POLITIKE

Zbulohet miku ‘izraelit’ i Ramës që do të blinte borxhin publik sipas Arben Ahmetajt, kush e futi te ‘Air Albania’

I.A Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 13:30

Zbulohet miku ‘izraelit’ i Ramës që do të blinte

TIRANË- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzoi publikisht dje kryeministrin Edi Rama se i kishte kërkuar që të ndryshonte ligjin për të shitur borxhin publik të Shqipërisë tek një miku i tij izraelit. Ahmetaj dha detaje specifike në lidhje me këtë favor të kërkuar nga Rama. Episodi sipas tij ka ndodhur në vitin 2018, pak përpara se vendi të dilte në Eurobond, në një zyrë të quajtur “Dhoma e Luleve” në Kryeministri, hapësirë e kryeministrit, atje ku ai konsumon drekat.

“Kam një episod me kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar.
Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu. Le të dalë ta kundërshtojë nëse do. Ndërkohë pasi këmbënguli u ktheva në ministri të financave, u ula me 3-4 nga punonjësit aty dhe për hirë të këmbënguljes timë për jo bëmë llogaritë. Pra, për këtë Altin ti duhet të më kishe hedhur mua në burg po ta kisha bërë. Pale të më kishe vënë edhe atë maskën, si të ai filmi, aty di ishe heroi i fëmijëve tanë. U ktheva te ai dhe i thashë nuk bëhet, përvec asaj ka edhe problem me ligjin. Atëherë ndryshojmë ligjin, tha. Jo, i thashë, ligjin unë nuk e prek, pëveçse vetëm me konsulencë të BB dhe FMN,” tha Ahmetaj.

Burime të mirëinformuara i thanë Dosja.al se izraeliti në fjalë, i cili sipas Ahmetajt është miku i kryeministrit është Ron Yeffet. Ky personazh edhe pse i papërmendur me emër nga Ahmetajt, është personi tek i cili kryeministri donte të shiste borxhin publik.

Akuza e Ahmetajt u bë për këtë çështje, por duket se Yennef i ka shtrirë mirë rrënjët brenda qeverisë shqiptare. Dosja zbuloi gjithashtu se Yeffet është pronar i të paktën 3 bizneseve zyrtarisht në Shqipëri. “1820 Black Oil”, “1820 Albania” dhe “UNO18” janë 3 emrat nën të cilat ai vepron zyrtarisht në Shqipëri. “Uno18” është themeluar më 2 shtator 2024, dhe ka si fokus tregtinë e mjeteve të fluturimit, si avionë, helikopterë dhe pjesë të tjera të këmbimit të tyre.

Interesant është fakti që kjo kompani është themeluar fill në kohën kur publikisht u shpall edhe falimenti i kompanisë “Air Albania”. Por çfarë e lidh izraelitin me tregtinë e avionëve?

As më shumë e as më pak, por vetë “Air Albania”. Në korrik të 2018-ës, kohë kur Ahmetaj deklaron se Rama i ka kërkuar shitjen e borxhit publik të Yeffet, izraeliti bëhet pjesë në një tjetër biznes. Fill pas krijimit të “Air Albania”, ortaku i vetëm i kompanisë, Sinan Idrizi shiti pjesën më të madhe të aksioneve të kompanisë. Të paktën 23 për qind e tyre kanë kaluar në emër të Ron Yeffet ndërkohë që nga 27 për qind kanë kaluar në emrat e Najada dhe Reajana Idrizi. Shitja është shoqëruar me vendimin e asamblesë së përgjithshme dhe dokumentin e transferimit të aksioneve. Kontrata mes palëve është nënshkruar në 17 korrik 2018 dhe vlera e shitjes së aksioneve është 77 mijë euro në total.

Pra, nëse në rastin e Ahmetajt, sipas asaj që vetë Ahmetaj deklaron se ai nuk ka pranuar dhe ujdia nuk është përmbushur, në rastin e “Air Albania” ujdia është finalizuar dhe izraeliti ka hyrë aksioner në një biznes ku shteti shqiptar u përfaqësua nga “Albcontroll” dhe sipas marrëveshjes bashkë me MDN Investment do të kishte shumicën e këtij biznesi përmbi turqit e “Turkish Airlines”.

Kush e futi Ron Yeffet te “Air Albania”? Cili ishte ndikimi i Kryeministrit? A mund të jetë ky një rast i pastër i influencës dhe korrupsionit qeveritar që ndan projektet e destinuara për qytetarët shqiptarë tek miqtë e supozuar të Kryeminsitrit, që më shumë se miq duken ‘ortakët’ e tij. /Dosja.al

arben ahmetaj air albania dosja.al edi rama ron yeffet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë