POLITIKE

Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin! Rroga e mësuesit do jetë 1500 euro, do hiqen tarifat për studimet dhe mesatarja

n.f Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 14:14

Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe

DIBËR- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Dibra u shpreh se gjatë qeverisjes se kryeministrit Edi Rama vendi u varfërua. Berisha theksoi se Rama i ngriu rrogat dhe pensionet ndërsa çmimet u rritën vit pas viti.

Ai premtoi se paratë do tu kthehen shqiptarëve menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së. Berisha shtoi se do dyfishojnë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin. Sipas tij Dibra dhe shqiptarët jetojnë sot një katastrofë në shërbimin shëndetësor. Ai shtoi se rroga e mësuesit do jetë 1500 euro dhe se do hiqen tarifat për studimet dhe mesatarja. Berisha shtoi se PD do të mbrojë prodhimin e fermerë si dhe do tu japë mbrojtjen sezonale, mbrojtjen nga faktorë natyrore, mbrojtje nga inputet toksike që sillen sot.

"Çfarë ndodhi? Miq, do më falni. Për ata që kanë përjetuar diktaturën, u rikujtoj këtu se të gjithë gazetarët që vinin në Shqipëri, e kishin një titull në çdo artikull: Shqipëria, vendi i kohës së ndaluar. Çfarë ndodhi 12 vite me regjimin e Edi Ramës? Rrogat i ngriu, pensionet pothuajse i ngriu. Kurse çmimet u rritën nga viti në vit. Paratë nuk iu kthyen shqiptarëve. Dhe ne, dibranët, shqiptarët, që ishim me rroga, pensione më të larta se popujt përreth, arritëm me çmimet më të larta dhe rrogat më të ulëta. Bashkëmoshatari i pensionistit shqiptar, që merrte në vitin 2013, 143 mijë lekë dhe në Mal të Zi merrte 138 mijë, sot merr në Mal të Zi 450 mijë. Sot merr në Serbi 405 mijë. Sot merr në Maqedoni 319 mijë.

Pse kjo? Sepse u kthejnë paratë qytetarëve. Po këta çfarë bënë? Këta kur ndanë buxhetin, u lanë thërrime. Grabitën 90 përqind të investimeve. 12 miliardë kanë investuar në rrugë, të cilat nuk shkojnë më shumë se 2.3 miliardë. Pra kanë vjedhur 80-90 përqind të të gjitha taksave tuaja. Kjo merr fund. Miqtë e mi, PD do vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që ka pensionin nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim. PD do vendosë rrogën minimale 500 euro. PD dhe koalicioni i ardhshëm në qeveri zotohet para jush për kartën e konsumatorit, me të cilën rrogëulëtit dhe pensionistët do marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët. Nafta, të cilën Kosova e merr nga Durrësi dhe e shet 40 përqind më lirë, do zbresë në çmimin që e shet Kosova dhe Maqedonia.

Fermerët e Dibrës, këta njerëz të mrekullueshëm, do kenë mbështetje të fuqishme, 5 herë më të madhe se sot. Do kenë atë mbështetje për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti. Fermerët do kenë linjat e kreditimit të butë të tyre. Mbrojtjen e prodhimeve të tyre, mbrojtjen sezonale, mbrojtjen nga faktorë natyrore, mbrojtje nga inputet toksike që sillen sot.
Dibra dhe shqiptarët jetojnë sot një katastrofë në shërbimin shëndetësor. Miq, tre ditë më parë, INSTAT informoi se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Pra, paguajnë për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor 410 euro për person.

Ky është çmimi më i lartë që paguan një qytetar në Europë dhe në botë. Ndërkohë nga taksat tuaja për shëndetësinë jepen 1 miliard euro. Pse kjo? Sepse vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.
Sot gjendja e spitaleve është katastrofale. U garantoj se ka qenë më mirë në vitin 1986 kur unë kam bërë këtu tre muaj praktikë mjekësore. Po, ka qenë më mirë. Mjekët i kishit këtu, humanistë të vërtetë ata, ditë e natë punonin për qytetarët e Dibrës. Me aftësi dhe zotësi mbulonin shumë mungesa të tjera. Kurse sot mjekët ikin, infermierët ikin, shëndetësia është shpartalluar.
Kjo është, ndaj dhe ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë. Do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Mësuesin, këtë misionar të kombit dhe të dijes, do e vendosim përsëri në piedestal.
Rroga e mësuesit do jetë jo më pak se 1500 euro. Shkollat do modernizohen. Tarifat për studimet do hiqen. Mesatarja do hiqet," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë