Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza ditën e djeshme kundër bashkëshortes së deputetit Blendi Çuçi, Delina Fico, që sipas tij ka grabitur fondet e USAid për Shqipërinë. Gjatë deklaratës, Berisha ka theksuar se Fico në kundërshtim me ligjin ka përfituar 10 milionë euro nga fondet e USAid.
"Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico. Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij. Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro," tha Berisha.
Por cilat janë fondet e dhëna për Shqipërinë?
Në një kërkim që Dosja.al, ka bërë rezulton se fondet e dhëna për Shqipërinë janë për projektin "Justice For All". Për këtë projekt, USAid ka ofruar dhe dhënë 10.5 mln dollarë për të përmirësuar sektorin e drejtësisë në Shqipëri.
Sipas përshkrimit të projektit të dhënë nga USAid, shihet se ky është një projekt 5-vjeçar (2016-2021) në Shqipëri që synon përforcimin e drejtësisë dhe performancën e gjykatave shqiptare. Këto fonde duhet që të përdoreshin për të rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e gjykatave.
"Në mars 2016, USAID filloi Projektin e tij Drejtësi për të Gjithë, një projekt pesëvjeçar i krijuar për të forcuar efektivitetin dhe transparencën e gjykatave në Shqipëri. Për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare, projekti do të ofrojë asistencë për të rritur efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien e gjykatave. Në fund të fundit, projekti synon të rrisë besimin e qytetarëve tek gjyqësori. Për të promovuar një kërkesë më të madhe publike për përmirësimin e performancës në sektorin e drejtësisë, USAID do të mbështesë organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që do t'i japin zë interesit të publikut për të pasur një sistem gjyqësor më efektiv dhe transparent në Shqipëri.
USAID-i po mbështet reformat e vazhdueshme në drejtësi dhe udhëheqjen e përmirësuar gjyqësore përmes asistencës teknike në planifikimin dhe koordinimin e shumë veprimeve të nevojshme për krijimin e organeve kryesore gjyqësore për të lehtësuar zbatimin e saktë të shumë procedurave të përcaktuara nga ligjet e reja që rregullojnë reformat. Në fokus të veçantë është Këshilli i Lartë Gjyqësor si organi i ri drejtues i gjyqësorit. Formimi i këtij organi të ri dhe zbatimi i funksioneve të tij janë të një rëndësie të veçantë për funksionimin e përgjithshëm të gjyqësorit. USAID-i do të monitorojë nga afër formimin e tij dhe do të ofrojë asistencë teknike për ta ndihmuar atë të zbatojë siç duhet mandatet e tij," shkruhet në faqen e USAid.
Fondet e USAid, të dhëna për projektin 'Drejtësi për të Gjithë' janë marrë nga Instituti 'East West Management', një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA. Në këtë institut është e punësuar dhe Delina Fico, si Drejtuesja e Programeve të Shoqërisë Civile.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institut, fondet e ofruara nga USAid, janë shpenzuar për drejtësinë në Shqipëri, shoqëritë civile, gazetarët investigativ si dhe organet e medias. Por nuk ka të dhëna konkrete në lidhje me shpenzimet apo me fondet që i janë shpërndarë çdo fushe të caktuar për këtë program apo nëse këto fonde kanë shkuar vërtetë në atje ku duhet.
"EWMI zbatoi projektin e USAID-it Drejtësia për të gjithë në Shqipëri, një projekt pesëvjeçar i krijuar për të përmirësuar performancën e gjykatave nëpërmjet zbatimit të standardeve gjithëpërfshirëse të performancës gjyqësore në efikasitet, transparencë, aksesueshmëri dhe llogaridhënie. Projekti gjithashtu ofroi ndihmë për gazetarët investigativë dhe organet e medias për të forcuar rolet e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës për zbatimin e reformave. Qëllimi përfundimtar i projektit ishte rritja e besimit të publikut në sistemin gjyqësor të Shqipërisë," shkruhet në faqen e Institutit East ëest Management për projektin në Shqipëri.
Ajola Xoxa TIRANË - Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të bashkës...
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca është paraqitur sot në GJKKO për seancën paraprake. Ndreca ësht&e...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, foli mbi programin e k&...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë, se sot do të miratohen kandid...
Eduard Shalsi KUKËS - Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen...
TIRANA- “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit, Partia Unitetet Kombëtar, Partia Balli Kombëtar dhe Partia Bashkimi Demokrat, kanë d...
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 për të diskutuar rreth procesit të Primareve. K...
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria nuk është interesante për turistët vetëm në verë, por përgjatë gj...
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Koso...
Foto ilustruese KOSOVË - Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të enjten (20.02) preza...