaturë.
Ta bëjmë Shqipërinë një vend ku qytetarët e saj gëzojnë të drejtat që duhet të gëzojnë si qytetarë europianë dhe begatohen me mundin e djersën e tyre çdo vit e më shumë. Do mund të dalin me mundin dhe djersën e tyre nga varfëria dhe të ecin drejt një jete normale. Edhe njëherë, gëzuar Ditën e Flamurit, por gëzuar gjithashtu edhe festat e fundvitit të gjithëve ju, miqve tuaj grekë, të gjithë familjeve tuaja.", përfundoi Berisha fjalën e tij.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

Klodian Tomorri POLITIKE 28 Nëntor11:52

Inceneratori i Plarent Ndrecës

TIRANË- Në datën 26 dhjetor të vitit 2019, Plarent Ndreca, asokohe sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Brendshme n...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë