Protesta te Ministria e Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të studentëve dhe pedagogëve
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
Një i mitur, 15 vjeç, i arerstuar nga policia në protestë, ka rrëfyer dhunën e ushtruar në komisariat dhe mbajtjen pë...
“O milet, Rama ka siklet”, “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi!” janë disa nga thirrjet që dëgjohen në ...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
KUKËS - Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Kukësit, Eduard Shalsi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u regjistrua një ditë më parë, ku Sebastian Muçmata plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn, kushëririn e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj.
Në një reagim në rrjete sociale, Shalsi hedh poshtë pretendimet se sherri ka nisur për një shkarkim nga puna, ashtu siç u raportua një ditë më parë. U raportua se Shalsi ka shkarkuar nga detyra kryetarin e PS-së në Kukës, Albert Halilajn, i cili është gjithashtu kryebashkiak i Kukësit. Halilaj ishte emëruar kryetar i komanduar i degës së PS në Kukës, nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.
Dhe sipas Kreut të PD-së, Sali Berisha, këto lëvizje janë bërë shkak edhe për plagosjen me armë zjarri të kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit. Por në reagimin e tij Shalsi hedh poshtë pretendimet teksa thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.
Reagimi i Shalsit:
Sali Berisha, kjo rrangallë politike
I kërrusur - jo nga pesha e moshës, por nga damka e “non grata”-s; i sfilitur - jo nga betejat politike, por nga turpi me të cilin ka mbuluar veten e partinë e tij; i hallakatur mendërisht nga braktisja e atyre që dikur i kishte mbështetës; shumë i trembur nga fakti që për herë të parë në jetën e tij po përballet me drejtësinë, Sali Berisha tentoi dje të më përfshinte, duke i vendosur postimit të tij edhe një titull të neveritshëm, në një ngjarje në Kukës, me rrethanat e së cilës nuk kam asnjë lloj lidhjeje.
Është kjo gërdallë politike që shantazhoi sistemin e drejtësisë kur pushteti i tij vrau në mes te bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm apo mori 28 jetë njerëzish në Gërdec. Është kjo gërdallë politike që ka kërkuar të mbjellë urrejtje e armiqësi mes shqiptarëve gjithmonë duke përdorur një gjuhë banale e vulgare.
Nuk mendoj se Sali Berisha meriton t’i përgjigjem seriozisht. Edhe në kulmin e pushtetit të tij e kam konsideruar si njeri krejtësisht të pazotin për të qeverisur Shqipërinë; të pakulturuar për të shërbyer si model për shqiptarët; të papërgatitur për të udhëhequr vendin; primitiv e tribal në sjellje e krejtësisht të paaftë për të mbajtur fjalime që do të frymëzonin njerëzit; plotësisht i zhytur në padije, gjë për të cilën nuk ka qenë kurrë i vetëdijshëm.
Në finale të jetës së vet, është i dënuar të kuptojë se sa i turpshëm është fundi i tij dhe ky është makthi me të cilin duhet të mësojë të jetojë tani e sa kohë.
Ngjarja u raportua një ditë më parë në fshatin Bicaj të Kukësit. Sebastian Muçmata, vëllai i Zenel Muçmata, i cili mban postin e drejtorit të shërbimeve në Bashkinë e Kukësit ka plagosur me armë zjarri Elvis Halilaj, i cili është dhe kushëri i kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj. Plumbi e ka kapur të riun (Elvis Halilajn) në fundshpinë dhe fatmirësisht nuk i ka dëmtuar asnjë organ të brendshëm, ai është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori 25-vjeçar disa orë pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici ku ka dorëzuar edhe armën e krimit dhe ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.
Muçmata ka treguar se nuk kishte për qëllim të vriste njeri, por ka qëlluar me armë pasi sipas tij, Qerimi (vëllai i të plagosurit) i kishte drejtuar armën babait të tij Izetit (Muçmata) dhe në atë moment ai ka shkuar në makinë ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë të plagosur Elvis Halilajn.
TIRANA- “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit, Partia Unitetet Kombëtar, Partia Balli Kombëtar dhe Partia Bashkimi Demokrat, kanë d...
TIRANA- Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 për të diskutuar rreth procesit të Primareve. K...
Foto ilustruese TIRANË - Shqipëria nuk është interesante për turistët vetëm në verë, por përgjatë gj...
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të enjten rezultatin preliminar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Koso...
Foto ilustruese KOSOVË - Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të enjten (20.02) preza...
TIRANA- Modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit është publikuar sot. Fotot e mësipërme paraqesin modelet e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të enjte një takim me punonjësit e Bashkisë s&eum...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku tha se do të p...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku tha se kanë ma...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku një komen...