POLITIKE

Berisha: Barra fiskale për bizneset pas 100 ditëve të para, do të jetë më e ulëta në Europë, ndër më të ulëtat në botë

n.f Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 21:24

Berisha: Barra fiskale për bizneset pas 100 ditëve të para, do

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjlës së tij nga Berati u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do të punojë që vendi të prodhojë sa më shumë. Berisha premtoi se barra fiskale pas 100 ditëve të para do të jetë më e ulëta në Europë, dhe ndër më të ulëtat në botë.

Ai shtoi se do të vendosin taksën e sheshtë 10%, e cila do të sjellë rritje automatike e rrogave me 13%. Berisha tha se gjatë qeverisjes së Ramës bujqësia pësoi rënien më të mëdha. Ai u zotuar që qeveria do të 5-fishojë subvencionet për fermerët. Berisha tha se do subvencionojnë fermerët e Beratit për njesi prodhimi. 

"Miq, Berati madhështor e bënë ata të cilët ndërtuan, të cilët prodhuan, ndaj dhe ne, Made in Albania, do të jetë krenari kombëtare. Do bëjmë gjithçka që Berati, Shqipëria, të prodhojnë, të prodhojnë, të prodhojnë. I garantoj biznesmenët e Beratit se, barra fiskale pas 100 ditëve të para, do të jetë më e ulëta në Europë, ndër më të ulëtat në botë. Ne vendosim taksën e sheshtë 10%. Por vendosja e taksës së sheshtë 10%, do të thotë rritje automatike e rrogave me 13%. S, sot kjo taksë është 23%.

Vendosja e taksës së sheshtë 10%, do të thotë frymëmarrje më e madhe për biznesin. Do të thotë para më shumë në konton e tij, mundësi më e madhe investimi, mundësi më e madhe punësimi.
Ne do ulim Tvsh-në në 15%. Është e lartë Tvsh-ja, i mundon, i vret shqiptarët Tvsh-ja. I rëndon.
Sot, shqiptarët paguajnë Tvsh shumë për të njëjtën shifër, më shumë se italianët, më shumë se gjermanët, sepse absurditeti i taksambledhësve shqiptarë nuk ka fund. Jo, ne do e zbresim në 15%. Dhe ky, është një lehtësim për qytetarët, për bizneset, për të gjithë. Energjinë, do ta zbresim në 6 lekë kilovatin. Tavani për tatim fitim për biznesin e vogël do rritet nga 100 mijë euro në 180 mijë euro.

Pra, do t’i japim biznesit të vogël një hapësirë të madhe. Në këtë mënyrë, ne ndezim motorrët e prodhimit. Por, në Shqipëri, sektor ndër më të fuqishëm të prodhimit është bujqësia, janë fermerët. Është bujqësia, sektori ku punësohen rreth 500 miëj shqiptarë. Është bujqësia që pësoi rëniet më të mëdha këto 12 vite. Unë vij para jush, për t’u zotuar para çdo fermeri, se qeveria do të 5-fishojë subvencionet për fermerët e Beratit dhe fermerët e Shqipërisë. Ne do subvencionojmë fermerët e Beratit për njesi prodhimi. Do subvencionojmë për kokë bagëtie, për fidanët e mbjellura, për bimët e arave, që përdor Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

Ne, do u ofrojmë fermerëve linja krediti, 80% të interesave do të mbulohen nga qeveria. Ne do japim garanci për prodhimin, duke krijuar fondin e çmimit bazë për t’i mbrojtur fermerët nga fatkeqësitë natyrore dhe stoqet që mund të krijohen. Ne, do mbrojmë absolutisht çdo sezon prodhimin shqiptar. E mbron çdo vend. Nuk pranojmë ne të bëjmë ëktë që bëri ky, hap doganat për kamionat. Doganat hapen pasi të shitet prodhimi i vendit, në radhë të parë. Ne, vazhdojmë projektet tona, sepse besojmë që ato janë më të mirat.

Nga viti 2006 në vitin 2013, u kaluan nga 4.2 mln ullinj të trashëguar nga të gjitha kohërat, arritën në 11.4 milionë rrënjë ullinj total në Shqipëri. Do vazhdojmë gjersa të arrijmë 20 milionë. Dhe ata që vijnë pas, do ta vazhdojnë të arrijnë në 50 milionë. Nuk do të ketë kush frikë nga ulliri, siç ka ky, meme e gjallë, që flet gjithë ditën për kanabis dhe nuk thotë një fjalë për ullirin, nuk thotë një fjalë për fikun, nuk thotë një fjalë për vreshtat, nuk thotë një fjalë për millët, nuk thotë një fjalë për lopën, nuk thotë një fjalë për asgjë tjetër, vetëm kanabis, kanabis, kanabis. Bimën e helmit.
Jo, miq! Ne do ta bëjmë të famshëm Beratin dhe prodhimet e tij në Shqipëri dhe në botë.
Made in Albania!" tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë