POLITIKE

"Bëri donacione për LSI"/ Dosja e SPAK: Ema Çoku paguante banketet e LRI- së e faturat e Monikës! Vite më parë i dha hua Fatime Kryemadhit 200 mijë euro

E.D Përditësimi i fundit 22 Tetor 2024, 18:18

"Bëri donacione për LSI"/ Dosja e SPAK: Ema Çoku

TIRANË- Në dosjen e SPAK thuhet se mes Ema Çoku, Ilir Metas dhe Monika Kryemadhit ka një lidhje të afërt familjare. Sipas dosjes hetimore Çoku nëpërmjet Vera Bazi, ka paguar për aktivitet argëtues të LRI-së dhe aktivitete të tjra, madje ka paguar gati 17 mijë euro blerje të Monikës. Po ashtu në 2010 ajo i kishte dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.

Sakaq, në dosjen e SPAK thuhet se Ema Çoku i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro dhe është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Dhe sipas dosjes hetimore në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatime Kryemadhin. 

Pjesë nga dosja hetimore:

Shtetasja Ema Çoku është lidhje e afërt familjare me shtetasit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Kjo shtetase nëpërmjet punonjëses së saj, Vera Bazi, ka paguar në vitin 2013, për aktivitet argëtues të LRI-së, shumën 4.103.605 lekë, ka paguar në vitin 2013 me derdhje cash në bankë për llogari të Hotel Rogner, ka bërë donacione në vlerën 7.000 Euro në vitin 2016 për subjektin LSI, ka përpiluar deklaratë noteriale Nr. 630 Rep. Nr. 234 Kol. datë 06 Shkurt 2019 ku ka deklaruar se gjatë viteve 2011-2019 i ka transferuar shtetases Monika Kryemadhi në llogarinë e saj bankare shumen 16.000 Euro dhe 1.500.000 lekë për blerjet që Monika ka bërë me kartë për llogari të Ema Çokut. Ka përpiluar deklaratë noteriale nr. 1846 Rep, nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, nëpërmjet të cilës deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro.

Kompania e saj B.S.K shpk, ka paguar në vitin 2013, shpenzimet e akomodimit në Hotel Rogner për shtatë shtetas të huaj midis të cilëve edhe John Moreira dhe Patrick Faust, shumën 1.142.000 lekë, Vera Bazi, në datën 30 Prill 2013 ka derdhur cash ne llogarinë e Hotel Rogner, shumën 10.000 Euro për shërbimin "ushqim dhe pije, banket i LRI-së". Gjithashtu Vera Bazi në datën 11 Qershor 2014 ka derdhur cash ne bankën Intesa Sanpaolo, shumën 300.000 lekë për shërbimin "event" i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI" dhe në datën 25 Shtator 2014, ka derdhur cash shumën 363.910 lekë nër shërbimin "event i organizuar ne datën 10 Qershor 2013 nga LRI".

Shtetasja Ema Çoku, dhe kompania e saj BSK shpk, kanë qenë vazhdimisht debitorë në bankat e nivelit të dytë për shkak të kredive në vlera te mëdha, si dhe të ardhurat e siguruara nga biznesi bazuar në bilancet e deklaruara në organet tatimore kanë qenë minimale.

Kjo shtetase nëpermjet nënshkrimit të deklaratës noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, është përpjekur të ndihmojë Fatime Kryemadhin për të justifikuar shumat e parave që burojnë nga veprimet korruptive te Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Në këte mënyrë Ema Çoku ka konsumuar veprën penale të "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale.

Po kështu personat nën hetim Ilir Metaj e Monika Kryemadhi, rezulton se duke mos pasur burime të ligjshme për krijimin e pasurive, dhe duke e paraqitur atë si fe krijuar me burime të ligjshme, ndonëse pa i deklaruar të gjitha këto pasuri dhe burimet e tyre, kanë konsumuar në bashkëpunim elementët e figurës së veprës penale të "Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publike, ose i çdo personi i cili ka detyrimin ligjor për deklarim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", i kryer në bashkëpunim me Fatimen, parashikuar nga neni 287 paragrafi i II-të i Kodit Penal, por e kryer sipas pikës "dh" të paragrafit të parë të këtij neni, nëpërmjet ndihmës së dhënë për të fshehur ose mbuluar natyrën e vërtetë të produkteve të veprës penale" thuhet ne dosjen e SPAK që Shqiptarja.com disponon. 

deklarata noteriale Nr. 1846 Rep, Nr. 897 Kol, datë 22 Maj 2024, ku ajo deklaron se në fillim të vitit 2010 i ka dhënë Fatime Kryemadhit, hua shumën 220.000 Euro, krijon dyshimin e arsyeshëm se është krijuar me qëllimin që të ndihmojë shtetasen Fatime Kryemadhi për të justifikuar shumat e parave të cilat gjithashtu dyshohet se burojnë nga veprimet korruptive të Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi. Kjo deklaratë rezulton se është nënshkruar pas pyetjes së personave nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi, vënies në dijeni të tyre në lidhje me faktet e konstatuara nga organi procedues, duke përfshirë dhe mungesën e të ardhurave të siguruara nga burime të ligjshme, për të përballuar jetesën dhe shpenzimet e luksit.

ilir meta monika kryemadhi fatmie kryemadhi ema Çoku

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë