POLITIKE

Berisha: Djegësi i Tiranës që kushtoi 130 milionë euro, sa 812 mijë pensione, nuk ka as nam dhe as nishan

E.D Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 10:55

Berisha: Djegësi i Tiranës që kushtoi 130 milionë euro, sa

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët kritikoi ndërtimin e djegësit të Tiranës, duke theksuar se për këtë projekt u shpenzuan 130 milionë euro, të cilat u grabitën dhe nuk sollën asnjë rezultat. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se rritja e pensioneve mund të bëhej me fondet e pensioneve, por për shkak të keqadministrimit ato janë lënë të pandryshuara. Po ashtu Kreydemokrati e quajti luks të shfrenuar blerjen e Kopshtit të Edenit me 5 milionë euro, duke thënë se paratë e taksapaguesve nuk duhet të shpenzoheshin për kënaqësinë e Ramës.

"E dyta, nuk ka dyshim që e mira do ishte që pensionet të rriten duke përdorur fondin e pensioneve. Por kur nuk ka mundësi, pensionet nuk mund t’i lësh kurrë ashtu siç janë, sepse çmimet rriten, ky është ligj në ekonominë e lirë. Çfarë bëjnë këta? Këta grabisin jashtë çdo imagjinate. Unë ftoj sot çdo pensionist të hedhë sytë në Sharrë, ku është djegësi. Djegësi i Tiranës, që kushtoi 130 milionë euro, që kushtoi 812 mijë pensione, nuk ka as nam, as nishan. Imagjinojeni pra. Se thotë nuk kemi pare, por vidhen paret, se pare ka. Djegësi, u dhanë paratë çdo muaj dhe çdo vit dhe nuk shtoi as një tullë.

Dhe për ta mbikëqyrur djegësin, ndërtimin e tij se çdo punim ka një supervizor, paguhet një njësi prej tre vetësh në ministrinë e Ballukut dhe Balluku dhe ata kurrë nuk raportuan se djegësi nuk po ndërtohej. Nuk raportuan se ajo e dinte se paratë shkonin në kontot e Edi Ramës, se përndryshe nuk e merrte kurrë përgjegjësinë ligjore dhe të mos raportonte. Natyrisht në qoftë se i zhdukim me një dorë 130 milionë euro,për pensionistët nuk ngelet. Por ama ato bëjnë 812 mijë pensione. Se thonë ku janë paratë. Si nuk kemi?

Po marr rastin Beketi. E mori dhe e përzuri investitorin italian si armik sepse televizioni i tij nuk i nënshtrohej. Dhe për t’i treguar se unë vendos këtu, e përzuri. Çfarë ndodhi? 110 milionë euro gjoba dhe ua them unë, gjoba e tëra sepse mbajtën qëndrim politik ndaj investitorit. E përzunë për motive politike. Por këto janë mbi 500 mijë pensione. Avion, se thotë ku t’i gjejmë paratë, jo, paratë i ka shteti, por këta i vjedhin paratë, i bëjnë luks. 21 milionë euro në dy vite, 140 rrugë.

Presidenti amerikan kishte 74 rrugë në dy vite. ky 140 rrugë me avion në dispozicion. Kancelari i Austrisë udhëton pa avion në dispozicion, udhëton me avionin tregtar si të gjithë qytetarët. Luksi i shfrenuar, blen Kopshtin i Edenit se është qejfli i madh ky, 5 milionë euro. Urdhëroni sa pensione janë. Nuk ka pasur kurrë një instalacion druri aty. Po nuk mund ta blesh ti atë, nuk janë paratë e tua ato. Nuk futet në asnjë protokoll qeveritar blerja e tij. Nuk është vetura që do udhëtojë kryeministri, por është një instalacion për të kënaqur sytë Edi Rama. Nuk e blen askush, asnjë kryeministër," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë