POLITIKE

Berisha: 10-vjeçari i fundit periudha më e zezë për policinë, shteti u bë njësh me krimin, policët prishin prova

E.D Përditësimi i fundit 17 Janar 2025, 18:13

Berisha: 10-vjeçari i fundit periudha më e zezë për

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se 10-vjeçari i fundit ka qenë periudha më e zezë për policinë. Duke nisur me Saimir Tahirin, të cilin e quajti “gangsterin e parë” që hapi dyert për një epokë kriminalizimi, Lideri i opozitës akuzoi të gjithë pasardhësit e tij. Berisha gjithashtu shprehet se drejtuesit e policisë janë përfshirë në komunikime të drejtpërdrejta me bandat kriminale dhe janë përdorues të platformave të komunikimit të fshehtë, njëjtë si grupet kriminale.

"Historia e kriminalizimit të piradimës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe policisë në tërësi, është drama e madhe e një institucioni jetik për ligjin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve shqiptarë, për të cilën shqiptarët kishin investuar vite dhe dekada. Komuniteti ndërkombëtar kishte farkëtuar me këtë institucion një bashkëpunim të admirueshëm. Njëri pas tjetrit, ministrat që erdhën pas gangsterit të parë dhe trafikantit Tahiri, ishin jo më pak trafikant dhe delikuent se sa ai, nga i pari tek i fundit. Ata janë të njohur për publikun. Por ç’mund të them unë për këtë të fundit? Ky është ministri me tre mbiemra dhe disa vila. Ky ka qenë një gjobëvënës i neveritshëm në Policinë Rrugore, dhe në çdo detyrë ka funksionuar si delinkuent i vërtetë.

Drejtori aktual Proda, bashkëpunëtor i ngushtë i bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, atyre në Elbasan, edhe sot e kësaj dite telefonin e ka në duart e prokurorisë, sepse komunikimet e tij kriminale, tashmë janë të njohura, por natyrisht Skapi i partisë e ka me regji edhe akuzën, ndaj dhe ajo përdoret. Telefoni i sekuestruar i tij nga drejtësia, përdoret për ta marrë peng atë për ta përdorur dhe keqpërdorur në radhë të parë, kundër misionit të Policisë së Shtetit dhe pastaj në funksion të partisë shtet. Vitet 2014-2024 ishin dhjetëvjeçari i zi për Policinë e Shtetit, 10-vjeçari në të cilin edhe për shtetin shqiptar, 10-vjeçar në të cilin shteti dhe krimi, krimi dhe shteti u shkrinë në një sipërmarrje të përbashkët, siç dëshmojnë rezolutat tashmë të organizatave më të fuqishme ndërkombëtare të partive të qendrës së djathtë.

Dhe e vërteta më dramatike, më tragjike është, kjo sipërmarrje e përbashkët krim-pushtet, pushtet-krim.
Pra nëqoftëse analizojmë aktualitetin është me të vërtetë shumë dëshpërues. Policë të inkriminuar që çdo ditë prishin prova, manipulojnë dosje, fshehin krime, vendosin gjoba për të rrjepur qytetarët. Këto janë tiparet dominuese sot, të Policisë së Shtetit të drejtuar nga Proda, me qindra mijëra faqe mesazhe dhe biseda, jerarkët e policisë së Edi Ramës, zënë një vend qendror në komunikimet e tyre me bandat kriminale, me vrasësit, me trafikantët dhe ata kanë qenë përdorues ndër më kryesorët, pothuajse sa banditët të telefonave të enkriptuar," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë