POLITIKE

Berisha: 350 mijë ton naftë kontrabandë zhduken sepse kontrabandën e bën vetëm qeveria

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 19:11
Berisha: 350 mijë ton naftë kontrabandë zhduken sepse

Gjatë takimit për rritjen e çmimit të karburanteve, kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se, dhjetëra mijëra ton naftë futen kontrabandë në Shqipëri. Sipas tij, këtë e bën vetëm qeveria.

‘Nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë. Nafta e tëra vjen me anije.

Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë. Është gjetur. Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ky është i shkonfiguruar nga çdo koncept qeveritari dhe zyrtari.

Nuk ka asnjë koncept. I fshirë.

Dhe mbi këtë bazë, del e u thotë qytetarëve çdo lloj mashtrimi që i vjen në kokë.

Shet injorancë nga mëngjesi gjer në darkë para kamerave.

Shet mashtrime të turpshme t’i dëgjojë një njeri.

Dhe gjithçka bën për të mbuluar këtë ndëshkim që u bën shqiptarëve me çmimin e naftës.

Ndëshkim që shkon në miliarda euro.

Shkon në pamundësi masive të fermerëve për të paguar mjetet e punës.

Shkon në çmime të larta transporti.

Në rritje të çmimit të ushqimeve.

Dhe shkon në një cinizëm, në një sharlatanizëm ekstrem.

Tani do ta gjurmojmë naftën ne, thotë, se ajo nafta të rikujton ndonjëherë paranojakët e dikurshme.

Thoshte Enver Hoxha, ma thotë ajo mendja ime se në atë katror atje ka naftë.

Edhe ky thotë, ma thotë kjo mendja ime se nafta transit na zhduket.

Nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë.

Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë.

Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë.

Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bë një plaçkitje masive të shqiptarëve.

Pra, dy janë faktorët kryesorë të këtij çmimi ndëshkues të litrit të naftës në Shqipëri.

Ngarkesa fiskale më e lartë në botë.

Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ngarkesë fiskale më të lartë se Shqipëria.

Dhe e dyta, nuk ka një vend tjetër që të ketë një kontrabandë më të madhe se Shqipëria.

Por kontrabanda, thashë edhe njëherë, është e tëra kontrabandë qeveritare.

Se gjemitë kontrabandë i sjell vetëm qeveria.

1.1 euro dora e shtetit merr për litër nafte nga qytetari.

0.7 u merr në Maqedoni, u merr në Kosovë, dhe çmimet aty janë minimumi 40 përqind më të lira.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?