POLITIKE

Berisha: Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës! Pi një shishe vere 33 mijë euroshe

n.f Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 14:18
Berisha: Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës! Pi një
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli në lidhje me intervistën e pulikuar mbrëmjen e djeshme të ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj. Berisha u shpreh se Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit kanë fituar mbi 70 milionë euro.

Ai shtoi se Ahmetaj e quan AKSHI-n kopshtin privat të Edi Ramës, ku ai vjedh, ku baxhanaku i tij fiton me dhjetëra tendera, importon kompjutera të çmime të dhjetëfishta duke nxjerrë dokumente para jush qytetarë nga tatimet. Berisha tha se Rama ka marrë dhjetëra milionë për sigurimin e mjeteve dhe së fundmi mori edhe SPAK-un e partisë për sibersigurinë. Kreu i PD-së shtoi se Ahmetaj ekspozoi luksin e shfrenuar të Ramës ndërsa pi një shishe vere 33 mijë euroshe.

Arben Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit, ndaj Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale, informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit, të detyruara t’i depozitojnë aty ku do Edi Rama, këta të dy hajdutë kanë fituar mbi 70 milionë euro.

Gjë e cila nuk ekziston fare në kontratën e djegësit, pra janë veças nga 130 milionë euro.
Të paimagjinueshme janë vjedhjet e Edi Ramës në AKSHI-n e tij, ku baxhanaku shpenzon 77 mijë euro dhe fiton 20-30 herë më shumë. Natyrisht me big-baxhanakun. Ai e quan AKSHI-n kopshti privat i Edi Ramës, ku ai vjedh, ku baxhanaku i tij fiton me dhjetëra tendera, importon kompjutera të çmime të dhjetëfishta duke nxjerrë dokumente para jush qytetarë nga tatimet.


Është një monstër e vërtetë, që ka marrë dhjetëra milionë për sigurimin e mjeteve dhe së fundmi mori edhe SPAK-un e partisë për sibersigurinë. Dhe që dy urdhra arresti që u firmosën, duket për drejtoreshën dhe baxhanakun, u grisën dhe vjedhja vazhdon pa ndërprerë. Ajo çka ishte një dimension tjetër i shëmtuar i këtij regjimi në intervistën e Arben Ahmetajt ishte jeta e shfrenuar e luksit që Edi Rama si një birbo i pamëshirë ndaj shqiptarëve bënte vetë dhe familja e tij. Kur kisha lexuar më parë nga një gazetar se ai me një shishe Romano Konti përpara po deklaronte këto dhe ato, të më falë gazetari, po unë e quajta këtë një dekorim nga ai, një zbukurim.


Por Arben Ahmetaj nxori dëshmi se jo një shishe, po shishet më të kushtueshme të verës që njihet si një nga tre legjendaret e verave franceze. Verë që ai vit prodhimi shkonte në 33 mijë euro.
Kur ulet pra ky në tryezë në atë restorantin e luleve në kryeministri, në një drekë kullufit 200 pensione apo 33 biftekë të Nusretit që kullifiti Belinda në Dubai. Por që një kryeministër, iu garantoj se në botë nuk ekziston një kryeministër që mund të përdorë në institucion shtetëror, një verë të tillë. Kurrë, kurrë. Këtë e përdor vetëm një bos mafioz, padrino, të cilit qytetarët i duken liliputë, njerëz pa asnjë vlerë, për të mos thënë inekzistentë, që nuk sheh asgjë nga hallet dhe problemet e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë