POLITIKE

"Po e mban administratën në të zi pa sigurime shoqërore "/ Berisha: Rama i ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore pensionistët në 12 vite

E.D Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 10:45

"Po e mban administratën në të zi pa sigurime shoqërore

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët, tha se kryeministri edi Rama i ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore pensionistët në 12 vite. Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij u shpreh se shumica e pensionistëve në Shqipëri përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Berisha tha se shumë prej tyre janë të detyruar të mbështeten në ndihmën e familjarëve për të mbijetuar.

Po ashtu Berisha kritikon ashpër Ramën për mos rritjen e pensioneve në përputhje me rritjen e çmimeve dhe shpenzimeve të jetesës. Ndër të tjera Kryedemokrati përmendi edhe Kosovën që para dy muajsh deklaroi se do i rris me 20 përqind pensionet dhe mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi në fondin e pensionet.

"Së pari, shpreh nderimin tim më të madh dhe përuljen time për të gjithë kontributin që ju keni dhënë në këtë vend për familjet tuaja, për veten tuaj, për shoqërinë, për Shqipërinë. Shpreh gjithashtu keqardhjen time të thellë, por edhe dhimbjen për faktin që ju, qindra mijëra gra e burra, që shkritë energjitë tuaja, mendjen tuaj, talentet tuaja, aftësitë tuaja për zhvillimin e këtij vendi, sot ndodheni në një gjendje pakrahasimisht më të vështirë, në rrafshin ekonomik, sesa bashkëmoshatarët tuaj në çdo vend tjetër.

Sot, mbi 780 mijë pensionistë përballen, përveçse një pjesë e tyre që kanë pensione maksimale, të tjerët përballen me vështirësi serioze për ushqimin e muajit, e ditës, për ilaçet që rëndom duhen në këtë moshë dhe për kujdeset e tjera të nevojshme. Jetoni, të shumtit nga ju, nga ato ndihma që u dërgojnë fëmijët tuaj, familjarët tuaj, sepse pensionet janë absolutisht pensione të padenja dhe në këtë kontekst, në këtë kuadër, duhet t’u them se qëndrimi ndaj jush është qëndrim ndaj dinjitetit njerëzor.

Njeriu duhet të jetojë në dinjitet, por njeriun që e dënon me varfëri, ti ia dhunon edhe dinjitetin. Pse them e dënon? Sepse ju në 12 vite jeni dëshmitarë, e keni provuar me jetesën tuaj të përditshme se pensionet tuaja janë rritur shumë më pak se sa çmimet. Në qoftë se çmimet në dyqane janë dyfishuar, ndonjëherë edhe mbidyfishuar, dhe këtu është fjala për çmimet bazë. Në qoftë se ilaçet e rimbursimit janë pakësuar dhe për fatin e keq edhe ato që blini janë jashtë standardeve, sepse këta e anuluan ligjin për interesa të mafies, ligji që garantonte standarde të BE.

Pra, ju sot jeni shtresa më e injoruar dhe në mënyrën më të pamerituar. Nuk ka diskutim që pensionet bazohen në fondin e pensioneve. Por kur bëjmë fjalë për tranzicion real, atëherë ne tranzicionin duhet ta pranojmë në të gjithë fushat. Edhe fondi i pensioneve është në tranzicion. Por vijmë sot. Qëndrimet 12 vite të kësaj qeverie kanë qenë më së paku të papërgjegjshme. Kanë qenë edhe të pamëshirë në njëfarë aspekti sepse çdo qeveri në janar, kur bën buxhetin e shtetit, ajo qeveri ndan kaq për rrogat, kaq për pensionet, kaq do ndaj për shkollat, për kopshtet, shëndetësinë e me radhë. Kurse ju iu zhduku nga zëri. Jo rrogat. Rrogat e larta i trefishoi. Tani dini një gjë ju, sot Shqipëria që thonë këta, për rrogëlartit ka rrogat më të larta në rajon.

Diferencën midis rrogës së lartë, rrogës mesatare dhe pensionit mesatar e ka më të madhen në rajon, çka është çnjerëzore. Sepse ti mund të jesh Presidenti i Republikës, por edhe ajo që shtyp, edhe ajo që pastron, edhe ajo ka fëmijë. Edhe ata shpenzojnë dhe konsumojnë. Prandaj gjithmonë bëhet një përllogaritje që kjo diferencë të mos jetë më e madhe se 4-5 herë. Këtu është 10-12 herë. Dhe këta e bënë. Ne e kishim 4-5 herë. Doli në mënyrë shumë evidente se Edi Rama, mos ia përmendim as emrin, thotë se nuk na lejon fondi i pensioneve për të rritur pensionet. Dhe në qoftë se ne rrisim pensionet nga buxheti, ne pësojmë katastrofë. Nuk ka mashtrim më të madh.

Është e vërtetë që në vende që kanë dekada e dekada disiplinë në menaxhimin e fondit të pensioneve, në kontributet shoqërore dhe përdorimin e fondit për shtimin e tij me investime, është fondi që i përballon. Por ky vend nuk jemi ne. Nuk janë as vendet e rajonit. Atëherë çfarë bëhet? Shtohet nga buxheti. Çfarë bëmë ne në vitin 2005-2013. Ne e gjetëm pensionin minimal 36 euro dhe e rritëm në 82 euro. Gjetëm pensionin mesatar 110 euro dhe e rritëm në 143 euro. Kosova para dy muajsh deklaroi se do i rris me 20 përqind pensionet dhe mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i vendosi në fondin e pensionet.

Tani ky mashtrues që e ka për moral mashtrimin, bën mbledhje, merr disa pensionistë, merr në krahun tjetër disa biznesmenë dhe u thotë ju e keni fajin se mbani punëtorët në zi pa sigurime shoqërore, ndaj dhe këta nuk marrin pensionet. Po a e dini ju se kush mban më shumë në zi pa sigurime shoqërore? Administrata e Edi Rama.
Janë me qindra milionë euro deficit në fondin ju sepse Edi Rama nuk u paguan sigurimet shoqërore punonjësve të administratës.

Kjo është e vërteta. Në radhë të parë duhet të paguajë shteti vetë. Kur shteti nuk paguan sigurimet shoqërore, ai është një shtet që nuk ka asnjë normë morale. Kur ato sigurime shoqërore janë për ata që kanë larë me djersë këtë vend dhe ky që punon në administratë, shteti nuk i jep lekët, sepse nuk ka asnjë përgjegjësi punonjësi këtu, po këta mbajnë shumicën e administratës në të zi pa sigurime shoqërore," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë