Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha tha sot se një grup ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë do përgatisin për PD-në skemën e re të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike.
Sipas tij kjo është një skemë emeegjence pasi pensionistët me aq para sa marrin nuk mbyllin dot muajin. Berisha tha se guvernatori i Bankës së Shqipërisë duhet të informojë Bankën Europiane, se ato që i quan "narkoeurot" po mbysin ekominë shqiptare. Kryedemokrati tha se këmbimi i euros me 98 lekë do të thotë 40 përqind zhvlerësim i remitancave që u dërgojnë emigrantët familjeve të tyre.
"Kontejnerët, kamionët që vijnë me erë, po bëjnë miliarderë trafikantë dhe oligarkë, po rrënojnë dhe varfërojnë gjithnjë e më shumë shqiptarët. Po vrasin pasivisht vendet e punës, sepse kanë shkatërruar eksportin, i cili është gjeneratori kryesor i prodhimit.", u shpreh Berisha ndër të tjera.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Nuk mundet shteti kurrë t’i shesë me të njëjtin çmim energjinë elektrike atij që merr 180 euro me atij që merr 7 mijë si Dumani me kompani. Ky disproporcion përbën një krim. Ky diskriminim përbën një krim. Dumanët marrin sa 70 pensionistë dhe pensionisti paguan energjinë elektrike me çmimin që paguan Dumani. E njëjta gjë është me ujin. E njëjta gjë është me shërbimin shëndetësor. E njëjta gjë është me transportin. E njëjta gjë është me të gjitha shërbimet publike.
Një skemë e re e shpërndarjes së të ardhurave, në të cilën shteti do marrë përsipër sasinë jetike të energjisë për një familje, që nuk ka, dhe ku do përfshihen edhe ata që janë me rrogë minimale. A ka gjë më të padrejtë se sot të dalësh me tezën se do ulim çmimin e energjisë, që Balluku të bëhet edhe më e pasur, që Edi Rama të bëhet edhe më pasur, që Dumani të paguajë më pak dhe pensionistët të paguajnë njëlloj si ata?
A ka gjë më të padrejtë që ai që rrit tre fëmijë, të trajtohet njëlloj si ai që rrit një fëmijë? Këto pabarazi çnjerëzore do marrin fund. Ndaj dhe një grup ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë do përgatisin për PD-në skemën e re të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike. Kjo është skemë emergjence. Kur dëgjon burra dhe gra të moshuar që kanë shkrirë jetën e tyre në punë dhe tani tregojnë se me pension nuk mbyllin dot jo muajin, po as 15 ditë, nuk mbyllin dot më shumë se dy vakte në ditë, kjo nuk është kurrë Shqipëria e tyre, kjo është Shqipëria që i ndëshkon ata.
Narkoekonomia është bërë një ndëshkim i madh për të varfrit e këtij vendi. Narkoekonomia dhe i kërkoj guvernatorit të Bankës së Shqipërisë të informojë Bankën Europiane, të gjitha bankat se narkoeurot po mbysin ekonominë shqiptare. Të shpallë publikisht sundimin e narkoeuros në tregun monetar shqiptar. Nuk mund të spekulohet kjo, jo turizmi, jo ajo. A e dini se euro sot është 98 lekë? Kjo do të thotë 40 përqind zhvlerësim i remitancave që u dërgojnë emigrantët familjeve të tyre.
Dhe me cinizëm ekstrem, Edi Rama kur u leverdis, i llogarit me euro, dhe kur nuk i intereson, i llogarit me lekë. Banka e Shqipërisë duhet të shpallë emergjencën kombëtare të intoksimit, të sofokimit të ekonomisë nga narkoeurot dhe të jetës së qytetarëve nga narkoekonomia. Kontejnerët, kamionët që vijnë me erë, po bëjnë miliarderë trafikantë dhe oligarkë, po rrënojnë dhe varfërojnë gjithnjë e më shumë shqiptarët. Po vrasin pasivisht vendet e punës, sepse kanë shkatërruar eksportin, i cili është gjeneratori kryesor i prodhimit.
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku tha t...
Manastirliu TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në ditën e e dytë të punimev...
sali berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë sot me një tjetër njoftim për të sqaruar vendimin e marrë ditën e ...
Takimi TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim ditën e djeshme Ambasadorin e Del...
bardhi, berisha TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kusht...
TIRANA- Gjykata Kushtetuese konfirmoi si proporcionale masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe për gjendjen e opozitës shqiptare, pas arrestimeve politike t&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, ai nuk mund të pranonte që lideri i opozitës ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha i konsideron zgjedhjet një farsë elektorale. Kreydemokrati u shpreh gjatë nj&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e shpalluar nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ank...